HASHIM THAÇI KUJTON DEMONSTRATAT E 68’
Thaçi shkruan se në këto demonstrata për herë të parë u paraqitën kërkesat legjitime për Kosovën republikë, për hapjen e universitetit të Prishtinës si dhe për përdorimin e simboleve kombëtare.
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, në kujtim të demonstratave gjithëpopullore të vitit 1968 shkruan se “nderojmë me respekt e mirënjohje organizatorët dhe pjesëmarrësit e tyre për guximin e madh dhe idealizmin e lartë që kanë treguar”.
Në llogarinë e tij në Facebook Thaçi shkruan se në këto demonstrata për herë të parë u paraqitën kërkesat legjitime për Kosovën republikë, për hapjen e universitetit të Prishtinës si dhe për përdorimin e simboleve kombëtare.
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë:
Tani që kanë kaluar 46 vite nga demonstratat gjithëpopullore të vitit 1968 nderojmë me respekt e mirënjohje organizatorët dhe pjesëmarrësit e tyre për guximin e madh dhe idealizmin e lartë që kanë treguar. Në këto demonstrata për herë të parë u paraqitën kërkesat legjitime për Kosovën republikë, për hapjen e universitetit të Prishtinës si dhe për përdorimin e simboleve kombëtare. Ato rritën vetëdijen kombëtare dhe aktualizuan çështjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë Jugosllavisë duke nxitur edhe reformën kushtetuese të vitit 1974. Pas këtij viti përpjekjet e shqiptarëve për të siguruar të drejtat e tyre nuk rreshtën më kurrë derisa u rrumbullakësuan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Hashim Thaçi i del në mbrojtje rektorit Zejnullahu
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të jetë epiqendër e dijës dhe mësimit. Studimet në të duhen vijuar nga të gjithë ata që meritojnë me punë dhe dedikim punës akademike. Kosova kurrë nuk do të harron sakrificën e veteranëve të UÇK-së dhe qeveria ime ka punuar pandërprerë që statusi i familjarëve të Dëshmorëve dhe Veteranëve të jetë i spikatur në shoqëri tonë.
Megjithatë, përkrahim UP “Hasan Prishtina” dhe udhëheqësinë e universitetit në zbatim të përpiktë të marrëveshjeve dhe standardeve të pranimit të studentëve. Afatet kohore për regjistrim dhe mësim, kushtet e marrëveshjes paraprake dhe e drejta ligjore e vlefshme vetëm për ata që me të vërtetë kanë nevojë dhe meritë duhen rrespektuar. Zgjidhjet duhen gjetur konform marrëveshjeve dhe afateve ligjore e jo në rrugë.
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ka njoftuar se e ka analizuar vendimin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për regjistrimin me automatizëm të të gjithë kandidatëve nga listat
"Konsiderojmë se veprimet tona të deritanishme kanë qenë në përputhje me ligjin dhe normat akademike dhe të tilla do të jenë edhe në të ardhmen", thuhet në komunikatën e Universitetit, ku bëhet e ditur se Universiteti i Prishtinës iu ka dhënë prioritet të gjithë fëmijëve të dëshmorëve në raport me kandidatët e tjerë në të dyja afatet e regjistrimit, duke i regjistruar të gjithë ata të cilët e kanë plotësuar kriterin minimal akademik në afatin e parë, dhe për më shumë, duke u ofruar pikë bonusi në afatin e dytë.
"Kështu janë regjistruar 129 studentë, ndërsa nga ne kërkohet t’i regjistrojmë edhe 1050 studentë nga kategoritë tjera, me ç’ rast nuk merren parasysh kriteret akademike dhe as kapacitetet tona të infrastrukturës dhe personelit mësimor". Përmes kësaj komunikate, Rektorati deklaron se menaxhmenti i Universitetit synon që ta ngrisë cilësinë e studimeve në të gjitha nivelet me qëllimin kryesor që të jenë universitet konkurrues brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.
Përfaqësuesit e OVL të UÇK-së dhe shumë familjarë të tjerë të këtyre kategorive janë mbledhur para Rektoratit të UP-së për të protestuar siç kanë paralajmëruar.
Përfaqësuesit e OVL të UÇK-së dhe shumë familjarë të tjerë të këtyre kategorive janë mbledhur para Rektoratit të UP-së për të protestuar siç kanë paralajmëruar me kërkesës për regjistrimin e rreth një mijë studentëve në UP.
Organizatorët e protestës thanë se rektori Ramazan Zejnullahu nuk e përfilli Memorandumin e zbatuar tash e 10 vjet.
Ata kanë paralajmëruar se vendi nuk do të ketë qetësi e as rehati, dersia të regjistrohen të gjithë studentët.
Po ashtu kanë porositur që Qeveria e ardhshme të ketë kujdes kur t`i zgjedhë përfaqësuesit e siç kanë thënë, institucioneve të ndjeshme siç janë Prokurori, Rektori etj.
Ata e kanë kërkuar dorëheqjen e Rektorit.
Premieri i Kosovës Hashim Thaçi shkruan në murin e tij në Facebooc.com