2014-11-27

Letër e Hapur kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, mbi diplomën false universitare të Ministrit të Arsimit Abdilaqim Ademi

image













KASTRIOT MYFTARAJ

Z. Ahmeti!
     Që prej ditës së djeshme mediume të shumta të Maqedonisë, në gjuhën maqedone dhe shqipe më kanë kontaktuar për të më kërkuar që të deklarohem sërish mbi atë që kam shkruar disa muaj më parë në shtyp, mbi diplomën false të z. Abdilaqim Ademi, atëherë dhe sot ministër në Qeverinë e Maqedonisë. Unë e kam shumë mërzi që mbi çështje të tilla të ndjeshme për shqiptarët e Maqedonisë të shprehem në mediumet në gjuhën maqedone, interesimi i të cilave nuk më duket se shkaktohet nga dashamirësia për shqiptarët e Maqedonisë.
    Nuk ka asnjë dyshim z. Ahmeti që Ministri i Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë, z. Ademi është mbajtës i një diplome të rreme universitare. Për të vërtetuar këtë, nuk është nevoja që të sjellësh shumë fakte, mjafton të shikosh jetëshkrimin zyrtar të z. Ademi në faqen zyrtare online të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë. Në këtë jetëshkrim zyrtar, që, e tepërt të thuhet, në mos është shkruar prej vetë z. Ademi në vetën e tretë, së paku është shqyrtuar me vëmendje prej tij para se të publikohej, thuhet ndër të tjera për arsimin e tij universitar: 
    “I lartë: Inxhinier i diplomuar i Metalurgjisë, Fakulteti Politeknik, Tiranë, 1996”
    E njëjta gjë thuhet edhe në jetëshkrimin zyrtar të z. Ademi të kohës kur ishte Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor, pra para zgjedhjeve të mbajtura këtë vit në Maqedoni. Kjo gjë mund të verifikohet lehtë në arkivin elektronik të Qeverisë së Maqedonisë.
    Unë besoj se ju pajtoheni me mua z. Ahmeti, që kur një njeri shkruan së paku dy herë në mënyrë të njëjtë emrin e shkollës ku ka diplomuar, në dy raste kur ka qenë ministër, atëherë ky njeri është i bindur se ky është emri i saktë i shkollës, e cila është shënuar në diplomën e tij. Prandaj kur z. Ademi shkruan se është “Inxhinier i diplomuar i Metalurgjisë, Fakulteti Politeknik, Tiranë, 1996”, atëherë duhet menduar se z. Ademi është i bindur se në Tiranë ka ekzistuar një Fakultet Politeknik, ku kishte dhe një department apo katedër të metalurgjisë, në të cilin ka studiuar dhe është diplomuar z. Ademi. Problemi është, z. Ahmeti se në Tiranë, as në 1996, kur pretendon se diplomoi z. Ademi, as më herët dhe as kurrherë nuk ka ekzistuar një Fakultet Politekenik ku të studiohej metalurgjia. Që prej vitit 1991 në Tiranë ekzistonte (madje ekziston ende) Universiteti Politekenik, i krijuar si pasojë e ndarjes që iu bë Universitetit të Tiranës. Në Universitetin Politekenik të Tiranës ekzistonin disa fakultete në njërin prej të cilëve kishte një katedër të metalurgjisë, saktësisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike.
    Është interesante se në jetëshkrimin zyrtar të Ministrit Ademi është dhënë saktë emërtimi i shkollës ku është doktorant: 
    “Doktorant në Fakultetin Teknologjik – Metalurgjik, UShKM Shkup”
    Pra, shkolla ku z. Ademi ka doktoruar, ose është duke doktoruar është një nga Fakultetet e Universitetit Shtetëror “Kirill dhe Metodi” të Shkupit. Emërtimi i shkollës në jetëshkrimin e Ademit është korrekt. Kjo ka ndodhur për arsye se Ministri Ademi së paku ka shkelur në shkollën ku ai doktoroi, ose është në proces të doktorimit.
     Por, z. Ademi nuk ka shkelur kurrë në shkollën ku mori diplomën bazike universitare në Tiranë. Ai thjesht bleu një diplomë në Tiranë, dhe në diplomën që bleu emri i shkollës ishte shkruar gabim: “Fakulteti Politeknik”. Në të vërtetë, nëse diploma e z. Ademi do të kishte qenë e rregullt, ishte dashur që në të shkruhej: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, Universiteti Politekenik i Tiranës.
