2014-11-27

Kushtrim Reka doktoron ekonominë në Gjenevë


Kushtrim Reka doktoron ekonominë në Gjenevë

Dekanja e Fakultetit të Menaxhimit dhe Ekonomisë të Universitetit të Gjenevës, kumtoi, se sapo ka hap dosjen ku Kushtrim Reka, figuron me numër një doktor shkence, pas ndarjes se fakultetit të menaxhimit .- Po në këtë universitet, gati 120 vite më parë, pat doktoruar në drejtësi edhe Andon Zako Çajupi
Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI
Foto Kushtrimi 2
Juri e prindër, duartrokasin doktoratën e Kushtrimit
Gjenevë, 12 Nëntor: Sipas dokumentave arkivore, shkrimtari Andon Zako Çajupi qysh më 24 tetor 1892, i përfundoi studimet në Universitetin e Gjenevës, ku edhe mbrojti doktoratën në drejtësi. Ndërkaq dje, 120 vite më vonë, po në këtë universitet, në fushën e ekonomisë, në Fakultetin e Menaxhimit dhe Ekonomisë të Universitetit të Gjenevës mbrojti publikisht doktoratën një djaloshi shqiptar, i cili sapo kishte shkelur të 30-tatë.
Është ky Kushtrim Reka, që me sukses nga sfera e patundshmërisë mbrojti doktoratën në temën: » Financial Contagion and Liquidity in Real Estate» para jurisë në përbërje: 1).Prof. Dr. Ines Chaieb, president jurie nga Universiteti i Gjenevës, 2) Prof. Dr. Paul Embrechts, ETH-ja e Cyrihut 3 ) Prof. Dr. Martin Hoesli nga Universiteti i Gjenevës dhe 4) Prof. Dr. David ling, Universiteti i Floridës (SHBA). Ky i fundit, gjatë mbrojtjes së temës, u ndërlidh përmes video- komunikimit nga Universiteti i Floridës. Me Universitetin e Gjenevës. Ky moment ishte tejet i interesant për të pranishmit, pasi komunikimin mes personave të dy kontinenteve u zhvillua nga ana tjetër e Atlantikut!
Mbrojtje e shkëlqyeshme
Me të përfunduar të mbrojtjes së disertacionit, juria komunikoi se Kushtrim Reka kishte bërë një mbrojtje të shkëlqyeshme, më mirë se ç`ka prit komisioni. Ky moment u prit me duartroktje nga të pranishmit në sallë. Pas pak, me një dhuratë simbolike u shfaq dekanja e Fakultetit të Menaxhimit dhe Ekonomisë e Universitetit të Gjenevës, Maria- Pia Viktora Feser, e cila kumtoi së sapo ka hapur dosjen numër një, ku Kushtrim Rekën, figuron doktorant i parë shkence në Fakultetin e Menaxhimit dhe Ekonomisë, pas ndarjes së këtij fakulteti nga degët tjera të ekonomikut. Ajo kishte sjellur edhe disjen në fjalë, si dëshmi.
Foto Kushtrimi 3
Dekanja e fakulteti përgëzon doktor Kushtrimin
Këto dy njoftime bënë që salla edhe njëherë të jehoi nga duartrokitjet dhe nga një gëzim i papërshkrueshëm, jo vetëm në sytë e familjarëve, por edhe të pranishmëve të tjerë. Ndër ta ishte edhe xhaxhai Jakup Reka, që kishte ardhur nga Shkupi për të marrë pjesë në këtë arritje familjare, të familje kjo që njihet edhe për etdhetari, ngase gjyshi i Kushtrimit, Shefki Reka pat vuajtur burg shumëvjeçar si NDSH (endshe-ist). Në këtë eveniment, merrnin pjesë edhe shokët e studimeve, por edhe asistentë fakulteti.  Në mesin e tyre edhe Anjeza Kadilli nga Pogradeci, që pas gjashtë muajsh po në këtë fakultet do të mbrojë doktoratën. Në këtë akt triumfi, nuk munagonin as drejtuesit e komunitetit shqiptar në Gjenevë, në krye me Ali Mehmetin dhe të ansamblit »Gëzuar» , përfaqësuar nga producenti, Nexhmedin Ilazi.
Migranti 6 vjeçar- tash doktor shkence
Foto Kushtrimi 4
Prindërit e motrat ndajnë gëzimin familjarë
Pak fjalë rreth djaloshit që mbrojti doktoratën në metropolën e diplomacisë botërore: Kushtrim Reka u lind në Shkup më 17 Tetor 1984, ndërsa në Zvicër migroi qysh në moshën 6 vjeçare, kur bashkë me të amën Havushen iu bashkua babait, Islamit, i cili qysh më parë kishte ardhur për të punuar në shtetin helvetik. I shtyrë nga gjendja e rëndë ekonomike, por edhe politike. Islami, me banim në Shkup e me prejardhje nga Kaçaniku, detyrohet të bëjë punë të rënda e të mundimshme me të ardhur në Zvicer.. Qëllimi i tij ishte që të fitonte për shkollimin e katër fëmijve të tij. Që të gjithë fëmijët e shpaguan mundin e prindërve të tyre, duke iu rrek shkollimit e mbaruar atë,  sa sot djali dhe tri vajzat të kanë të kryer edhe një shkollim të mesëm e të lartë.
Rrugëtimi në shkollim e shkencë
Kushtrimi, në vitin 1990 nga Shkupi vjen në Gjenevë, ku pas fillores kryen gjimnazin 4 vjeçar, drejtimin ekonomik. Fakultetin e biznesit dhe ekonomisë e vijon që nga viti 2004 – 2007. Masterin (magjistraturën), me specializim në financa në vitin 2009, kur edhe mbrojti temën e masterit. Pas kësaj vijon një kurs 4 mujor në Australi, për të përsosur gjuhën angleze, përçka edhe jep provimin përkatës. Nga shumë kandidatë, profesori i tij, Prof. Dr. Martin Hoesli, zgjedhi Kushtrimin si asistent. Këtë detyrë e kreu nga 01.01.2010. deri më 31.12.2014, për mëse pesë vite të plota.
Një semestër (Tetor – Dhjetor 2011) e kaloi në Universitetin e Floridës në qytetin Gainesville, si hulumtues në laminë Real Estate (Patundshmëri). Ishte pjesëmarrës në mëse 10 konferenca me tematikë Real Estate (Patundshmëria), në periudha té ndryshme, ndërsa që ka marrë pjesë si spiker dy herë në Çikago, dhe nga njëherë në San Diego, Filadelfia, Gainesville (Florida), si dhe në disa konferenca në Angli, Itali, Holandë dhe Gjermani.
Ndërsa, që në vitin 2013 ka publikuar një punimi shkencor:  »Volatility Spillovers, Comovements and Contagion in Securitized Real Estate Markets » né revistën shkencore, « Journal of Real Estate Finance and Economics ». Gjithashtu iu ka pranuar për publikim edhe një punim shkencor në revistën, « Real Estate Economics » me temën : « Contagion Channels between Real Estate and Financial Markets ». Që të dya këto dy punime shkencore i ka bërë në bashkëpunim me Prof. Dr. Martin Hoesli, para të cilit dje mbrojti edhe doktoratën.
Foto Kushtrimi 5
Me babain e axhallar

Foto Kushtrimi 6
Me Anjeza Kadillin, kandidate për doktoratë

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...