2014-11-27

Koalicioni PDK-LDK, një realitet i domosdoshëm



Për ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bujar Dugolli, koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së është ai i duhuri për të nxjerrë vendin nga ngërçi ku është përfshirë që prej qershorit.
Duke folur për emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri në televizionin “News 24”, Dugolli, aktualisht dekan i fakultetit të Filozofisë në Prishtinë shprehet se qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosova ka humbur shumë që nga muaji qershor i këtij viti pasi nuk u arrit të formoheshin institucionet si rezultat i ngërçit politik.  “Unë do e quaja një papërgjegjshmëri e liderëve të partive politike që nuk gjenin mënyra për të ardhur deri te gjetja e një marrëveshje për ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe mendoj se në këtë aspekt Kosova ka humbur shumë. Tashmë do të jetë 8 dhjetori ku do të mbahet seanca konstituive dhe nga ajo mbledhje pritet të dalë edhe kryetari i Kuvendit, kryeministri së bashku me qeverinë e cila do të jetë gjithpërfshirëse” është shprehur Dugolli.
I pyetur nëse koalicioni është legjitim në sytë e qytetarëve pas akuzave që këto parti kanë lëshuar kundër njëra-tjetrës jo vetëm gjatë fushatës por edhe gjatë qeverisjes së PDK-së, Dugolli ka thënë se Kosova ka vështirësi të mëdha në raport me faktorin ndërkombëtar, me njohjen e saj, me anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare. “Kosova ka zgjedhur rrugën e integrimit në BE, ka shumë ligje që kërkojnë 2/3 e votave në parlament dhe po të mos ketë një koalicion të gjerë që garanton funksionalitet të institucioneve, do të ketë vështirësi që të qeveriset. Edhe pse mund të ketë kritikë ndaj këtij koalicioni, mendimi im personal është se ne duhet të presim vazhdimin e punës që Kosova të ecë në rrugën e vet pasi gjatë kësaj periudhe ka humbur shumë kohe”, ka deklaruar ai. “Në bazë të ligjit dhe Kushtetutës është e pamundur që të kalohet partia që ka fituar të paktën edhe një deputet më shumë dhe kjo është e rregulluar me ligj. Gjithashtu faktori ndërkombëtar i fajësoi shumë partitë politike se përse nuk veprojnë si duhet dhe nuk e marrin seriozisht interpretimin e gjykatës kushtetuese dhe në fund u bindën që nuk mund te anashkalohet. Tani kemi një realitet të ri dhe ky realitet i ri ka qenë i domosdoshëm për t’i lëvizur gjërat nga vendi”, ka thënë ai.
Dugolli ndalet edhe te opozita në parlamentin e Kosovës ku sipas tij rolin kryesor do ta ketë Lëvizja Vetëvendosje!, por edhe partia e Haradinajt AAK-ja apo Nisma e Fatmir Limajt do të kenë rolin e tyre për të bërë një opozitë shumë të mirë në Kuvend.
(Epoka e re)

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...