Akademik Rexhep Qosja, në intervistën ekskluzive dhënë për “Epokën e re” për 28 nëntorin, 102-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka thënë se kjo festë po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëherë në historinë e tyre prej se historia merret me ta, me organizimin e tyre shtetëror, me jetën shoqërore dhe kulturore të tyre.
Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë gjatë muajve të fundit, prej zgjedhjeve të 8 qershorit, Qosja ka thënë se këto zhvillime kanë sjellë shumë dëshpërim në të gjitha shtresat shoqërore kosovare.
Akademik Qosja koalicionin PDK - LDK e ka quajtur të dëmshëm pasi, sipas tij, ky koalicion mund t’i sjellë edhe ndonjë befasi fyese, përulëse, Kosovës! “Pse them kështu? Them kështu sepse ky koalicion mund t’ia sjellë Kosovës një dhuratë danaike - mund t’ia sjellë Kosovës kryeministër kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën”, është shprehur Qosja. Ai thotë se është duke u çuditur dhe shumëkush po çuditet se si asnjë anëtar i PDK-së nuk e ngriti zërin kundër Isa Mustafës, kundër kandidatit të LDK-së për kryeministër të Kosovës. “Është ky një turp partiak i PDK-së, padyshim. Pse anëtarët e PDK-së nuk e ngrehin zërin kundër këtij koalicioni të çoroditur e të dëmshëm?”, ka thënë Qosja.
“Epoka e re”: Akademik Qosja, a duhet të ndihen krenarë të gjithë shqiptarët për këtë 28 nëntor? Si po i gjen shqiptarët 102-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë?
Qosja: Ky 28 nëntor, që është njëzetetetë nëntori i njëqind e dyvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëherë në historinë e tyre prej se historia merret me ta, me organizimin e tyre shtetëror, me jetën shoqërore dhe kulturore të tyre. Shqiptarët sot kanë dy shtete, dy shtete që i bëjnë faktor me rëndësi të dukshme, madje të madhe në rajonin e Ballkanit. Shqiptarët në Maqedoni kanë arritur të bëhen subjekt politik, shoqëror e kulturor historik dhe me shpresën se kjo gjendje e tyre, këtë subjekt të tyre politik, logjika historike do ta bëjë gjithnjë e më të dukshëm, gjithnjë e më të plotë, gjithnjë e më vendimtar. Subjekt historik shoqëror dhe kulturor pashmangshëm do të bëhen edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të Malit të Zi, natyrisht me kusht në qoftë se nuk vazhdojnë të largohen prej vatrave të tyre.
Faqja e dytë e këtij përvjetori
Kjo është faqja e dëshiruar, faqja që na bënë krenarë, e shqiptarëve në këtë njëqindedy vjetor të Shqipërisë shtet.
Është, ndërkaq, edhe faqja tjetër, faqja e padëshiruar, faqja që na sjell keqardhje, madje, dëshpërim, e shqiptarëve sot. Është gjendja e rëndë sociale e një pjese të madhe të shqiptarëve, është shpërngulja e tyre për shkak të varfërisë, në vendet evropiane apo, madje, edhe në SHBA-të, është dallimi gjithnjë e më i madh ndërmjet të varfërve dhe të pasurve.
Edhe më dëshpëruese është sjellja paetikë politike dhe shtetërore e një numri të madh të njerëzve të politikës: është pasurimi i paligjshëm, është korrupsioni, është mitoja, është vjedhja, është plaçka, është sulltanizmi primitiv i një numri të tyre. Me këto veprime të tyre të paetikë disa vetje nga klasa politike janë bërë sot fatkeqësia politike dhe shtetërore e popullit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni. Populli shqiptar në këtë njëqindedy vjetor të Shqipërisë duhet të bëhet i vetëdijshëm se ai është sovrani që i zgjedh dhe mund t’i varrosë politikisht njerëzit e politikës. Dhe, populli duhet ta ketë vendosmërinë, ta ketë vetëdijen se është në interesin e tij të përtashëm dhe historik që të lirohet sa më parë prej këtyre zhvatësve të pasurisë sonë të përbashkët, prej këtyre zhvatësve të fryteve të punës së tyre shumë e shumë vjeçare, prej këtyre fyesve të dinjitetit të tyre si Sovran në Shqipëri e në Kosovë.
