2014-11-03

Nga Flori Bruqi dhe Hajriz Sejdiu :Shqiptaret , gjenocidi sllav në Kosovë,UÇK-ja dhe NATO.






 “Në vitin 1999, gjatë 78 ditëve të bombardimeve nga Aleanca Veri Atlantike (NATO), janë kryer 36.219 fluturime të avionëve luftarak” . Bombarduesit e NATO-s fluturonin në lartësi prej 10-15 km.
Në këto lartësi gjendet mbështjellësi i mbrojtjes së tokës, ozoni. Si pasojë e këtyre fluturimeve dhe bombardimeve, mund të jetë dëmtuar ky mbështjellës mbi tërë Ballkanin.

Në kufirin Kosovë Shqipëri ku ka pasë më shumë goditje me U.V. pastaj, Kosovë – Mali i Zi, Kosovë-Serbi, sipas statistikave jo formale është shënuar një rritje e konsiderueshme e sëmundjeve kancerogjene, sidomos nga kanceri i organeve të frymëmarrjes. Municioni me U.V. e ka ndotur ambientin jetësor dhe mund ta ndërrojë për qindra vite strukturën gjenetike të popullsisë së prekur nga U.V. Shikuar në tërësi është e domosdoshme që me aksione të organizuara dhe të koordinuara në planin global të ruhet dhe të respektohet e drejta e njerëzve që kanë pësuar nga pasojat e veprimit me municion të U.V.


Lufta e Kosovës ishte një luftë e armatosur në Kosovë në mes Ushtrisë Jugosllave,Policisë , xhandarmerisë serbo-malazeze dhe paramilitarëve sllav. Lufta sipas të dhënave zyrtare fillojë me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajërore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.


Rruga drejt luftës (1995–1998)


Politikat e rezistencës pacifiste të Ibrahim Rugovës bënë që Kosova të ishte në qetësi gjatë luftës në Slloveni, dhe në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve 1990. Gjithësesi, u pa krijimi i UÇK-së, si rezultat i acarimit të popullsisë shqiptare ndaj shtypjes së shtetit serb. Në mesin e viteve 1990, Rugova kërkoi që në Kosovë të vendosej një forcë paqeruajtëse nën komandën e OKB-së. Në 1997, Millosheviçi u ngrit në presidencën e Republikës Federale Jugosllave (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi që prej krijimit në prill 1992).

Vazhdimi i shtypjes së popullsisë i bindi shqiptarët se vetëm rezistenca e armatosur do ta ndryshonte situatën e rënduar. Në 22 prill 1996, u ndërmorrën katër sulme ndaj personelit të sigurisë serbe në disa pjesë të Kosovës. Sulmet u morën përsipër nga një organizatë e panjohur në atë kohë e quajtur "Ushtria Çlirimtare e Kosovës" (UÇK). Natyra e UÇK-së mbetej e panjohur nga ndërkombëtarët.

Kryesisht ndihmat e para financiare dhe materiale UÇK i mori nga diaspora shqiptare.Në fillim të vitit 1997, qeveria e shqipërisë u rrëzua si pasojë e armatosjes së popullsisë dhe hapjes së rezervave të armatimeve të Ushtrisë shqiptare. Një pjesë e rezervave përfunduan në duar të bandat kriminale ndërsa një pjesë tjetër ndihmoi në armatosjen e arsenalit të UÇK. Bujar Bukoshi, Kryeministri në ekzil (në Zyrih, Zvicër), krijoi FARK-un (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) e cila u absorbua në shumicën e anëtarëve të saj në UÇK. Qeveria jugosllave e konsideronte UÇK-në si "terroristë" të cilët sulmonin policët dhe civilët.

Image result for adem jashari

 Në 1998, Departamenti Amerikan i Shtetit e listoi UÇK-në si organizatë terroriste,dhe në 1999 Komiteti i Politikave të Republikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara shprehu shqetësimin për "aleancën efektive" të administratës Demokrate të Klintonit me UÇK-në për shkak të "shumë raporteve nga burime të besueshme jozyrtare".




Në 2004, John Pilger tha se për gjashte vjet deri në 1998, UÇK-ja është trajtuar nga ShBA si grup terrorist.

Në vitin 2000, një artikull BBC shkruan Nato at War (Nato në Luftë) ku shkruan se si Shtetet e Bashkuara, të cilat e quajtën UÇK-në si "terroriste", tani kishin marrëdhënie me grupin. Ndërkohë që SHBA zyrtarisht e quante UÇK-në terroriste, autori Alastair MacKenzie thotë se UÇK stërvitej nga aleati më i mash i SHBA-së në NATO, Mbretëria e Bashkuar, e cila që prej vitit 1998 stëvitej në një kamp stërvitjeje në fshatrat në veri të Bajram Currit..

Ndërkohë, ShBA mbante një "mur të jashtëm sanksionesh" ndaj Jugosllavisë të cilës i krijoi shumë probleme. Ato u mbajtën pavarësisht marrëveshjes në Dejton për heqjen e sanksioneve.



Kriza u përshkallëzua në dhjetor 1997 në takimin e Këshillit të Implementimit të Paqes në Bon, ku komuniteti ndërkombëtar (siç u quajt në Marrëveshjen e Dejtonit) pranoi ti japë përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë fuqi pastruese, duke përfshirë shkarkimin e liderëve të zgjedhur. Në të njëjtën kohë, diplomatët perëndimorë këmbëngulën që të diskutohej çështja e Kosovës, dhe që Jugosllavia ti përgjigjej kërkesave të shqiptarëve. Delegacioni jugosllav u largua nga mbledhja menjëherë në protestë.



Kjo u ndoq nga kthimi i Grupit të Kontaktit që pa fazën e fundit të konfliktit në Bosnje dhe deklaratat e fuqive Europiane ku i kërkohej Jugosllavisë të zgjidhte problemin me Kosovën.


Kosova dhe ngritja Sllobodan Millosheviçit (1986–1990)


Sllobodan Millosheviçi

Në 1987, ndodhi masakra e Paraćin pasi një ushtar shqiptar në Ushtrinë Kombëtare Jugosllave (UKJ) vrau katër ushtarë serbë, kjo ngjarje i rriti akomamë tej tensionet. Pas këtyre ngjarjeve Sllobodan Millosheviçi, akuzoi Dragisa Pavlovic, si kryetar i organizatës së partisë në Beograd, se ishte paqësor me shqiptarët dhe ishte i butë me radikalët shqiptarë.

Sipas disa artikujve, Sekretari Federal i Mbrojtjes Kombëtare, Admirali i Flotës Branko Mamula, thoshte se "nga 1981 deri në 1987, 216 organizata ilegale shqiptare me 1,435 anëtarë u zbuluan brenda UKJ". Mamula thoshte se shqiptarët etnikë po pregatiteshin për të "vrarë oficerë dhe ushtarë, duke helmuar ushqimin dhe ujin, sabotim, hapjen e arsenaleve të armëve dhe vjedhjen e armëve dhe municioneve, dezertim dhe shkaktim i trazirave nacionaliste brenda njësive të ushtrisë".



Në një memorandum iu kushtua vëmendje speciale Kosovës, duke thënë që në atë rajon serbët po përballeshin me "genocid fizik, politik, ligjor dhe kulturor" dhe ishin në një "luftë të hapur dhe totale" që vazhdonte nga vjeshta e vitit 1981. Në këtë propagandë thuhej se statusi i Kosovës në 1986 ishte humbja më e madhe historike e serbëve që prej çlirimit nga osmanët në 1804, duke e renditur si më të rëndë se pushtimi Nazist dhe se pushtimi i Serbisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Autorët e Memorandumit pretendonin se 200,000 serbë janë larguar nha rajoni përgjatë njëzet viteve. Memorandumi kërkonte kthimin e serbëve të larguarve dhe rritjen e sigurisë dhe kushteve të serbëve në Kosovë.




Memorandumi SANU provokoi shumë reagime: Shqiptarët e shikonin si një përpjekje për rritjen e supremacisë serbe, duke thënë që ata pak serbë që u larguan (rreth 2000-5000) u larguan vetë për arsye ekonomike, ndërkohë që Sllovenët dhe Kroatët, e panë si kërcënim. Serbët e pritën mirë por disa prej komunistëve të vjetër e kundërshtuan ashpër.




