2014-11-21

“Dosja e hapur” në Pejë

DOSJA E HAPUR


Në vazhdën e promovimeve të romanit më të ri “Dosja e hapur” nëpër qendrat e Kosovës, shkrimtari Jusuf Buxhovi sot u paraqit në Pejë. Para dashamirëve të shumtë të librit, autori shpalosi disa nga momentet më të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës, që apostrofohen në këtë vepër, të cilat nga faktet historike kthehen në fakte letrare, por edhe jetësore. Me këtë rast Buxhovi theksoi se “Dosja e hapur” është jo vetëm kujtesë historike rreth një anateme e cila ka prodhuar tragjedi, por ajo është edhe një sprovë e vazhdueshme që nëpërmes dëshmimit civilizues ajo të demantohet. Autori vlerëson se sjellja e deritanishme e klasës politike nuk ka qenë në përputhje me idealet e shtetndërtimit, ngaqë pushteti politik është parë si mundësi që shteti të vjelet me të gjitha mjetet e jo të ndërtohet.

Jusuf Buxhovi.jpg

Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat do t’i kalonte për t’u ndalur tek interesat dhe tërheqja e tij pas historisë. Ai e nisi karrierën e shkrimtarisë si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967. vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 1980. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet :

"Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) ;
"Letrat për Kryeprincin" (2002);
 "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003),

"Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006,

Më vonë Buxhovi krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit.

Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës" që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...