NJË PËRMBLEDHJE ME 290 FAQE ARTIKUJ HISTORIK, TË KËRKUAR NGA LEXUESIT, PËR TË VËRTETAT DHE ORIGJINALTETIN E DOKUMENTEVE HISTORIKE, TË HULUMTUARA PREJ KËTIJ PERSONALITETI TË SHQUAR SHKENCOR QË JETON NË SH.B.A. LIBRI GJENDET NË LIBRARITË KRYESORE TË KRYEQYTETIT DHE NË BOBLIOTEKËN KOMBËTARE.
PARATHËNIE NGA . FLORI BRUQI STUDIM RRETH LIBRIT TË RASIM BEBOS
” SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”
Sot mund të marrësh dhe të japësh dhurata të ndryshme nga miq dhe shokë, por një dhuratë që ka librin brenda ka dhe pjalmin shpirtëror. Pastaj është në shijen e lexuesit apo të kritikës se si e përzgjedh dhe e shijon librin. Është interesant se ndonjëherë vetë librat kanë tituj me shkronja floriri dhe ti si lexues digjesh brenda rreshtave dhe autori bëhet frymë në librin shkencor-publicistik me titull simbolik “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”” I shkruar nga veprimtari i ndritur Prof.Dr. Rasim Bebo. Historiani Bebo ka kohë që jeton në emigrim(në Adisson të SHBA), tepër i shqetësuar për fatin e Shqipërisë Etnike. Si gjithë të larguarit fizikisht nga Mëmëdheu, që mendjen dhe zemrën e kanë lënë atje, ashtu dhe studiuesi Rasim Bebo me metaforën e ikanakut të tij , me shumë artikuj të botuar në tërë blogosferën shqiptare.
Pena e Bebos lëviz në gishtërinj prej fryme dhe jep amanetin e burrit: Se unë nuk kam ikur, unë jam atje përjetësisht në tokën time… Dhimbja e çdo të ikuri nga ajo tokë është e çarë, e çarë gjaku që nuk mpikset kurrë, ndaj Rasim Bebo nga etja që ka i çel një plasë në sy që të shikoj qiellin e Kosovës… Ç’nur të bukur marrin dhjeta shkrime kaq të ndjera dhe drithëruese për Kosovën, Çamërinë, Dodonën, Ilirët dhe Ilirinë, për lexuesin shqiptar!
Në bazë të fakteve që për historianin Bebo janë të prekshme, në shumë libra të lexuar për aneksimin e Çamërisë nga Greqia, ndalem tek studimi ”TËRMET NË MITIN E LASHTËSISË GREKE”, ku në mes tjerash ai shpjegon se” Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “fabrikuar krejtësisht Greqinë e lashtë”, një kulturë që prej një kohe të gjatë mendohej se ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor. Një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa ndërprerje në periudhën mes viteve 1971 – 1974, për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”.
Të frustuar nga hendeku që ekzistonte në të dhënat, duke parë që arkeologët nuk po ndihmonin aspak, ata gjetën një mënyrë për të shpjeguar gjëra të tilla si astronomia kartografia dhe demokracia. Brenda pak orësh u lind qytetërimi më i madh dhe më me ndikim i të gjithë kohëve.
“Një natë Haddlebury bëri shaka dhe tha sikur të marrim të gjitha këto ide, t’i bëjmë bashkë dhe të themi se grekët i kishin bërë të gjitha këto 2000 vjet më parë” Dhe “Kështu rrodhën gjerat njëra pas tjetrës e pa e kuptuar as vetë, ne mbërritëm tek gjithçkaja, që nga përpjestimi i drejtë deri tek Iliada”.
Askush nuk mund të shpjegojë aq bukur sa Rasim Bebo, që ka përjetuar çdo gjë në vendlindjen e tij, këtë e kam ndjerë tek “SHËN KOZMAI, PROFETI ANTISHQIPTAR”, kur thotë: “I shenjtë”, shenjtor, shpallet një person që i qëndron besnik mësimeve të Krishtit dhe kishës së tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale ose universale...
Ndërsa, Shën Kozmai u ka folur kështu shqiptarëve: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, për arsye se kisha e jonë është greke...Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj...
Historiani Bebo, pothuaj në çdo studim akuzon priftin ortodoks (grek) Janullatos ” JANULLATOS, I GABUAR NË QËLLIM TË GABUAR” … I cili është njollë e e zezë për Shqipërinë … sepse ai i ka edhe fijet e barit me shigjeta me helm.”TË KUJTOJMË TË KALUARËN DHE TË SHOHIM TË SOTMEN”…
Megjithatë historian Rasim Bebo paralajmëron se: Sot kёto dy parti, me tё njëjtёn ideologji komuniste, vjellin vrer kundra njёra-tjetrёs. Vallё kujt i shёrben kjo mё shumё? Dihet qё demonstratat e vitit 1997 u organizuan nga grekёt po ashtu edhe ajo e 21 janarit 2011. P.S. e degёs sё Athinёs, me urdhёr tё Edi Ramёs rekrutoj njё grup të madh shqiptarёsh me ndihmёn e qeverisë greke, pёr t’i vёnё flakёn Shqipёrisё.
Një himn pothuajse poetik është shkrimi për profesorin Eshref Ymeri, ” ESHREF YMERI BIR I SHQIPËRISË”, ku historiani Bebo i thur vargje aq të ëmbla dhe të ndjera për të. Kështu pena në dorën e historianit Bebo të bën të kuptosh se ai beson në atë çfarë shkruan, ngase ato janë vetëm përjetimet e tij aq të vërteta dhe plot dhimbje.
Autori Bebo nëpërmjet librit “SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS” është dëshmitar për atë çka kaloi Shqipëria, Kosova dhe Çamëria martire. Ai i ka përjetuar ato me tmerre, ndaj rrëfimet e tij me art shkencor-publicistik janë të domosdoshme. Kujtesa e tij nuk mërgoi bashkë me të ikurit, ajo e ka folenë atje, ku u ndërtua qëkur lindi njerëzimi në shtëpinë e Nënë Lokes Shqipëri…
SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS, është një studim shkencor i pjekur mirë me Diell Shqiptarie.
Prishtinë, 20 shtator 2014, Agjencioni floripress, Flori Bruqi.