Në nëntor 1988, kryetari i komitetit rajonal të Kosovës u arrestua. Në mars 1989, Millosheviçi prezantoi "revolucionin anti-burokratik" në Kosovë dhe Vojvodinë, duke ia zvogëluar autonominë dhe duke vendosur shtetrrethim dhe gjendje emergjente në Kosovë për shkak të protestave, ku humbën jetën 24 njerëz. Millosheviçi dhe qeveria e tij pretendonin se këto ndryshime ishin për të mbrojtur serbët e mbetur në Kosovë nga shumica shqiptare.

Amendamentet kushtetuese (1989–1994)



Në 17 nëntor 1988, Kaqusha Jashari dhe Azem Vllasi u detyruan të hiqnin dorë nga drejtimi i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.. Në fillim të 1989 Kuvendi Serb propozoi amendamentet kushtetuese ku do të hiqej fjala "Socialiste" nga titulli Republika e Serbisë, krijim i sistemit shumëpartiak, heqjen e pavarësisë së institucineve të rajoneve autonome siç ishte Kosova, dhe riemërimin e Kosovës si Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë.. Në shkurt shqiptarët u ngritën në protestë kundër propozimit.

Në 8 maj 1989 Millosheviçi u bë President i Presidencës së Serbisë, e cila u konfirmua në 6 Dhjetor. Në 22 janar 1990 kongresi i 14-të i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (LKJ) ndryshoi pozitën e e partisë si partia e vetme në Jugosllavi. Në janar 1990 qeveria Jugosllave njoftoi se do të vazhdonte me krijimin e sistemit shumë-partiak.

Në 26 qershor 1990 autoritetet serbe pezulluan Kuvendin e Kosovës për shkak të disa rrethanave speciale. Në 1 ose 2 korrik 1990 Serbia aprovoi amendamentet kushtetuese me referendum. Në 2 korrik, 114 nga 180 anëtarë shqiptarë të kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë e Kosovës si shtet i pavarur brenda Jugosllavisë. Në 5 korrik Kuvendi Serb shpërbëu Kuvendin e Kosovës. Serbia gjithashtu shpërbëu këshillin ekzekutiv provincial dhe mori kontrillin e plotë të drejtpërdrejtë të Kosovës.[69] Serbia mori menaxhimin e medias kryesore shqiptare në Kosovë dhe i ndaloi të gjitha transmetimet në ghjuhën shqipe.[69] Në 4 shtator 1990 shqiptarët e Kosovës mbajtën një grevë të përgjithshme 24-orëshe, duke paralizuar totalisht të gjithë Kosovën.

Në 16 ose 17 Korrik 1990, Lidhja e Komunistëve të Serbisë (LKS) e kombinuar me Aleancën Socialiste të Popullit Punëtor të Serbisë krijuan Partinë Socialiste të Serbisë (PSS), dhe Millosheviçi u bë kryetari i saj i parë. Në 8 gusht 1990 shumë amendamente të Kushtetutës së Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ) u adaptuan dhe u krijua sistemi shumë-partiak.

Në 7 shtator 1990 Kushtetuta e Republikës së Kosovës u shpall nga Kuvendi i Kosovës.Millosheviçi u përgjigj duke urdhëruar arrestimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës i cili ishte shpërbërë më parë. Kushtetuta e re kontroverse Serbe u shpall në 28 shtator 1990.Zgjedhje të reja shumë-partiake u mbajtën në Serbi në 9 dhe 26 dhjetor 1990 ku si rezultat Millosheviçi u shpall President i Serbisë. Në shtator 1991 shqiptarët e Kosovës mbajtën një referendum unanim për pavarësi. Në 24 maj 1992 shqiptarët e Kosovës mbajtën zgjerdhjet për Kuvend dhe President të Republikës së Kosovës.

Në 5 gusht 1991 Kuvendi i Kosovës ndaloi botimin e gazetës ditore Rilindja,[69][70] në bazë të ligjit të informimit publik të 29 marsit 1991. Raportuesi Special i OKB-së Tadeusz Mazowiecki raportoi në 26 shkurt 1993 se policia ka intensifikuar shtypjen e popullsisë shqiptare që prej 1990, duke i privuar nga të drejtat e tyre bazë, duke shkatërruar sistemin arsimor, dhe largime politike nga puna të punonjësve publikë.


Rruga drejt luftës (1995–1998)


Politikat e rezistencës pacifiste të Ibrahim Rugovës bënë që Kosova të ishte në qetësi gjatë luftës në Slloveni, dhe në Kroaci dhe Bosnje gjatë fillimit të viteve 1990. Gjithësesi, u pa krijimi i UÇK-së, si rezultat i acarimit të popullsisë shqiptare ndaj shtypjes së shtetit serb. Në mesin e viteve 1990, Rugova kërkoi që në Kosovë të vendosej një forcë paqeruajtëse nën komandën e OKB-së.



Në 1997, Millosheviçi u ngrit në presidencën e Republikës Federale Jugosllave (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi që prej krijimit në prill 1992).

Vazhdimi i shtypjes së popullsisë i bindi shqiptarët se vetëm rezistenca e armatosur do ta ndryshonte situatën e rënduar. Në 22 prill 1996, u ndërmorrën katër sulme ndaj personelit të sigurisë serbe në disa pjesë të Kosovës. Sulmet u morën përsipër nga një organizatë e panjohur në atë kohë e quajtur "Ushtria Çlirimtare e Kosovës" (UÇK). Natyra e UÇK-së mbetej e panjohur nga ndërkombëtarët.

Kryesisht ndihmat e para financiare dhe materiale UÇK i mori nga diaspora shqiptare. Në fillim të vitit 1997, qeveria e shqipërisë u rrëzua si pasojë e armatosjes së popullsisë dhe hapjes së rezervave të armatimeve të Ushtrisë shqiptare.

Një pjesë e rezervave përfunduan në duar të bandat kriminale ndërsa një pjesë tjetër ndihmoi në armatosjen e arsenalit të UÇK. Bujar Bukoshi, Kryeministri në ekzil (në Zyrih, Zvicër), krijoi FARK-un (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) e cila u absorbua në shumicën e anëtarëve të saj në UÇK. Qeveria jugosllave e konsideronte UÇK-në si "terroristë" të cilët sulmonin policët dhe civilët. Në 1998, Departamenti Amerikan i Shtetit e listoi UÇK-në si organizatë terroriste, dhe në 1999 Komiteti i Politikave të Republikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara shprehu shqetësimin për "aleancën efektive" të administratës Demokrate të Klintonit me UÇK-në për shkak të "shumë raporteve nga burime të besueshme jozyrtare".Në 2004, John Pilger tha se për gjashte vjet deri në 1998, UÇK-ja është trajtuar nga ShBA si grup terrorist

Në vitin 2000, një artikull BBC shkruan Nato at War (Nato në Luftë) ku shkruan se si Shtetet e Bashkuara, të cilat e quajtën UÇK-në si "terroriste", tani kishin marrëdhënie me grupin. Ndërkohë që SHBA zyrtarisht e quante UÇK-në terroriste, autori Alastair MacKenzie thotë se UÇK stërvitej nga aleati më i mash i SHBA-së në NATO, Mbretëria e Bashkuar, e cila që prej vitit 1998 stëvitej në një kamp stërvitjeje në fshatrat në veri të Bajram Currit.

Ndërkohë, ShBA mbante një "mur të jashtëm sanksionesh" ndaj Jugosllavisë të cilës i krijoi shumë probleme. Ato u mbajtën pavarësisht marrëveshjes në Dejton për heqjen e sanksioneve.

Kriza u përshkallëzua në dhjetor 1997 në takimin e Këshillit të Implementimit të Paqes në Bon, ku komuniteti ndërkombëtar (siç u quajt në Marrëveshjen e Dejtonit) pranoi ti japë përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë fuqi pastruese, duke përfshirë shkarkimin e liderëve të zgjedhur. Në të njëjtën kohë, diplomatët perëndimorë këmbëngulën që të diskutohej çështja e Kosovës, dhe që Jugosllavia ti përgjigjej kërkesave të shqiptarëve. Delegacioni jugosllav u largua nga mbledhja menjëherë në protestë.

Kjo u ndoq nga kthimi i Grupit të Kontaktit që pa fazën e fundit të konfliktit në Bosnje dhe deklaratat e fuqive Europiane ku i kërkohej Jugosllavisë të zgjidhte problemin me Kosovën.