“Epoka e re”: Cili duhet të jetë bashkëpunimi i Kosovës dhe i Shqipërisë në aspektin politik dhe ekonomik? Mendoni se duhet të bëjnë më shumë liderët e këtyre dy shteteve për rritjen e mirëqenies për qytetarët?
Qosja: Nuk ka dyshim se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Shqipërisë në aspektin politik dhe ekonomik është më i madh se ndonjëherë prej se Shqipëria është shtet dhe prej se Kosova ishte autonomi në ish-Jugosllavinë komuniste dhe prej se është shtet, tani, në demokraci. Por, ky bashkëpunim, megjithatë, në planin ekonomik po realizohet, mjerisht as përafërsisht, në masën e mundshme dhe në masën që do t’i kënaqte nevojat dhe interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Si të mos ishin dy shtete të një populli
Bashkëpunimi politik, ndërkaq, në pjesën më të madhe mund të quhet edhe më tej bashkëpunim retorik. Delegacione, kontakte, bisedime, bëjnë edhe shtetet që kanë shumë dallime politike të brendshme e të jashtme mes vete, që kanë shumë interesa të ndryshme, madje, të kundërta mes vete. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë aso ndryshimesh politike as të brendshme e as të jashtme, nuk kanë mospajtime politike; përkundrazi: ato kanë pikëpamje të njëjta për shumëçka qoftë në politikën e brendshme qoftë në politikën e jashtme; ato kanë shumë interesa të njëjta, të përbashkëta; ato kanë, madje, njëjtësi politike, shtetërore, shoqërore, kulturore, sepse kanë njëjtësi etnike, historike dhe qëllimore. Për këto arsye bashkëpunimi i shkallës shumë më të lartë duhet të jetë bashkëpunim i sendërtuar nëpërmjet institucionesh të përbashkëta. T’i marr shembull akademitë e dy shteteve - të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ato merren me studimet e së njëjtës histori - të historisë së popullit shqiptar; të të njëjtave tradita - të traditave zakonore e kulturore të popullit shqiptar; të të njëjtave të kaluara dhe të të njëjtave të përtashme - të së kaluarës dhe të së përtashmes së popullit shqiptar. E, megjithatë, ato bashkëpunojnë aq zyrtarisht, aq largueshëm si të ishin njëra Akademi e Mongolisë e tjetra Akademi e Argjentinës. E natyrshme, e kuptueshme, e domosdoshme, e pashmangshme do të ishte dhe do të jetë që ato të kenë institucione të përbashkëta, të shkrira në Një institucion të përbashkët, që do të merrej me përcaktimin e planeve afatshkurtra dhe të planeve afatgjata të veprimtarisë profesionale dhe të hulumtimeve shkencore shqiptare. Dhe kjo do të ndodhë, pashmangshëm do të ndodhë, kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës të lirohet prej atyre që këtë Akademi e kanë bërë ç’ka s’do të duhej kurrë të jetë - e kanë bërë filial politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që këtë Akademi e kanë bërë shtëpi private me mentalitet mëhalle, në të cilën shqiptohen edhe fyerje ndaj intelektualëve, studiuesve shkencorë të Shqipërisë siç ndodhi para një kohë në shkrimin që u botua me nënshkrimin e nënkryetarit të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, akademik Pajazit Nushi, në të cilën pranohen funksionarë të lartë politikë, duke u zhytur ashtu në konflikt të rëndë të interesit, që është vepër penale, në të cilën pranohen njerëz pa vepër të vërtetë shkencore, në të cilën pranohen, madje edhe vetje vetëm pse janë bashkëpartiakë të anëtarëve që kryesojnë Akademinë. Një institucion, një organ i përbashkët i të dy akademive shqiptare, nuk do ta lejonte këtë patologji çerekshkencore!
Pesë muaj e dy javë teatër tragjikomik-politik
“Epoka e re”: Zoti Qosja, si po i shihni zhvillimet politike në vend, tash koalicionin PDK - LDK? Sa do të jetë i dobishëm për vendin një qeverisje e drejtuar nga dy partitë e mëdha? Dhe, ju lutemi, edhe për një vlerësim të situatës politike në Shqipëri. PD-ja organizoi një protestë këto ditë atje.