    Z. Ademi është mbajtës i një diplome universitare jo vetëm false, por për më tepër të falsifikuar keq. Z. Ademi duket se ka pasur dyshimet e veta për diplomën e tij, se në jetëshkrimin e vet zyrtar si deputet, të publikuar në faqen zyrtare online të Kuvendit të Maqedonisë, në 2002, ai nuk jep detaje për arsimin e vet universitar. Ky jetëshkrim është shumë lakonik: “Anëtar i BDI-së. U lind në 1969 në fshatin Jegunovcë, RM. Shqiptar. Përgatitjen të lartë shkollore. Pa përvojë pune. Jeton në fshatin  Shemshovë.”
    Një njeri që shkruan në jetëshkrimin e vet zyrtar për deputet “Përgatitjen të lartë shkollore”, pra të cilit i mungon aftësia minimale për të artikuluar mendimin e vet më të thjeshtë, atë të shkollës që ka kryer, tradhton veten si një njeri që ka blerë diplomën e tij. 
    Më vonë, kur z. Ademi u ndje më i sigurt, ai i lejoi vetes që ta publikojë përmbajtjen e diplomës së tij të rreme. Z. Ademi u detyrua që ta blejë diplomën se ai nuk i përfundoi studimet universitare, ku gjithashtu i blente provimet. Unë e di se z. Ademi këto ditë po bën përpjekje që ta mbulojë mashtrimin e tij me një mashtrim tjetër, duke marrë një tjetër diplomë false ku emërtimi i shkollës ku supozohet të ketë kryer studimet universitare bazike në Tiranë, është shkruar korrekt. Meqënëse diploma bazike universitare e z. Ademi është false, atëherë janë nul edhe masteri (magjistrimi) i tij, si dhe doktorimi. E vetmja diplomë e vlefshme e z. Ademi është ajo e gjimnazit “Kirill Pejçinoviç” në Tetovë, por me të ai nuk bëhet dot as mësues në fshatin e tij në Shemshevë.
    Unë mendoj se z. Ademi nuk do të lejonte që të punësohej në ndonjë shkollë fillore të Maqedonisë një mësues në diplomën e të cilit të thuhej se ai ka kryer Fakultetin e Europës Juglindore në Tetovë. Se dihet që në Tetovë nuk ka një Fakultet të Europës Juglindore, por një Universitet të Europës Juglindore. Një person mund të jetë mbajtës i një diplome ku thuhet se ka kryer studimet në një nga fakultetet e UEJL. Nëse një person është mbajtës i një diplome ku thuhet se ka kryer Fakultetin e Europës Juglindore, kjo është padyshim një diplomë false. E njëjta logjikë vlen edhe për diplomën e Ministrit Ademi i cili ka “diplomuar” në Fakultetin inekzistues Politeknik të Tiranës. 
    Z. Ahmeti!
    Ministri Ademi nuk mund të pretendojë se përmbajtja e diplomës së tij është shkruar gabim në jetëshkrimet e tij zyrtare si ministër, se kjo do të thotë që ai është njeri absolutisht i paaftë mendërisht. Një mësues katundi, i cili në dy jetëshkrime zyrtare që paraqet, ka shkruar gabim emërtimin e shkollës së tij, ku ka kryer studimet universitare, duhet të qortohet rëndë dhe madje të largohet nga puna si një njeri i papërgjegjshëm. Çka kur kjo ndodh me Ministrin e Arsimit? Faik Konica, në përrallën nga Zullulandi, u drejton shqiptarëve një apel dramatik duke iu thënë: “Hiqni dorë, ju them, se u bëmë palaçot e dheut.”
    Konica e kishte fjalën për marrëzitë që bënin bashkëkohësit e tij rreth një shekull më pare, të ngjashme me diplomën false të Ministrit Ademi. I njëjti apel vlen për ju, z. Ahmeti, që jeni forca pas trajektores bizarre të karrierës së z. Ademi. Unë nuk iu adresova z. Ademi në këtë letër të hapur se e di që ai është një njeri absolutisht i papërgjegjshëm. Për të nuk ka rëndësi as dinjiteti i shqiptarëve të Maqedonisë, si dinjitet kombëtar, as kurrfarë gjëje tjetër që duhet të kishte rëndësi për të,  si bartës i detyrave të larta shtetërore. Unë mendoj se për ju z. Ahmeti këto gjëra nuk janë krejt pa vlerë. Prandaj ju duhet ta largoni Abdilaqim Ademin nga qeveria që të marrë fund kjo përrallë e re nga “Zullulandi” e karrierës së tij politike e qeveritare. Abdilaqim Ademi duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai nuk e bën këtë gjë z. Ahmeti, do të thotë nëse ju nuk ia kërkoni këtë gjë, atëherë mbi ju rëndon përgjegjësia e keqpërdorimit të gjakut të dëshmorëve të luftës së UÇK në Maqedoni, për të instaluar një Barbarizëm intelektual, kinse si përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë në institucionet e shtetit.


