2014-11-18

Flori Bruqi : Në këtë botë gjithçka gjykohet





Edhe ky qiell i huaj sonte…
më trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda një gote
të shuaj trishtime largësie…



Mbi duar shikoj si në magji
si rrëshqet pikëza e lotit,
ajo ikën në fund të gotës,
rrokulliset si era e motit…



Dua gota ime të përmbyset,
të thyhet përtokë e zbrazët…
Dëgjoj zemrën që më dridhet,
ngre kryet nga yjet e largët…



Mbi trupin tim gjithçka ndahet
dëgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
një dorë e ndarë diku zgjatet,
një këmbë më ecën e këputur…



Shpirti thërret fatin e shtrembër,
dua të më shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallë jam në ndonjë ëndërr
ndoshta, kupa e mallit më dehu…



Në këtë botë gjithçka gjykohet,
edhe një i lot i derdhur kot fare!…
Më shumë se kurrë kuptohet,
kjo klithma jonë shumëvjeçare…



Mjerimi sërish shpalos flamujt,
mbi varfërimin e shpirtin njerëzor,
thërret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimët barktharë të shekullit të vonë.



Nuk është risi, po kthim i pamjes së rëndë
në kohën e perënduar që kemi zgjedhur,
u kthye prapë për t’i trandë hipokrizitë…
me premtimet nëpër plehra hedhur.



Shpresa më thotë se po shpresoj kot,
e mali ngërdheshet nga larg me zili….
duart kullojnë gjak të përzier me lot
nga prangat e kohës vrastare pa drejtësi.



Lutjet kafshohen dhe shiten në altar,
zotni, sa do, sa të bën haku i vështirë?
Më prit ore, të bëjmë një herë pazar!
Dhe vrava për të fundit herë vargun e lirë….

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...