Qosja: Zhvillimet politike në Kosovë gjatë muajve të fundit, prej zgjedhjeve të 8 qershorit, kanë sjellë shumë dëshpërim dhe dëshpërim të përgjithshëm, në të gjitha shtresat shoqërore kosovare. Pesë muaj e dy javë nuk u krijuan institucionet shtetërore të Kosovës! Ata që ishin zgjedhur, në të vërtetë të thirrur prej popullit, që t’i formojnë ato institucione, ata nuk pajtuan t’i bëjnë ato institucione! Pesë muaj e dy javë ne i shohim në televizione këta aktorë të jetës sonë politike të ndarë në dy anë gjithë ditën e gjithë natën duke sharë njëra anë anën tjetër, duke sharë ana që është turrur në pushtet anën që nën kurrfarë kushti s’do të zbresë nga pushteti! Pesë muaj e dy javë ne shohim të ashtuquajturit analistë, analistë politikë, shefa të të ashtuquajturave organizata joqeveritare, në të vërtetë organizata të sunduara prej atyre në pushtet - disa prej atyre që duan të futen në pushtet - disa të tjera. Kjo ishte pamje, pamje tragjikomike politike e pesë muajve dhe dy javëve kosovare. E tani partia më e madhe e bllokut opozitar, i tradhtoi bashkëpunëtorët e vet, tri partitë e tjera me të cilat bënte bllokun: Vetëvendosje!-n, AAK-në dhe Nismën dhe u bë me partinë për të cilën thoshte gjithë të zezat gjatë atyre pesë muajve e dy javëve! Koalicion është ky? Çfarë koalicioni është ky? Koalicion i bërë me vullnet a koalicion i bërë me trysni politike nga faktorët ndërkombëtarë? Natyrisht ky është koalicion çfarë bëjnë kudo e kurdo poltronët politikë, nënbishtat e shteteve që realisht janë protektorate, të mos themi koloni! A ka nevojë të thuhet se ky është një koalicion fare, fare i panatyrshëm, koalicion i shëmtuar, i përbërë prej dy partive thelbërisht të papajtueshme: prej partisë së krijuar prej atyre që bënë luftën çlirimtare dhe prej partisë së atyre që ishin kundër kësaj lufte çlirimtare, disa prej të cilëve kohë të gjatë ishin shërbëtorë politikë dhe administrativë të Sllobodan Millosheviqit. Mund të pritet ndonjë e mirë prej tyre për qytetarët e Kosovës, për Kosovën, për të sotmen dhe të ardhmen e saj? Jo, unë mendoj se jo.
Ministri i qeverisë që vriste protestuesit tanë të rinj
Ky koalicion mund t’i sjellë edhe ndonjë befasi fyese, përulëse, Kosovës! Pse them kështu? Them kështu sepse ky koalicion mund t’ia sjellë Kosovës një dhuratë danaike - mund t’ia sjellë Kosovës kryeministër kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. E Isa Mustafa më parë se të bëhej kryetar i LDK-së, me metodë populliste, domethënë kundërdemokratike, më parë se të bëhej kryetar i Prishtinës me metodë staliniste, më parë se të bëhej anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, duke u fundosur ashtu në konflikt të rëndë interesi, si kryetar Partie dhe kryetar Kryeqyteti, më parë se të bëhet kryeministër i Kosovës, do të duhej t’i jepte llogari jo vetëm popullit, po më së pari Gjyqësisë kosovare: çka bëri ai në Prishtinë e në Kosovë deri në vitin 1990? Do të duhej t’i tregonte këtij populli dhe t’i tregonte kësaj Gjyqësie se prej vitit 1984 e deri në vitin 1988 ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës, e kjo domethënë se prej vitit 1986 ishte kuadër politik e administrativ i kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, Rrahman Morinës, i cili e zbatonte politikën millosheviqiane, domethënë politikën e dhunës e të terrorit në Kosovë. Ai duhet t’i tregojë këtij populli dhe kësaj Gjyqësie se me katër dhjetor të vitit 1989 u zgjodh njëri prej sekretarëve, domethënë ministrave të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, domethënë të Qeverisë së Kosovës, e cila Qeveri më 7 janar 1990 e urdhëroi policinë t’i shuajë protestat e rinisë sonë, kur u vranë shtatë të rinj dhe dy javë më vonë demonstratat e tjera kur u vranë 25 të rinj, kurse 70 të tjerë u plagosën!