Lufta çlirimtare fillon në Kosovë

Sulmet e UÇK-së shtohen, me në qendër luginën e Drenicës në afërsi të banesës së Adem Jasharit. Disa ditë pasi Robert Gelbard e quajti UÇK-në grup terrorist, policia serbe sulmon UÇK-në në zonën e Likoshanit, dhe ndoqën disa prej luftëtarëve deri në Cirez, duke vrarë 16 luftëtarë shqiptarë dhe u vranë 4 policë serbë.

Pvarësisht akuzave për vrasje selektive dhe vrasjes së civilëve, dënimet e kryeqyteteve perëndimore nuk ishin aq të ashpra sa do të bëheshin më vonë. Policia serbe ndoqi Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij deri në fshatin [Prekazi i Poshtëm]. Një sulm masiv mbi shtëpinë e Jasharit solli masakrimin e 60 shqipëtarëve, shumica familarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 ishin gra dhe 10 fëmijë. Ngjarja e 5 marsit 1998 shkaktoi irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright tha se tashmë "kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ".

Në 24 mars forcat Jugosllave rrethuan fshatin e Glloxhanit dhe sulmuan luftëtarët e UÇK-së.Pavarësisht fuqisë më të madhe të zjarrit, forcat jugosllave dështuan në shkatërrimin e njësisë së UÇK-së i cili ishte objektivi i tyre. Megjithëse kishte disa të vdekur dhe shumë të plagosur nga UÇK, Beteja e Glloxhanit ishte një rezistencë e suksesshme.

Krimi gjatë luftës

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve.



 Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj...






Kohë më parë sipas mediave serbe Kryetari i Shoqatës serbe për luftimin e kancerit Sllobodan Çikariq paralajmëron se ka përfunduar ashtuquajtura “periudhë latente”.

“Në Serbi tash pritet eksplodimi i sëmundjeve të llojeve të ndryshme të karcinomit, gjë që është pasojë e bombardimeve të NATO-s.

Ai shtoi se në institutin e Vinçës afër Beogradit edhe më tutje ruhen në kushte joadekuate materialet radioaktive të grumbulluara pas bombardimeve.

“Vlerësoj që në Serbi nga të gjitha llojet e tumoreve do të sëmuren 40.000 mijë persona dhe se do të vdesin 22.000 mijë të sëmurë”, ngase ka përfunduar e ashtuquajtura “periudhë latente”, përkatësisht koha kur pas ekspozimit ndaj materialeve radioaktive, siç është uraniumi 238, paraqiten sëmundjet e kancerit.

“Periudha mesatare latente për tumore është 15 vjet, që do të thotë se kjo periudhë përfundon në vitin 2014, pasi q bombardimi i Serbisë me uranium të varfëruar ka qenë në vitin 1999”, sqaroi ai.

Bombardimi i forcave serbe në Kosovë me Uranium të Varfëruar nga NATO-ja “Në vitin 1999, gjatë 78 ditëve të bombardimeve nga Aleanca Veri Atlantike (NATO), janë kryer 36.219 fluturime të avionëve luftarak” . Bombarduesit e NATO-s fluturonin në lartësi prej 10-15 km. Në këto lartësi gjendet mbështjellësi i mbrojtjes së tokës, ozoni. Si pasojë e këtyre fluturimeve dhe bombardimeve, mund të jetë dëmtuar ky mbështjellës mbi tërë Ballkanin.
Mbështjellësi i ozonit ka karakter sezonal, që ka të bëjë me gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike dhe me kohë të caktuar të vitit, kështu që ka mundësi që procesi i dëmtimit të ozonit nuk ka mund të qëndrojë shumë kohë në gjerësinë tonë gjeografike, megjithatë është shumë e sigurt se bombardimet, jo vetëm ato të NATO-s por edhe të forcave serbe, kanë ndikuar në zgjerimin global të vrimës ozonale.(Flori Bruqi)

































Ç`ka është Uraniumi i Varfëruar (U. V) dhe pse quhet kështu?


Urani është element natyror i cili, si gjithë elementet tjera gjendet gjithkund për rreth nesh. Në një tonelatë dhe, mesatarisht gjendet 0.5-5g të uranit natyror. Në ato vende ku gjendet më shumë se 0.1%, është ekonomike të hapen minierat e uranit sepse ky është baza e karburantit të energjetikës nukleare. Për të shfrytëzuar uranin në mënyrë komerciale, patjetër duhet të bëhet koncetrimi i tij. Urani natyror ka tri forma ose izotope :U 234, U 235 dhe U 238, të cilët në aspektin kimik janë të njejtë por dallojnë vetëm për nga karakteristikat nukleare. Duke pasë parasysh se urani është element radioaktiv, ai në rrethin e vet emeton rrezatim atomik që është pasojë – rezultat i shkatërrimit të tij. »Ekzistojnë tri lloje themelore të rrezatimit alfa, beta dhe Gama, të cilat nuk janë të njejta dhe nuk janë njësoj të rrezikshme për organizmat e gjallë. Derisa U 235 (që shfrytëzohet për qëllime komerciale), emeton më shumë rreze Gama, U 238 më shumë emeton rreze të spektrit Alfa. Uraniumi i varfëruar në të vërtetë është Urani i cili ka më së paku sasi të U 235(gjithsejtë nën 1%), kurse pjesa më e madhe përbëhet nga U 238 (gjithsejtë (99%). Uraniumi i varfëruar është mbeturinë nukleare artificiale ose mbetje nga urani i cili është perdorur në centralet nukleare. »Në botë ka rreth një million tonë të U.V. Rrezet alfa të cilat i emeton U.V., janë të një distance të shkurtër (gjithsejtë disa milimetra nga thërmiat e burimit të rrezatimit), por njëkohësisht janë 20 herë më të rrezikshme për organizmat e gjallë kur bijnë në kontakt me lëkurën. U.V., është shumë i rrezikshëm , sepse është radioaktiv, gjithashtu edhe për ate se është helmues. »[1]
U.V dhe rëndësia e tij në aspektin ushtarak

»Municioni me uranium të varfëruar është i dedikuar për gjuajtjen e tankseve dhe strehimoreve të kundërshtarit. Kjo gjuajtje realizohet përmes kalibreve të ndryshme, nga (7.6mm, dhe 120mm). Pjesë e rëndësishme e këtij municioni është gjilpëra goditëse (penetratori), bërë nga lëgura me përbërje dominante të U.V. Arsyeja formale e përdorimit të këtij municioni është se: U.V është element natyror shumë i rëndë (1.7 herë më i rëndë se plumbi), kështu që me vendosjen e tij në majën e granatës do të rritet mundësia e depërtueshmërisë më të madhe të granatës«[2]. Zakonisht, heshtet fakti se, në këtë mënyrë, vendet prodhuese të këtij lloji të armatimit, lirohen nga stoçet e mëdha të mbetjeve nukleare, duke hapur kështu mundësinë për një mënyrë të re të luftës nukleare bashkëkohore. »Në luftat në Ballkan, thuhet se është përdorur municioni i kalibrit 30mm., i cili është gjuajtur nga topat e avionëve A-10, AV-8B HARRIER. Kalibri prej 30mm mund ta depërton çelikun me trashësi 6-7cm. Përmbajtja e tij është 292g U.V[3]«.
Karakteristikat e Uaniumit të Varfëruar

Uraniumi i varfëruar për nga karakteristikat kimiko – toksike dallohet nga uraniumi i zakonshëm. Ekzistojnë tri lloje të uraniumit:234, 235 dhe 238. Ky i fundit (238) përdorët në reaktorët bërthamor për prodhimin e bombës nukleare. Për këtë qëllim uraniumin e pasurojnë me dy izotope tjera radioaktive të cilat nxirren nga uraniumi mineral i cili mbetet pa këto dy komponente dhe shëndërrohet në uranium 238 me përbërje 98.8 % ose Uranium i Varfëruar, mineral i cili është dy herë më pak radioaktiv se origjinali. Në këtë formë të parëndësishme por jo naive e përdorin për shkak të fortësisë së tij,( dendësisë dhe vëllimit, peshës së rëndë specifike). Në këtë formë ky është më i rëndë se plumbi dhe përdorët për prodhimin e shkopinjëve të golfit, pjesëve të aeroplanëve, anijeve, tankseve të blinduara dhe për rritjen e fuqisë depërtuese të projektilëve.
Kur eksplodojnë projektilët me U.V., në momentin e kontaktit me cakun, lirojnë nxehtësi prej:3.000 g. Celzius, me një shtesë të vogël plutoniumi i rritet nxehtësia në 400 g. Celzius. Pas depërtimit në cak, plumbi shpërbëhët në pjesë të imëta të cilat digjen në kontakt me ajrin, duke shkaktuar kështu pasoja afatshkurtëra ose afatgjata për njerëzit që i thithin ato përmes ajrit. A do të jenë dëmtimet afatshkurtëra apo afatgjata, varet nga forma e oksidit të uraniumit, me të cilin personi ka vënë kontakt.
Ekzistojnë dy lloje të oksidit të uraniumit:

Në formë të gastë – i cili largohet nga trupi i njeriut përmes djersitjes dhe urinimit.

