2014-11-18

Në vend të asgjësë kam shpirtin tim

Nga Naim KELMENDI











ÇAST I DJESHËM

I djeshmi cast
Vrau veten
Apoe arrestuan

U zhduk ka gjurmë
Ne askund
Mbetem asgjë
E askundit

Të djeshmin cast
E thërmuan tatpjetës
Apoe thërmoi veten

Duke mos ditur
Ç’po i luhej nga prapa shpine -


LUTJE PËR KOHËN

Pemë e mendimit të mirë
pjeke frutën tonë
të ecja te stina

të mos rrinë kruspull
as koha as çasti i sotëm

e t’mos ia numërojmë
thinjat pastaj asgjësë
sonë të hirtë
për ta bërë të mundurën

pemë e mendimit të mirë
pjeke frutën tonë t’hershmen

e t’mos na hyjë në mes
edhe njëqind vjet të tjera
syri i meduzës që ngrin


NË VEND TË ASGJËSË


Në vend të asgjësë
kam shpirtin tim
përditë në stacion
të pakuptimësisë

rrugëve të kuptimit
në kërkim të vetvetes
hullive të mnerta të vetëjetës

prandaj s’dua ta trandë as për një çast
këtë kuptim prej asgjëje
sepse s’e kam fuqinë e zotit t’i ndryshojë gjërat

dhe në vend të asgjësë
gjithmonë ka diçka që ma kuptimëson
frymëmarrjen,mendimin për të jetue
dhe që do të shuhemi këtej jete
është aksiomë e njohur nga e vërteta

po sa vështirë ata bëjnë përpjekje për ta mundur vdekjen…
pa mundur t’i qetësojnë askurrëmë dhembjet
e thekshme të shpirtit pa shpëtim
dhe kur vdesin thua se nuk ishin kurrë pjesë jona

unë s’dua të shkel më mbi vetveten
e ta denoj shpirtin tim me gjithfarë teorish
të paqena…që vrasin që helmojnë

dhe në vend të asgjësë
prapë si një lulediell vjen dashuria
prandaj këtu kemi ardhur të duam
e jo të vrasim të urrejmë krijimin e zotit-njeriun
dhe duhet të shkojmë,ama të shkojmë heshtur dhe pavërejtshëm
pa prishur as për një çast as rendin as rregullin

dhe unë zotohem se në vend të asgjësë
do të vijë kuptimi i diçkaje
për të të thelluar në kërkim të njohjes
dhe s’ke për ta njohur kurrë…

ka diçka tej shikimit
diçka ka tej mendimit
ka diçka tej t’vërtetës
diçka ka përtej jetës

bari do të lulëzojë dhe bimët do të kokrrojnë
dhe ne dhe ju dhe ata të gjithë dhe gjërat
që s’i njohëm kurrë dhe s’kemi për t’i njohur

përgjithmonë në vend të asgjësë…


PLAGOMË

Në çast rrotullohet jeta
e merr drejtim

atë ditë e sot
veç në një vegim
u shikuam u çmallëm

asgjë nuk bëmë
nga e bëra që duhet bërë
kur trazohet deti epshor
dhe trondit shpirtin –

po pse kaq vite
u deshën që të shihemi prapë
vetëm te një çast

secili ta hamë me vetveten tonë
mashtrimin e çastit


KALIMTHI

Po si të shitoi
në pikëditë

kaq verbër
verbëria e lakmisë
e s’pave kurrë më

as emrin
as ditën tënde

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...