----------------------------------

kasandra në 24/11/2014 23:16:23
avatar
SVIRAJ PETKO NEKA IGRA TRAJKO I THUHET PUNES TE MINISTRAVE TAN.PO TI LEM MINISTRAT TE DALIM PAK KA DEPUTETAT.DEPUTETI I BDI,, QE PERFAQESON ZONEN E PRILEPIT MUSA IBRAHIMI ME PROFESION ASHT MOLER EDHE SHITES I KAPAKAVE PER TELEFONA NE BITPAZAR
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
1
hahahaha në 24/11/2014 16:11:34
avatar
Punaediplomes se qimos po na del si vici perhasen,pasnates se parare e kishin pyet hasen"kako ti je ispalla nevesta,nevina ili ne"hasa u kishte thene shokeve,ne znam bogami,polla sello kazhe nevina a polla ne.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
1
në 21/11/2014 23:41:55
avatar
Diplloma jeme esht originall, kurse ju komentatort sherbetoret e shkavellave mundet me u bind me syte e tuj.

Abdilaqim Ademi,
minister me dipllome
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
2
guriidjepit në 21/11/2014 20:10:49
avatar
Ju lumt per shkrimi, I respektuar Kastriot Myftaraj, po nuk e ken gjet kujt ti shkruani, se vete Ali Ahmeti ka ngelur ne gjimnazin Mirko Mileski te Kercove, ti lejm lendet ne gjuhen maqedone, qe na jepshin maqedonaset po edhe ke shqiptaret kishte nota te dobeta, kurse ne Prishtin ne Fakul. Fillozofik zort se ka dhene ndonji provi, po sherbimet qe ateher vepronji, dhe nder studente kercovar jepshin dezinformime se Ali Ahmetin e Zajazit e kan rezuar ne provime duke menduar se eshte Ali Afmeti nga Haranjelli, kete bised e kam degjuarnga Gafurr Adili I cili Iishte studen shum I mire ne Fak, Juridik.Keto ishin pallavrat qe naj servonte sherbimet e Ishjugosllavis.
Kurse se Qimja I Shemshoves se e ka blere diplomen nuk e luan topi, po une e di se edhe magjietraturen e ka marr ne Mitrovice, ku profesorat Hamit Mehmedi nga Zajazi dja I Burhonit ish komunise dhe pozicione politike, dhe prof Rrahim Maksuti djali I Sali Makuti ngaTuhini I shantazhoj (mundet edhe tu ket premtar pozicione) mangupi Fatmir Dehari qe ti mundesojn Qimes te Shemshoves qe te broj disertacionin e magjistratures...! Punimin e Abdul Haqi Ademit e kan kerkuar kompanit Japoneze...! Te mjeret ne kush na perfaqesojn...!
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
fero2 në 21/11/2014 19:36:17
avatar
O FERO TI QENKE PAS KOHE ORE E NUK E DINKE SE ZOTI ALI AHMETI ESHTE DOKTOR I SHKENCES-Dr.
E KA MARRUR NE QAFE TE THANES!
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
diploma në 21/11/2014 18:44:40
avatar
Pse nuk publikohet qe edhe Tahir Hani posedon nje diplome fallco?!!! Edhe ai ushtron nje post te rendesishem.Nuk guxojme te lejojme qe kesi matrapazesh te jene perfaqesuesit tane edhe metej.Duhet filluar prej diku.Zoti na ndihmofte!
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
3
chemil idrizi tetova në 21/11/2014 18:16:27
avatar
Z,Kastriot Myftaraj reagimi im ndaj shkrimit tende eshte jo per ta mbrojtur ministrin Ademi.Ne trevat ballkanike per te arit larte ne hiearkin politike duhet me pas diplome,falso apo jo diplome.ligjet ne maqedoni dhe ne ballkan jane bere qe ata me diplome ti mbushin xhepat dhe se vetem ata kan drejte ta udheheqin popullin por ne gremin. Ne evropen perendimore diploma nuk ka dhe rendesi per politikanin por per expertet e partis.Maqedonine me se miri do ta udheheqshin njerez me fillore se sa mr,dokt etj.Njerzit me diploma te cilet e fallsifikojne historin,ndertojne buste me histori te rrenjshme.Individet pa titulle nuk do shkruajnen histori falso.per mua diploma nuk te afteson per te qene i drejte dhe kombtare per ta mbrojte te drejten e kombit.