Isa Mustafa, ky kandidat i sotëm për kryeministër të Kosovës demokratike, ishte ministër i Qeverisë që vrau 32 të rinj shqiptarë dhe plagosi 70. Ky është numri zyrtarisht i pranuar që e dhanë Televizioni i Beogradit dhe Zëri i Amerikës, por numri i vërtetë i këtyre të vrarëve e të plagosurve mund të jetë shumë më i madh. Për dhunën dhe terrorin e mëtejshëm që do të bëhet në Kosovë në sajë të pajtimeve, në të vërtetë të urdhëresave edhe të kësaj Qeverie të Kuvendit të Kosovës, nuk ka nevojë të shkruaj tani sepse do të flas më gjerësisht në Ditarin e gjashtë që jam duke e bërë gati për shtyp. Kandidati për kryeministër të sotëm të Kosovës demokratike, Isa Mustafa, ishte pra ministër i Qeverisë kriminale që vriste djemtë dhe vajzat shqiptare të Kosovës që protestonin kundër dhunës dhe terrorit të Serbisë dhe të shërbëtorëve të saj shqiptarë në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Në çdo shtet me dinjitet shtetëror, në çdo shtet të quajtur shtet i së drejtës, shtet juridik, ky farë Isa Mustafa me të gjithë anëtarët e tjerë të asaj Qeverie, sot kurrkund të dëgjuar, do të nxirrej në Gjyq që të përgjigjet për ato krime në të cilat kishte marrë pjesë! Dhe kundër këtij farë Isë Mustafe, që prej ditës kur Kosova u shpall shtet, prindërit e djemve e vajzave të vrara në ato protesta, ashtu si edhe çdo shqiptar tjetër i Kosovës, kanë pasur dhe kanë të drejtë, madje obligim moral e ligjor, të ngrenë padi në Gjykatën e Prishtinës kundër vrasësve të atyre djemve e vajzave, ndër të cilët, si vrasës bën pjesë, pra, edhe Isa Mustafa. Por, kjo padi ende nuk është bërë! Mos do të thotë kjo se Kosova demokratike do të ketë sot jo një kryeministër demokrat, por një vrasës të djeshëm të të rinjve shqiptarë, që ishin ngritur në protesta për Kosovën shtet të lirë, të pavarur dhe shtet juridik. Po ndodhi kjo, Kosova do të jetë historikisht e turpëruar.
Por, të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë: nuk do ta lejojnë të ndodhë, përpos familjarëve të të rinjve të vrarë në protesta, edhe shumë atdhetarë të tjerë.
Shumëkush po çuditet
Unë po çuditem, shumëkush po çuditet se si jo pak anëtarë të LDK-së dhe një varg organizatash të LDK-së po ngritën kundër koalicionit me PDK-në, por asnjë anëtar i PDK-së dhe asnjë organizatë e PDK-së, që kanë shumë më tepër arsye se të mospajtuarit e LDK-së, nuk u ngritën kundër këtij koalicioni të shfytyruar: të shfytyruar pse është koalicion ndërmjet atyre që bënë luftën dhe ndërmjet atyre që kundërshtuan luftën, duke e mohuar qoftë edhe si luftë të bërë prej atyre që do ta sjellin Kubën e Rusinë e Stalinit në Kosovë! Unë po çuditem dhe shumëkush po çuditet se si asnjë anëtar i PDK-së nuk e ngriti zërin kundër Isa Mustafës, kundër kandidatit të LDK-së për kryeministër të Kosovës, kundër ministrit të qeverisë kuislinge që vriste të rinjtë e të rejat tona në protesta, jetëshkrimin politik të të cilit, përpos këtyre vrasjeve, e rëndojnë: edhe shfrytëzimi i pozitave për t’u bërë anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, edhe rreth 70 fletdenoncime për paligjësitë e ndryshme të ndodhura në Komunën e Prishtinës kur ai ishte kryetar i saj. Është ky një turp partiak i PDK-së, padyshim. Pse anëtarët e PDK-së nuk e ngrehin zërin kundër këtij koalicioni të çoroditur e të dëmshëm? Ndoshta sepse privilegjet e gëzuara pushtetore gjatë viteve të shkuara e cenojnë përgjegjshmërinë që do të duhej ta kenë tani për të mos u pajtuar më të keqen dhe turpin që do ta cenonte Kosovën me zgjedhjen e Isa Mustafës kryeministër i saj.