Në formë të “gjendjes qeramikë” i cili mund të mbetet fizikisht në trup për njëkohë të gjatë. Kjo don të thotë se personi i cili ka qenë në kontakt me këtë formë të oksidit të Uraniumit, përmban në vete një burim të përhershëm të rrezatimit në organizmin e vet, me të gjitha pasojat që sjell ky rrezatim. Uraniumi nuk është pjesë e oligoelementeve dhe as pjesë e indeve, (qelizave njerëzore). U.V. ka veprim emetimi alfa dhe aftësi të madhe depërtuese. Me veprimin e tij krijohen jone të cilat shpërthejnë c`do membranë, përfshirë edhe materien gjenetike që më vonë bartet te pasardhësi, duke shkaktuar sëmundje malinje dhe shumë sëmundje tjera. U.V. përbën toksinë e cila nxit veprime helmuese në të gjitha pjesët vitale të organizmit të njeriut. Një miligram i U.V., i futur në organizëm, mjafton për të bllokuar punën e veshkëve, kurse 50mg nxit radioaktivitet më të madh se sa doza maksimale e lejuar për punëtorët që punojnë në centralet atomike. Thënë teknikisht, kur radioaktiviteti futet në trup mjafton e dhjeta e tre miliontës pjesë të sekondës për të shkatërruar një elektron të njeriut. Pastaj ky elektron pasi që është negativisht i elektrizuar, len atomin e elektrizuar pozitivisht, duke kryer kështu procesin e quajtur jonizim. Pas kësaj elektroni dhe atomi pasi që bëhën jo stabil, prodhojnë reaksione zinxhirore, kimiko- fizike, duke shkaktuar ndryshime në molekula dhe në trashëgiminë gjenetike të indeve dhe qelizave, dhe nga ky moment mund të përshpejtohet procesi i zhvillimit të kancerit (tumorit). Sipas përvojës së Luftës në Bosnje, gjegjësisht boshnjakëve, shqiptarëve, serbëve dhe kroatëve të Bosnjës, ka lindur sindromi i quajtur: “Shiu Amerikan”. Në të vërtetë personat që kanë pas kontakt me U.V. shumë shpejt ankohen për lodhje kronike, kanë kokëdhembje, djersitje të tepërta dhe frymëmarrje të vështirësuar.






















Këto vështirësi sipas deklaratave të personave të rrezatuar rriten sidomos gjatë kohës me shi. Ajo që brengos më së shumti është fakti se U. V. është më i rrezikshëm se uraniumi, sepse i pari oksidohet, tretet në ujë dhe mu për këtë është e domosdoshme që zonat e kontaminuara të dekontaminohen sa më shpejt, para se U. V. të mbërrijë te shtresat e thella të dheut, ose gjer te ujërat nëntokësorë. Si pasojë e veprimit të U. V., pasojnë gjendjet e rënda tek njerëzit siç janë gjendjet:
Teratogjene
Mutagjene
Kancerogjene.....
Rritja incidence e sëmundjeve malinje fillon 2-5 vjet pas kontaminimit të parë intern me ushqim dhe ujë.
Në kufirin Kosovë Shqipëri ku ka pasë më shumë goditje me U.V. pastaj, Kosovë – Mali i Zi, Kosovë-Serbi, sipas statistikave jo formale është shënuar një rritje e konsiderueshme e sëmundjeve kancerogjene, sidomos nga kanceri i organeve të frymëmarrjes.



 Municioni me U.V. e ka ndotur ambientin jetësor dhe mund ta ndërrojë për qindra vite strukturën gjenetike të popullsisë së prekur nga U.V. Shikuar në tërësi është e domosdoshme që me aksione të organizuara dhe të koordinuara në planin global të ruhet dhe të respektohet e drejta e njerëzve që kanë pësuar nga pasojat e veprimit me municion të U.V.
Ku dhe sa është përdorur ky municion?

»Në luftën e Gjirit janë hudhur më shumë se 940.000 predha të municionit me kalibër 30mm, 14.000 copë të kalibrit 105mm, dhe 120mm, që gjithsejtë bëjnë rreth 320 tonelata të U.V«[4]. »Ministria e Mbrojtes së SHBA-ve dhe NATO kanë pranuar se në Kosovë dhe për rreth saj është përdorur ky municion.



Faktet precize i din vetëm NATO-ja por dyshohet se janë hudhur afërsisht 30 tonë«[5].
Një pjesë e madhe e U.V është hedhur mbi teritorin e Kosovës. »Thuhet se mbi teritorin e ish Jugosllavisë janë hudhur 13.000 tonë U.V. Sipas disa të dhënave, (Amerikanët vetë e kanë pranuar), në të vërtetë janë hudhur 11.000 tonë të U.V, të këtij nus produkti 235 i cili përdorët si karburant në elektranat nukleare«[6].
Si pasojë e rëndë e bombardimit nuk numërohen vetëm tonelatat e U.V, por edhe tonelatat e materieve kimike të dëmshme dhe kancerogjene të djegura dhe të shpërndara, si psh: merkuri, dioksinet, kerozina e djegur, (trafot e djegura),halonet dhe të gjitha këto, janë pasoja shtesë e bombardimeve, të cilat kanë dëmtuar seriozisht njerëzit dhe ambientin që i rrethon, më shumë se sa është folur apo pranuar botërisht.
A është më i rëndësishëm veprimi kimik apo radioaktiv i Uraniumit të Varfëruar ne njerëz? Veprimi dëmtues i U .V. mund të bëhet nga ana e jashtme dhe e brendshme e rrezatimit. Për rrezatimin e jashtëm është me rëndësi ta dimë dhe sidomos ne rastet kur tërë gjilpëra goditëse ose një pjesë e saj gjendet ne afërsi të njerëzve. Nëqoftëse një gjilpërë e tillë bie ne kontakt me lëkurën, për shkak të prezencës së rrezatimit alfa dhe beta, janë të mundshme ndryshimet ne lëkurë. Këto raste janë të rralla dhe ka mundësi tu iket.
Rrezatimit të brendshëm vështirë se mund ti iket dhe është shumë më i rrezikshëm. Rreziku primar vie nga thithja e thërmive në rrethinën e afërtë të objektit të goditur. Sidoqoftë, duhet pasë parasysh se thërmitë e imëta të uraniumit futen në dhe dhe në ujë, kështu në mënyrë indirekte dhe vazhdimisht kontaminojnë tërë zinxhirin e gjërave ushqimore.




Gjysmë koha e shkrirjes së Uraniumit të varfëruar është 4.5 miliardë vite, që praktikisht don të thotë se nëse një herë është shpërndarë urani, aty do të mbetet përjetësisht. U.V mës së shumti futet në organizmin e ushtarëve dhe njerëzve të cilët kanë qenë në afërsi të vendit dhe momentit të goditjes. Është e mundur që në ato momente dhe raste mund të thithen deri në 100 gram U.V.




Nëse njëherë futet në organizëm, U.V.,në kontaktin direkt së pari rrezikon indet, mëlqinë, veshkët, por edhe organet tjera vitale, sidomos mushkëritë, palcën kurrizore,etj.



 Pasojat e radiologjike dhe toksike mund të kërcënojnë me rrezikun e kancerit. Ky rrezik përbën 5% siver (0.05. milisiver). Në fazat e më vonshme, pas goditjes, sidomos gjat sanimit të pasojave, nuk përjashtohet thithja shtesë e thërmive në rrethinën e vendit të goditur.



Arsye mund të jetë ngritja e pluhurit radioaktiv nga dheu si pasojë e ndonjë fryme ose të lëvizjes së automjeteve. Dozat ekuivalente në këto raste mund të jenë të vogla dhe vështirë se mund të kalojnë një të dhjetën e mikrosiverit. Nëqoftëse caku nuk është goditur, një përqindje e vogël e U.V do të shndërrohet në gjendje të ngurtë aerosole. Urani në formë metali do të gjendet në dhe dhe në këtë rast është i mundshëm reaksioni me ujin. Varësisht nga situata gjeologjike është lehtë e mundshme ndotja edhe e ujrave nëntokësorë. Kjo duhet të kihet prasysh në secilin lokacion veq e veq.