Ne shume debate qe ju kam ndegjuar ne tv
real nuk jeni ne analizat e tua.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
Arbi dk në 21/11/2014 15:48:25
avatar
Në këtë parti nuk është vetëm Abdilhaqimi me diplomë false por edhe kreu i kësaj partie Ali Ahmeti pasi në Prishtinë në atë kohë nuk ka kryer edhe vitin e parë të studimeve kurse në Zvicër ka ndejtur nëpër kafene e klube duke sharë Rugovën,bashkë me Nusa Xhaferrin,ka mjaft dëshmitarë që sot ikën Aliu nga frika se ata e kanë mbajtur me bukë e tash nuk dëshiron as t'i përshëndes.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
0
muhamed zilbeari në 21/11/2014 13:42:49
avatar
z. Miftaraj tregoni se sa u paguan Abdilaqimi për kto dezinformata që plasoni ju?
Ju lutem mos defokusoni opinionin në drejtim që nuk duhet.Abdilaqimi nuk e ka diplomën fallc, z, Miftaraj, ai ka plot pun të pista dhe plotë mëkate të pista .Me shkrimet tuaja kto mëkate dhe pisllëqe ja minimizoni në një diplom fakulteti, që në fund do të rezultoj se diploma e Qimit është ok dhe kaq.
Ju z, Miftaraj , duhet të pyetni Qimin për politikën dështuese 18 vjecare që udhëhoqi ai me grupin e tij,, ju duhet të pyetni Qimin për rastin e Brodecit, për rakovecin , B. Pazarin , Gostivari.Ju do më pyetni ç,lidhje ka Qimi me kto të B,Pazarit dhe Gostivarit?ja pse, Qimi para se të formohet BDI, ka qenë kryetar i n'degës së PPD-së në Shemshovën e tij, pra pjesë e strukturës legjendare të aferave.
z. Miftaraj, un e urej Qimin sepse ai dëmtoi mua dhe familjen time në shum gjëra, por më shum e urej për dëmet që ua shkaktoj shqiptarëve, por, por diplomën falco nuk e ka , kte pun e kam të njohur un.
Të lutem mos e defokuso opinionin me broçkulla të paguar me gjys çmimi.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
1
bilbil në 21/11/2014 13:23:37
avatar
pse kto nuk shkarkohen preji partije..dhe te ket padi penale... si mund te doktoroji ne shkup. me shkollen e mesme. kush i kontrolon kto diploma.duhet te grkojn falje publike shqiptarve..se maqedont nuk i dmton hic..per at pun ato e lan te punoje por me muziken qe u konvenon maqedonve
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
3
Muhamed Zulbeari në 21/11/2014 09:51:59
avatar
Unë ju garantaoj me jetë, se ky far QELBËSIRE - KASTRIOT MYFTARAJ , të gjitha këto shkrime i ka me prapavijë politike, të inicuara nga njerëz të ligë, puthadorë, tradhëtarë, sahanlëpyrës, etj., të cilet kanë për qëllim ta njolosin këtë njeri familjarë dhe politikanin më të sukseshëm që mban mend historia në këto treva tona.
Në lidhje me diplomat, asgjë nuk është e vërtetë të gjitha ato janë trillime dhe sajime. Mr. Abdilaqim Ademi, gjatë studimeve ka qenë një ndër studentët më të rregullt dhe më të dalluar të asaj kohe dhe njëherit me notë mesatare më të lartë nga të gjithë studentët, e gjithë kjo shumë lehtë mund të vërtetohet në Univerzitetit Politeknikë të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, dega Metalurgji.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
-8
anti dui+dpa+myftaraj beu=djallezi në 21/11/2014 09:29:55
avatar
Eshte me shume interes qe shume informata qe ka ky njeri per shqiptaret e Maqedonise, ka te drejte qe i ben publike si ceshtje qe edhe dihen qofte si perfolje a paragjykime te verteta, por ky mire ben qe na i perkujton ngaqe ne jemi do lloje idiotesh qe nuk permiresojme veten gjithnje duke harruar dhe falur perdite ato qe i shajme po perdite bile duke i shperblyer me pushtet! Deri ketu Myftaraj Beu a agai e ben mire punen, te ndricuar e te lustruar qe edhe perendite do korruptoheshin shume per te mos kuptuar Myftaraj beu e ne njerezia poshte se atje me larte edhe ata prostituojne njejete si ne idiotet ketu me poshte tyre! Por, shtrohet nje pyetje e thjeshte qe dhe pergjigjen e ka te thjeshte! Le t'i tregoje me emra ky Myftaraj Kastriot beu apo agai se cilet jane njerezit/begleret