Kim Mehmeti: Ja kush janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve

image
Ka ardhur koha që të zbardhet portreti i shqiptarëve të Maqedonisë, vlerëson shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti. Ja se cfarë shkruan ai në rrjetin social facebook:

"Është krejt normale që zyrtarët e Prishtinës dhe të Tiranës, para së gjithash, të kontaktojnë me të zgjedhurit dhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë. Por është e çuditshme se si burrështetasit e Shqipërisë dhe të Kosovës - për dallim nga përfaqësuesit e huaj - pasi dëgjojnë zërin e injorancës, mosdijes dhe inferioritetit politik - atë të kryesuesve të BDI-së dhe zërin e 'rrugaçërisë' partiake - atë të 'pronarit' të PDSH-së, kurrë nuk ndjejnë nevojë të dëgjojnë edhe jehonën e mençurisë dhe të diturisë së shqiptarëve të Maqedonisë e të takohen edhe me artistë, aktivistë politikë, opinionistë, botues e ekspertë të këtushëm, si për shembull me Abdylmenaf Bexhetin, Izet Zeqirin, Visar Ademin, Salajdin Saliun, Fatmir Sulejmanin, Arsim Zekollin, Ramadan Ramadanin, Artan Dikën, Adnan Ismailin, Fejzi Hajdarin, Ziadin Selën, Zeqirija Ibrahimin ......., me çka do e kuptonin pse shqiptarët e këtushëm ndjehen si të papërfaqësuar dhe pse ata kanë përshtypjen se BDI-ja e PDSH-ja paguhen nga VMRO-DPMNE-ja vetëm për ta shëmtuar portretin grupor të shqiptarëve të këtushëm: për ta ngjyrosur atë me bojërat e injorancës dhe 'rrugaçërisë' politike!"

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)