NATO Vërteton Detajet e Përdorimit të U.V. Në Kosovë

»Në letrën e datës 7 shkurt të vitit 2000, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Robertson i konfirmon Sekretarit të Përgjithshëm të KB, z.Kofi Anan, detajet e përdorimit të municionit me U.V. në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Predhat me U.V. janë përdorur sa herë që janë angazhuar forcat e blinduara A-10 gjat operacioneve të forcës Aleate dhe janë përdorur gjithandej në Kosovë, përafërsisht gjat 100 misioneve. Gjylet GAU-8 /A API janë të destinuara për PGU-13/B dhe përmbajnër projektile aerodinamike me nën-kalibrim, me energji Kinetike depërtuese të mekanizuar nga U.V, produkt ky, jo kritik i procesit të rafinimit të Uraniumit. A - 10 shfrytëzon predha të U. V- së si pjesë të mbushjes së tyre standarde.



Sasia e përafërt prej 31.000 predhave të municionit me U.V. janë përdor në operacionet e forcave aleate.« [7] Përqëndrimi kryesor i këtyre operacioneve ka qenë në një zonë, në përendim të rrugës: Pejë – Deqan, në zonën për rreth Klinës, në zonën për rreth Prizrenit dhe në një zonë në veri të vijës që lidh Therandën (Suharekën), me Ferizajin. Sidoqoftë, shumë misione ku është përdor municion U.V. janë zhvilluar edhe jashtë këtyre zonave të përmendura. Në këtë moment është e pamundur për të caktuar saktësisht ç`do lokacion ku është përdorur municioni me U.V. Më poshtë, bashkangjitur është harta e cila ofron informacionet më të mira në dispozicion, për lokacionet ku është përdorur municioni me U.V.



































Janë hudhur gjithsejtë 31.000 predha me nga 271 g., që përmbajnë gjithsejtë 8401 kg. të Uraniumit të Varfëruar

Lloji i Aeroplanit bombardues A-10, me U.V

I cili ka bombarduar forcat Serbe në Kosovë
Fushat të cilat janë identifikuar si caçe artilerike me përmbajtje të U. V. Kombet e Bashkuara (UNDP-NATO)

Fushat të cilat janë identifikuar si caçe artilerike me përmbajtje të U. V. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Ambientit (UNEP)

UNIVERSITETI I BRISTOLIT

RAPORTI FINAL

“PROGRAMI I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR MBROJTJEN E
AMBIENTIT (UNEP) PËR CAÇET E GODITURA ME URANIUM TË VARFËRUAR GJATË LUFTËS NË KOSOVË”[8]

URANIUMI I VARFËRUAR (U. V), RAPORTI FINAL:

Cilat ishin qëllimet e Misionit Vlerësues në Kosovë

Misioni 2 javor (5-17 nëntor të vitit 2000), i UNEP-it kishte për detyrë të përcaktonte nëse përdorimi i U. V.- së gjatë luftërave në Ballkan mund të kishte sjellë ndonjë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Prej sa shkencëtarëve përbëhej ky ekip?

Ekipi i UNEP-it përbëhej prej 14 shkencëtarëve nga:Instituti i Mbrojtjes Radioaktive nga Suedia, Agjensioni Ndërkombëtar i Energjisë Atomike, Universiteti i Bristolit, Departamenti i Shkencave Mjekësore, AC Laboratori – Spiez (Zvicër), Agjensioni Kombëtar Italian për Mbrojtjen e Mjedisit (ANPA), Qendra e Ushtrisë Amerikane për Promovimin e Shëndetit dhe Mjekësisë Preventive, Instituti Finlandez i Punëve të Brendshme dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Ambientit.



Cilat fusha që kanë të bëjnë me caqet artilerie të kontaminuara me U. V., gjatë luftës në Kosovë duhej të identifikoheshin?

Gjithsejtë janë kryer 112 sulme me Aeroplan gjuajtës A-10 por disa caqe janë goditur nga dy herë.
Sa fusha (caqe) i kishte vizituar ekipi i UNEP-it gjatë misionit në Kosovë?

Ekipi i UNEP-it kishte vizituar gjithsejtë 11 fusha, 5 në sektorin Italian dhe 6 në sektorin Gjerman të KFOR-it.

Cilat janë fushat e vizituara?

Sektori Italiani i KFOR-it

1. Garnizoni i Gjakovës (garnizon i mbyllur i ish A. J)
.
2. Barakat e Irzniqit, (barakat ish A. J. Deçan).

3. Bregu i Vranovcit: kodër afër këtij fshati (Deçan).

4. Liqeni i Radoniqit: liqe artificial në veri të qytetit të Gjakovës.

5. Bandera/Pozhar: fshat afër bregut të lumit (Deçan).
Sektori gjerman i KFOR-it
6. Rikavac:Lokacioni gjendet në rrugën e asfaltuar,në
fushën në të dy anët e rrugës dhe në një ndërtesë më larg (Prizren).

7. Mali Ceja: Cak i goditur me 5 qershor në pozicionet e
njësisë kundërajrore të Ushtrisë Jugosllave, në një kodër mali (Prizren)
8. Fshati Plane (Prizren), Lokacion afër fshatit Plane në anën e pjerrtë të Pashtrikut që gjendet në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
9. Belobrad – Sharr (Dragash), cak i NATO-s i goditur me 15 Maj 1999. Pjesët e artilerive gjenden në të dy anët e rrugës.
10. Buzec – Sharr (Dragash), Lokacioni gjendet në drejtim të fshatit Buzec në fushën në të dy anët e rrugës.
11. Fshati Kuk (Kokouce), Sharr (Dragash), Caku i goditur gjendet në kodrën e malit në një lartësi mbidetare përafërsisht 1,500 metra.
Ç`farë dhe sa lloje mostrash u mblodhën?

“ Në këto Fusha u mblodhën mostra të dheut dhe të ujit. Mostrat e dheut janë nxjerr nga thellësitë dhe lokacionet e ndryshme., uji është marrë nga përrojet lumenjtë dhe puset e fermave. Janë marrë edhe mostra të ndryshme nga bari, drunjtë, frutat, dhe këpurdhat. Në tri punkte qumështi është marrë drejtpërdrejtë nga lopët. Kurse testi i kontaminimit është bërë në ndërtesa, automjetet e shkatërruara ushtarake dhe nga penetratorët e gjetur. Janë mbledhur gjithsejtë 340 mostra:247 mostra dheu, 45 mostra uji,30 mostra të vegjetacionit, 10 teste të ndotjes, 5 mbështjellës, 7 penetratorë,dhe 1( një) fragment (pjesë penetratori). Penetratorët dhe mbështjellësit janë pjesë të veçanta artilerie”[9].


Çka është penetratori?










































“Është pjesë e metaltë e uraniumit të varfëruar, në formë të lapsit të mprehur, 9 cm i gjatë dhe me diametër 0.9 cm. Metal me densitet (19 g/cm cub, ose 19 herë më i dendur se uji, metal shumë i dendur) që ka mundësi të përshkojë blindimin e lartë, dhe kjo është arsyeja pse U. V . përdorët si municion”[10].
Ç’ ka përmbanin këto mostra dhe pse u analizuan?

“Mostrat e dheut u analizuan për përbërjen e mundshme të izotopeve të uraniumit, uraniumit total dhe toriumit.
Këto mostra u analizuan edhe për shkak të elementeve trans uranium dhe nxehtësisë. Mostrat e ujit u analizuan për uraniumin total, izotopet e uraniumit, pH-së, EH-së, dhe për elementet e mëdha të gjurmëve, përfshirë (alkalitetin - bazën), kurse penetratorët ishin analizuar për izotopet e uraniumit”[11].


Ç’ ka është gjetur nga laboratori i kërkimeve në universitetin e Bristolit?