e agallaret e tjere (te njejte si Abdilaqim Ademi gjithnje) qe e furnizojne me keta informata te ketilla me shume interes. Edhe kjo eshte ceshtje qe dihet, por shqiptaret kane nevoje ta dijne qe njerezit qe t'i japin ty keta informata nuk jane hic me pak e hic me shume se ky idioti Abdilaqim Ademi. Pra, jane parazite te njejte te shoqerise shqiptare qe ne biografine e wc/cv-ne e tyre kane vendosur ckado e dosido! Pra, shume e thjeshte eshte kjo gje, na i lustro te gjithe, jo vetem ABdylaqim Ademat, por edhe ata qe te furnizojne me informata ngaqe me dyfytyresi e standarde te dyfishta nuk zgjidhen problemet o Myftar beu, por shtohen duke fituar dikush si ti e duke u shpaguar per llogari te atyre qe te japin keta informata, te cilet njerez nese jo tjeter, atahere vetem i luftojne Abdylaqim Ademat per t’i zevendesuar vete brenda llojit. Por, c’eshte ajo qe i bashkon me ne fund?! Te tere duket sheshit se jane eunuke te njejte qe per cudi shtohen si te tille! Edhe kjo nje cudi shqiptare apo jo qe ti nuk e thua ne teresine e saj, por vetem te fshehten publike e te vertete te nje grupi njerezish si ky A. Ademi, por jo edhe te atyre gjarperinjve te njejte si ai qe ti i ke referenca e burime te zbulimit te teorise per cmim Nobel se ’sapuni kur ferkohet me ujin prodhon shkumen’ qe ne kete rast do qe te mbuloje funderrinat poshte shkumes se piste. Te jap te drejte ne ato qe thua pa t’i kontestuar fare, por do t’i merrja te plota sikur tablone te na e paraqesesh te plote dhe jo vetem per disa lakenj duke i fshehur te tjeret qe cirren e lepihen Tiranes e Prishtines si ’njohes ’ te ceshtjeve! Apo me sakte deri kur do ti kesh dorezane njerezit qe te thash se jane hic me pak e hic me shume se Abdilaqim Ademi, nepermjet te cileve ti mendon se ben zbuluesin! Zbuloi pra te tere nese je i sinqerte dhe s’ke pse lepihesh me letra ’dashurie’ ndaj politikaneve qe ti s’ben gje tjeter pervec qe je i paguar nga ata qe t’i japin keta informata, e tani ben ’kercenuesin publik’ per te vjelur edhe nga abdilaqim ademat apo cerdhet qe shtojne abdylaqim ademat.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
6
fera në 21/11/2014 08:30:34
avatar
edhe TAHIR HANI ka diplome fallco !krejt e dime ...
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
6
struga në 21/11/2014 08:27:02
avatar
Ju lutem duuhet te gjithe ta dine se edhe TAHIR HANI e ka diplomen falco ! tung
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
6
Konitza në 20/11/2014 23:49:24
avatar
Ndoshta e ngaterron Abdilaqim Ademin me Abdil Aqim Ademin, berberin e Çarshise se Eperme!?!
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
8
Nina në 20/11/2014 21:14:54
avatar
Te lumt dora Myftaraj. Se pikes i ke rene. Ka plot aty deputet ne parlamentin e maqedonis , shqiptar ke i kan marr dypllomat me pare. Por aty shqiptaret ngaqe jan shume te pashkoll, nuk ja kan haberin te zbulojne se kush ka apo ska dyplloma. Ato i mbajn ato funksione thjesht per ti thene maqedoneve se jemi te zot dhe kemi arsim.
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
2
në 20/11/2014 20:18:44
avatar
SIKUR TE ISHTE MAQEDONIJA NJE SHTET NORMAL SHUM FUNKCIONARE TE BDI SE DOT ISHIN NE BURGJE E JO NEPER FUNKCIONE SI MINISTRA ,DEPUTET ,DREJTORA ETJ ,KUR E DIME SE SHUMICA KANE DIPLOMA TE FALSIFIKUARA DHE ,TE KORUPTUAR DERI NE FYT
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
12
fero në 20/11/2014 19:56:14
avatar
Po o zoteri edhe ti kuit i ke shkruar leter.Mut Tahiri mut i biri zoteri a e dini se çka ka te kryer Ahmuti shkollen e mesme dhe ka pas te regiistruar fakultet ne Kosove dhe nuk dihet se a ka dhene ndonie provim se ka qene i angazhuar ne UDB dhe nuk i ka ra kohe te pregatitet per provime
Raportoni banalitetet
Thumbs UpThumbs Down
7
http://lajmpress.com/opinion/42658.html

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...