Liderët e anarkisë së parashtetit
Në pyetjen e fundit kërkuat prej meje të bëj një vlerësim të situatës politike në Shqipëri pas protestës së PD-së të shtunën e kaluar. - Çka të them? Të them çka po shoh në televizionet e Tiranës? Dhe, të them çka po dëgjoj në televizionet e po lexoj në gazetat e Tiranës? Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën po bën një varg ndryshimesh me të cilat po synohet që Shqipëria të bëhet shtet normal. Shtet i së Drejtës.
Qeveria e sotme shqiptare i mbylli lojërat e fatit të jashtëligjshme, por PD-ja u ngrit kundër kësaj mase ligjore!
Qeveria e sotme shqiptare e filloi dhe e vazhdoi aksionin për ndalimin e prodhimit të drogës në Llazarat dhe në krejt Shqipërinë, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës u ngrit kundër kësaj përpjekjeje juridike dhe shëndetësore të Qeverisë shqiptare në krye me Edi Ramën!
Qeveria e sotme shqiptare i nisi përpjekjet për të futur rend, rregull, sjellje ligjore në policinë e shtetit shqiptar, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me pasion të papërmbajtur u ngrit kundër kësaj reforme në policinë e shtetit!
Qeveria shqiptare i filloi dhe në masë të madhe i sendërtoi përpjekjet për të futur rend, ligj, etikë përkatëse ushtarake në forcat e armatosura shqiptare, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me mjaft pezëm i kundërshtoi këto përpjekje tejet të nevojshme dhe tejet frytdhënëse!
Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën i filloi përpjekjet për t’i bërë ndryshimet e domosdoshme tepër të nevojshme, tepër të rëndësishme në arsimin e sotëm të feudalizuar në Shqipëri, në arsimin universitar dhe në arsimin e mesëm, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me shumë patetikë dhe me shumë retorikë politike u ngrit kundër kësaj reforme tepër të rëndësishme për arsimin, për mendjen dhe për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë!
Qeveria e sotme shqiptare në krye me Edi Ramën i filloi përpjekjet e zbatimit të ligjeve e të Kushtetutës së Shqipërisë për obligimet e qytetarëve ndaj shtetit që i furnizon me energji elektrike, por PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës me artilerinë e saj të lehtë dhe të rëndë u ngrit kundër, qoftë edhe duke i ftuar në protesta ata që me muaj a me vite a me dhjetëvjetsha nuk e paguajnë rrymën!
Siç shihet, PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës po bën çmos ta bëjë të përhershme anarkinë politike dhe shoqërore në Shqipëri, që Shqipërinë ta mbajë në gjendje të një parashteti që ekzistonte duke e bazuar në parullën kundërshtetërore: Ju, qytetarë bëni çka të doni, por unë të jam gjithnjë kryetar a kryeministër i juaji!
E thënë thjesht shqip: duke u ngritur kundër reformave më të nevojshme, të domosdoshme të Qeverisë së sotme shqiptare në krye me Edi Ramën, që janë kushte për integrimin evropian të Shqipërisë, PD-ja e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës, po bën çmos, me gojë, me disa gazeta, me disa televizione që Shqipërinë ta mbajë atje ku ishte, në kohën e Sali Berishës: ta mbajë në gjendjen e anarkisë, ku ligj e kushtetutë ishte sulltanizmi i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, që Shqipërinë ta mbajë në Kohën e gurit!

(Mal QORRAJ)