Ata kishin gjetur se pjesa më e madhe e mostrave të dheut kishin uranium të koncentruar brenda koncetrimit normal të ambientit. (1-300 mg/kg). Vetëm një sasi e vogël e mostrave kanë lartësi të ultë të koncetrimit me uranium dhe kjo ndodh vetëm në kontakt të drejtpërdrejtë me penetratorin. “Izotopet e analizuara të uraniumit, tregojnë se uraniumi i varfëruar përmban: 0.2 % të Uraniumit 235. Uraniumi i varfëruar gjithashtu ka gjurmë të koncetrimit U236 dhe të plutoniumit 239PU dhe 240PU dhe ka indikacione se ky metal është prodhuar nga karburantet nukleare. Ky koncetrim, nganjëherë është më i ultë se 236U dhe se plutoniumi, dhe vijon të jetë më shumë se 1% në kufi me radioaktivitetin e metalit 0.2% 235U.”[12]

Cilat janë implikimet për mjedisin?

Sipërfaqet e kontaminuara në këto fusha janë të vogla, të parëndësishme dhe nuk janë kërcënuese për mjedisin. Megjithatë ka lokacione që përmbajnë mbi 600kg. të U. V.(2000 gjyle ) të U. V. dhe ka të ngjarë që ujërat nëntokësorë të kontaminohen në të ardhmen. Në këto vende mund të ndodh numër i reaksioneve natyrore të cilat mund të ndeshen dhe ngadalësojnë lëvizjen e Uraniumit.

Cilat janë rreziqet - implikimet për shëndetin e popullatës?

Nëse uji pijshëm në të ardhmen nuk kontaminohet nuk do të ketë rreziqe që implikojnë dhe rrezikojnë shëndetin e popullatës nga U. V. Ka shumë rekomandime për mënyrat e monitorimit të ujërave nëntokësorë dhe se si të behën analizat për uraniumin në përgjithësi, në të ardhmen.
Si tëvlerësohet rrezikut
E vërteta e plotë dhe vlerësimi i saktë i rrezikut mund të bëhen, duke mbledhur të dhëna të plota mbi veprimet, kualitetin, kuantitetin, numrin e saktë të fluturimeve, pajisjet mbrojtëse për fluturaket luftarake etj.
Nga ana e jonë, për faktet me interes të bombardimeve dhe luftës në Kosovë mund të flasin njerëzit e kualifikuar si:

Ekspertët ushtarakë
Ekspertët mjekësorë
Ekspertët ekologjikë,
Banorët e vendbanimeve ku kanë rënë bombat, si dhe punëtorët shkencorë të profileve:
Bujqësi-agronomi
Hidrologji
Kimi
Teknologji
Shoqatat Joqeveritare Ekologjike
Personat e Trajnuar për Situata Post Radioaktive

Nga të gjithë këta njerëz të pregaditur, kërkohet që në mënyrë të organizuar të fillojnë punën për vlerësimin e shkallës së rrezikut dhe sanimin e gjendjes. Këta ekspertë të organizuar në formë komisioni apo në ndonjë formë tjetër, duhet që, përveq vlerësimit të rrezikut, të vlerësojnë dëmet dhe të kërkojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara.

Çka ndodh me rastin e goditjes së municionit apo raketës me U.V. në cak?
Përveç veprimit të thjeshtë mekanik, municioni me uranium të varfëruar, për shkak të radioaktivitetit të Uraniumit, ka dhe veprim radiologjik në njerëz, si dhe ndikim në ambientin jetësor.
Për vlerësimin e këtij veprimi është me interes të dijmë se çka ka ndodhur me gjilpërën goditëse në momentin e goditjes në cakun e fortë, siq është tanku, ose strukturat e betonarmesë. Në këtë rast në vendet e goditura paraqiten:

Mbeturina të mëdha (dhjetë gramëshe) të pjesëve të gjilpërës goditëse.
Mbeturina të pakta (gramëshe) të pjesëve të gjilpërës goditëse.
Thërmitë e mëdha ( mbi 10 mikronë) , dhe
Thërmitë Aerosole si pasojë e djegijes së pjesëve të gjilpërës goditëse.
Tri Thërmitë e para janë të përbëra nga urani metal (me shtesë të metaleve të rralla), që janë relativisht të rënda dhe bijnë në largësi të afërtë (dhjetë metra). Këto thërmi mund të reagojnë intenzivisht me gjërat e lëngëta në rrethinë dhe në këtë mënyrë ndotin ujrat sipërfaqësor dhe nëntokësorë si dhe vetë tokën- dheun.

Në rast të goditjes së cakut, në vendin e goditjes, paraqiten temperatura të larta gjer në 1200 G celzius. Urani metalik ndizet në temperaturë prej 700.gradë celzius. Pjesë të gjilpërës goditëse (5-70%) ndizen dhe kështu krijohen: dioksidi i uranit, trioksidi i uranit, dhe U3O8.

Pas ftohjes së shpejtë, vie deri te procesi i formimit të Aerosoleve, gjegjësisht shëndrrimi në mjegull uraniumi të imtë. Pjesa më e madhe e këtyre thërmive është shumë e vogël dhe ka një –prag nën 2.5 mikronë. Procesi i ftofjes është i tillë, që kjo mjegull e uraniumit ka thërmi në formë keramike të cilat kanë shkrirje të vogël në ujë dhe hidratet e trupit. Nga kjo edhe varet shumë mekanizmi i veprimeve të këtyre aerosoleve në botën e gjallë. Pjesa më e madhe e thërmive të krijuara bie në tokë, afërsisht rreth vendit të goditjes. Në largësi më shumë se 200 metra, numri i tyre është më i vogël, edhe pse me matje precize mund të konstatohet prezenca e tyre edhe në largësitë prej dhjetëra kilometrash, sepse bazuar në dimenzionin (madhësinë ) e tyre, thërmitë mund të barten lehtë nga era.

A është më i rrezikshëm për njerëzit veprimi kimik apo radioaktiv i U.V-së?

Veprimi dëmtues i U.V. mund të bëhet nga ana e jashtme dhe e brendshme e rrezatimit. Rrezatimi i jashtëm është i rëndësishëm, para së gjithash, në rastet kur tërë gjilpëra goditëse ose një pjesë e saj gjendet në afërsi të njerëzve. Nëqoftëse një gjilpërë e tillë vie në kontakt me lëkurën, për shkak të prezencës së rrezatimit alfa dhe beta, janë të mundshme ndryshimet në lëkurë. Këto raste janë të rralla dhe ka mundësi tu iket.

Rrezatimit të brendshëm vështirë se mund ti iket dhe është shumë më i rezikshëm. Rreziku primar vie nga thithja e (thërmive) në rrethinën e afërtë të objektit të goditur. Sidoqoftë, duhet pasë parasysh se thërmiat e imëta të uranit futen në dhe dhe në ujë, kështu që në mënyrë indirekte dhe vazhdimisht kontaminojnë tërë zinxhirin e gjërave ushqimore. Gjysmë koha e shkrirjes së Uranit të varfëruar është 4.5 miliardë vite, që praktikisht don të thotë se nëse një herë është shpërndarë urani, aty do të mbetet përjetësisht. U.V më së shumti futet në organizmin e ushtarëve dhe njerëzve të cilët kanë qenë në afërsi të vendit dhe momentit të goditjes. Është e mundur që në ato momente dhe raste mund të thithen deri në 100 gram U.V. Nëse njëherë futet në organizëm, U.V.,në kontaktin direkt së pari rrezikon indet, mëlqinë, veshkët por edhe organet tjera vitale, sidomos mushkëritë, palcën kurrizore, etj. Aerosolet e thithura kanë komponentën e tretshmërisë dhe jo të rritjes. Nga komponentet zbërthyese të U.V., ndodhin pasojat akute të nxitura nga hemotoksiniteti i uranit, gjegjësisht pasojat e helmimit. Pasojat radiologjike dhe toksike mund të kërcënojnë me rrezikun e kancerit. Ky rrezik përbën 5% siver (0.05. milisiver). Si krahasim mund të marrim se rreziku i përgjithshëm i vdekshmërisë nga kanceri përbën 20%.të rasteve

Në fazat e mëvonshme, pas goditjes, sidomos gjat sanimit të pasojave, nuk përjashtohet thithja shtesë e thërmive në rrethinën e vendit të goditur. Arsye mund të jetë ngritja e pluhurit radioaktiv nga dheu, si pasojë e ndonjë fryme ose të lëvizjes së automjeteve. Dozat ekvivalente në këto raste mund të jenë të vogla dhe vështirë se mund të kalojnë një të dhjetën e mikrosiverit. Nëqoftëse caku nuk është goditur, një përqindje e vogël e U.V do të shndërrohet në gjendje të ngurtë aerosole. Urani në formë metali do të gjendet në dhe dhe në këtë rast është i mundshëm reaksioni me ujin. Varësisht nga situata gjeologjike është lehtë e mundshme ndotja edhe e ujrave nëntokësorë. Kjo duhët të kihet prasysh në secilin lokacion veç e veç.

