2014-11-21

Më 28 nëntor 2014-të ekspozita “Qëndresa heroike e Jasharëve për Liri”

Flori Bruqi


Muzeu i Kosovës, përkatësisht sektori i historisë me rastin e festës së 28 nëntorit, ditëlindjes së Adem Jasharit, e po ashtu edhe daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Kosovës, do të bëjë hapjen e ekspozitës historike “Qëndresa Heroike e Jasharëve për Liri”-Rast Unik në Historinë Botërore, ekspozitë kjo e cila do të përfshijë mbi 100 eksponate të familjes Jashari.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të organizuar nga sektori i historisë në kuadër të Muzeut të Kosovës, ku edhe u shpalosën detaje të tjera rreth organizimit të kësaj ekspozite.

Në këtë konferencë u tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që të vetëdijesohen brezat, për të kujtuar dhe nderuar për jetë e mot heroizmin e Jasharajve, duke e ditur që sakrifica e tyre mobilizoi gjithë shqiptarët në katër anët e botës.



Sipas, Arsim Mehmetit, drejtor i Muzeut të Kosovës, kjo ekspozitë do të hapet para publikut dhe do ti dedikohet Qëndresës Heroike të Jasharëve në Prekaz për mëse një dekade, madje siç u shpreh
Mehmeti, në këtë ekspozitë do të vendosen artefakte të familjes Jashari.



Ai tha se kjo ditë është ditë e rëndësishme për të gjithë si për familjet e dëshmorëve, OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, madje i ftoi të gjithë të jenë pjesëmarrës në këtë ekspozitë.




Ndërsa, Sadik Kransiqi, autor i ekspozitës, tha se festa e 28 nëntorit është festë e rëndësishme dhe se organizimi i kësaj ekspozite është që familja Jashari , daton që mbi 300 vjet në Prekazin e Poshtëm duke dhënë kontribute ndërkombëtare duke mos u përzier asnjëherë me pushtetin.

Më tutje ai shpalosi edhe historinë familjes Jashari duke thënë se e gjithë familja e tyre kanë luftuar me sakrificë dhe me vetëdije të lartë kombëtare duke mos u ndalur deri në fund.



Krasniqi tha se ekspozita është një ngjarje dhe një festë e madhe.




Ndryshe, ekspozita do të hapet më 28 nëntor të këtij muaji në ora 14:00 në Muzeun e Kosovës, e cila do të jetë e hapur deri në fund të këtij viti.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...