Resurset Natyrore

»Sipas dëshmive të profesor Kader Azmalit, ish ministër për burimet ujore dhe pasuritë pyjore në Qeverinë e Republikës Jug Afrikane, i cili ishte mysafir në Konferencën Botërore për ruajtjen e resurseve natyrore, nën organizimin e Fondacionit Rojters, në Londër, organizuar në vitin 1994«[13], atëherë ai ishte habitur nga fakti se paisjet më moderne për matjen dhe kontrollin e ujrave nëntokësorë për tërë Evropën, saktësisht, kishin përcaktuar dy vende nga ish Jugosllavia: Regjionin e Liqejve të Plitvicës dhe pjesë nga ujrat nëntokësor të Kosovës«[14]. Sipas disa opinioneve serbe, NATO në vitin 1999, në dukje të parë në mënyrë jologjike ka hudhur një numër të konsiderueshme bombash speciale të blinduara me U.V., të cilat kanë aftësi depërtuese deri te ujërat nëntokësorë, duke i kontaminuar këto ujëra për një kohë të gjatë. Gjithnjë sipas këtij opinioni këto veprime në Kosovë janë kryer në mënyrë që ti pamundësohet në të ardhmen c`farëdo udhëheqësie në Kosovë, të shantazhoj vendimmarrësit Evropian dhe botëror me ujë të pijshëm, si armë që do të sundojë botën në këtë shekull. Kur është fjala për rrjedhat ujore nëntokësore në Kosovë, është shumë i rëndësishëm drejtimi i këtyre rrjedhave, gravitim dhe derdhja e tyre. Këto të dhëna mund të na tregojnë dëmin real për ambientin jetësor si pasojë e U.V.,jo vetëm në Kosovë, Ballkan por edhe në Evropë.
Të gjitha këto fakte është mirë të verifikohen shkencërisht me analizimin e mostrave nga vendet e goditura, përndryshe mund të përballemi me fenomenin e imunodeficitit tek popullata e zonave të goditura me U.V.

Nëqoftëse këto supozime verifikohen si të sakta (megjithëse jemi vonuar shumë), për ç`do ditë mund të rritet rreziku kancerogjen, kriptorhizmi si sëmundje mashkullore dhe steriliteti tek femrat.
Hidrologjia

Po japim më poshtë një hartë hidrologjike të Kosovës me të dhëna, si shembull krahasues për dëmin eventual dhe të mundshëm të U.V. në ujrat sipërfaqësor dhe nëntokësor të Kosovës.
Në Kosovë ndeshen shumë lumenjë, që rrjedhin në drejtim të Detit Adriatik, Detit të Zi dhe Detit Egje. Lumenjtë kryesorë të Kosovës janë: Drini i Bardhë (në pjesën jugore të Kosovës – derdhet në Detin Adriatik), Lumi i Ibrit (në pjesën veri perëndimore, derdhet në lumin Morava dhe Danub, e më tej në Detin e Zi), lumi Lepenc (i cili në pjesën jug lindore derdhet në lumin Vardar dhe në detin Egje). Është shumë interesant fakti që Deti i Zi është i drenuar nga ujrat nga një sipërfaqe e zonës ujëmbledhëse prej 5500 km², ose 51 % të territorit të Kosovës, Deti Adriatik është i drenuar nga një zonë prej 4500 km² ose 43 %, dhe Deti Egje është i drenuar nga një zonë vetëm 900 km² ose 6 %
Kurrizoret Ujëndarëse

Kurrizoret ujëndarëse të tri drenazheve kryesore (Drini i Bardhë, lumi i Ibrit dhe Lepencit) takohen me njëri – tjetrin afërsisht 16.5 km në perëndim të Ferizajt, në zonën kadastrale të Budakovës komuna e Therandës (Suharekës). Në këtë pikë kontakti të tre kurrizoreve ujëndarëse, ndodhet Mali i Dermanit në lartesi 1,359 m mbi nivelin e detit. Prej kësaj pike, sipërfaqja ujore derdhet në drejtim të Detit Adriatik, Detit të Zi ose Detit Egje.

Lumenjë të tjerë të rëndësishëm në Kosovë janë: Lumi i Sitnicës, Morava e Binçës, Bistrica e Pejës dhe Bistrica e Deçanit. Kosova gjithashtu ka një numër të madh burimesh karstike, burime të ujrave termale dhe minerale, lugina akullnajore dhe liqene natyrale dhe artificiale.

Identifikimi i Lokacioneve të Goditura me U.V., dhe Siguria e tyre

Prioritet është çështja e identifikimit të lokacioneve, vendosja e shenjave identifikuese të shkallës së rrezikshmërisë dhe ruajtja e tyre rigoroze.Informimi i mirë i qytetarëve, që ata dhe kafshët e tyre të mos futen në zonat e kontaminuara dhe tu ndalohet rreptësisht ndërtimi në, dhe afër këtyre zonave.
Po jetojmë në kohën kur ruajtja e ambientit jetësor është bërë çështje jetike, shkencë, drejtim politik dhe problem kryesor në sferën ekonomike, prandaj nëqoftëse nuk i gjejmë faktet dhe të dhënat që rrezikojnë jetën e qytetarëve tanë, jemi bashkëpjesmarrës të shkatërrimit gjenetik dhe ekologjik për shekuj me rradhë.

Si ta identifikojmë municionin me U.V., dhe mbetjet e tij ?

Gjilpërat goditëse nga municioni me U.V, janë në formë të cigares, rreth 30cm. të gjata. Ato mund të jenë të deformuara lehtë ose në disa pjesë, nga goditja. Nga njëherë në njërën anë mund të gjenden edhe mbetje të bartësit nga alumini në të cilin gjendet gjilpëra. Këto gjilpëra janë prej uraniumit të varfëruar. Duke pasë parasysh se vetëm 25% të granatave godasin cakun, pjesët e këtij municioni mund të gjenden rreth vendit të goditur, ose në sipërfaqe ose edhe të futura nën sipërfaqen e tokës (dheut).

Si të sillemi ?

Rregulla të përgjithshme :

MOS OFROHI TE VENDET E BOMBARDUARA
MOS MBLIDHNI PRODHIME DHE BARISHTE AFËR VENDEVE TË GODITURA
MOS I KULLOSNI KAFSHËT, AS MOS E SHFRYTËZONI UJIN
AFËR VENDIT TË MUNDSHËM TË KONTAMINUAR, QOFTË
UJI SIPËRFAQËSOR APO NGA PUSI.
NDALONI FËMIJËT TË MOS LUAJNË RRETH VENDIT TË GODITUR
MOS E PUNONI TOKËN E CILA MUND TË JETË E KONTAMINUAR
MBANI HIGJIENË KUR TË LËVIZNI AFËR VENDIT TË GODITUR

Nëqoftëse kemi gjetur pjesë të U.V:

MOS U AFROHI DHE MOS I PREKNI KËTO PJESË
BËNI NJË SHENJË TË PËRKOHSHME VENDIT KU JANË PJESËT
NË SHTËPI MENJËHERË TË PASTROHENI MIRË DHE DETAJISHT NDËRRONI RROBAT
LAJMËRONI POLICINË OSE USHTRINË PËR (RASTIN), GJETJET.
LAJMËRONI FQINJËT
Nëqoftëse mendoni se jeni kontaminuar me U.V:

MENJËHERË LAJMËROHUNI TE MJEKU MË I AFËRTË
DHE KËRKONI KONTROLLË ADEKUATE
NJOFTONI ORGANET LIGJORE PËR VENDIN DHE MËNYRËN
SE SI JENI KONTAMINUAR.

Çka të kërkoni:

INSISTONI QË TË KENI NË DISPOZICION TË GJITHA TË DHËNAT E KONTAMINIMIT NË RRETHINËN TUAJ, SIPAS LIGJEVE PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI JONIZUES, DHE UDHËZUESI PËR VEPRIM NË SITUATA TË JASHTËZAKONSHME.
ORGANET ZYRTARE JANË TË OBLIGUARA QË TI PARAQESIN KËTO TË DHËNA.
KËRKONI QË TË BËHET NJË MATJE PRECIZE DHE REALE E
NDOTJES NUKLEARE NË RRETHINËN TUAJ,
PËR PËRPËRMBAJTJEN E E URANIUMIT NË MOSTRAT E
DHEUT. KËSHTU DO TË JENI TË SIGURTË SE A KA DHE SA
ËSHTË REAL RREZIKU

INSISTONI QË TË DHËNAT TË BËHEN PUBLIKE.

Ekzistojnë dy lloje të matjeve: Prospekti i terrenit për të përcaktuar lokacionin, matjet e shkallës së radioaktivitetit dhe përbërjes së uraniumit në mostrat e dheut, ushqimit, ujit, ajrit, vegjetacionit, dhe kafshëve. Mund të bëhen matje përmes shumë metodash: spektrometria gama (më e shpeshtë dhe më e thjeshtë), spektrometria Alfa, radiometria Alfa, analiza aktive e neutroneve (më e ndijshme), spektroskopia masive etj.

VËREJTE
Thithja e thërmive të U.V mund të ketë pasoja afatgjata në shëndet, përfshirë sëmundjet nga kanceri, deformimet gjenetike të porsalindurve, sëmundjet neurologjike, sëmundjet e veshkëve dhe dëmtimet e sistemit imunologjik. Këto efekte mund të lajmërohen disa vite pas kontaminimit.

Dekontaminimi (Sanimi) Ekologjik)

Dekontaminimi (Sanimi) ekologjik duhet të bëhet çështje jetike kombëtare dhe ndërkombëtare dhe si çështje imediate, sepse nëse nuk fillojnë sa më shpejt veprimet e duhura, ndotjet ndërshtetërore do të përhapen në tërë Ballkanin dhe më gjërë. Për të parandaluar efektet pasuese dhe për të zbutur sadopak dëmët tani më të shkaktuara, duhet të kryhen këto veprime:

Vlerësimi i shtrirjes së goditjeve me U.V.
Numri i goditjeve dhe sasia
Marrja e mostrave në të gjitha pikat e goditura
Vlerësimi i shkallës së kontaminimit
Plani Aksional për dekontaminim, sanim dhe eleminim.
Monitorim permanent

Në këto plane si në aspektin planifikues ashtu edhe në atë ekzekutues duhet të marrin pjesë:

KESHILLI NDERMINISTROR PER MBROJTJE TE AMBIENTIT DHE SHENDETIT

POLICIA E KOSOVËS

AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT

FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS

KFOR-i

INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË

OJQ-TË

FONDACIONET NDËRKOMBËTARE

ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN E AMBIENTIT JETËSOR...

Për të zgjidhur këtë problem të madh dhe jetik, është i nevojshëm mobilizimi dhe senzibilizimi i gjithë spektrit shoqëror në Kosovë, si dhe faktorit ndërkombëtar, sepse kufijtë gjeografik të shtrirjes së pasojave nuk ekzistojnë.

Pasojat duhet të evitohen shpejt dhe në mënyrë adekuate

Për të bërë dekontaminimin dhe sanimin e sipërfaqeve të kontaminuara nga substancat e ndryshme të rrezikshme, është e nevojshme që të kompletohen të dhëna të sakta dhe të:

Përcaktohen lokacionet
Vendosen në harta
Caktohet perimetri i sigurisë
Senzibilizohet opinioni publik
Njoftohen dhe kërkohet ndihmë nga këto organizata:
Programi i OKB-së për ruajtjen e ambientit jetësor
Programi për ruajtjen e mbështjellësit të ozonit
Fondi Multilateral për realizimin e protokollit të marëveshjes së Montrealit
Organizatat Ballkanike
Institucionet Shkencore Europiane dhe Amerikane
Krahas këtyre, të punojë edhe një ekip vendor për të përfituar eksperiencën e nevojshme dhe për të bërë krahasimin e të dhënave.

Përmbledhje

Shumë Organizata Ndërkombëtare duke përfshirë edhe UNEP-in, kanë dërguar ekipe dhe ekspertë në vendin e ngjarjes duke i ngarkuar me detyra për të raportuar dhe vlerësuar ndikimin e U.V-së në shëndetin dhe mjedisin. Sidoqoftë mbetet detyrë parësore e qeverisë që përveç monitorimit permanent, të krijoj ekipe specialistësh që të punojnë vazhdimisht në këtë çështje, në aspektin e dekontaminimit, sanimit, eliminimit, dhe analizave gjithëpërfshirëse.
Hajriz Sejdiu
Hajriz Sejdiu, drejtor i Deparatmentit të Gatishmërisë në Agjencinë e Menaxhimit
Emergjent-Ministria e Punëve të Brendshme


[1] The National Gulf War Resource Center – USA
E-mail: ngwrc@vva.org
[2] Campaign Against Depleted Uranium (CADU) – Velika Britanija
[3] DU EFFECTS IN KOSOVO UNMIK INSTITUCIONET E PËRKOHSHMVE VETQEVERISËSE
MINISTRIA E AMBIENTIT DHE E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR, March 12th, 2001
[4] Gulf War The Nation, October 21, 1996
[5]DU EFFECTS IN KOSOVO UNMIK INSTITUCIONET E PËRKOHSHMVE VETQEVERISËSE, Ministria e
Ambientit dhe e Planifikimit Hapësinor, March 12th, 2001
[6] Sweeping the Truth Under the DU Rug NATO Use of Depleted Uranium in the War Against Yugoslavia by Dr. Vladimir Ajdacic & Dr. Predrag Jaksic - November 26, 2001

[7] NATO reveals Kosovo depleted uranium use USAF A-10 planes fired DU munitions Wednesday, 22 March, 2000 By environment correspondent Alex Kirby, Nuc News - September 11, 2000

[8] Relief Web report — http://reliefweb.int/node/73842UNEP Depleted Uranium Missions
[9] Relief Web report — http://reliefweb.int/node/73842UNEP Depleted Uranium Missions
[10] Nuclear Metals Inc., brochure. Depleted Uranium Ordnance.
U.S. Army training document. Depleted Uranium Training for Chemical Soldiers. TA-031-DUAT-003.http://www.wood.army.mil/84chem/HHC/TTD/Rad%20Trng/NEW%20DU%20Tier%20III%20TSP%20991115.doc
[11] Relief Web report — http://reliefweb.int/node/73842UNEP Depleted Uranium Missions
[12]Po aty
[13] Wednesday, July 14, 1999 Published at 14:44 GMT 15:44 UKWorld Kosovo waterways bombing a
'war crime'By News Online's Alex Kirby
[14] Po aty



^ Europe | Kosovo rebels to disarm. BBC News (21 Qershor 1999). Vizituar në 8 Nëntor 2012.
^ Daniszewski, John (1999-04-14). "Yugoslav Troops Said to Cross Into Albania". Los Angeles Times. Retrieved 2012-02-20.
^ Daly, Emma (1999-04-14). War In The Balkans: Serbs enter Albania and burn village. London: The Independent. Retrieved 2012-02-20.
^ Reitman, Valerie; Richter, Paul; Dahlburg, John-Thor (1999-06-10). Yugoslav, NATO Generals Sign Peace Agreement for Kosovo / Alliance will end air campaign when Serbian troops pull out. Sfgate.com. Retrieved 2012-02-20.
^ Nato's bombing blunders. BBC News. 1999-06-01. Retrieved 2012-05-06.
^ Serbs find KLA 'arms cache'. BBC (3 Shkurt 1998). Vizituar në 14 Tetor 2012.
^ a b The Balkans/Allied Force: Statistics. planken.org. Vizituar në 28 Shkurt 2012.
^ Norske jagerfly på vingene i går. Tux1.aftenposten.no. Vizituar në 6 Maj 2012.
^ Turkish Air Force. Hvkk.tsk.tr. Arkivuar nga Origjinali në 13 Maj 2009. Vizituar në 24 Mars 2009.
^ Jeton Mikullovci (27 Qershor 2011): Gjimnazi "Hamëz Jashari" e maturantja Hovarda Jashari më të suksesshmit në Kosovë. Koha.net. Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ http://www.icty.org/x/cases/limaj/cis/en/cis_limaj_al_en.pdf
^ KLA/UCK2. Grtalbania.5u.com. Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ Europe | Pristina waits for war. BBC News (3 Shkurt 1999). Vizituar në 8 Nëntor 2012.
^ Haradinaj trial continues. B92. Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ Viewing Page 13067 of Issue 55325. London-gazette.co.uk (30 Nëntor 1998). Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ "US used wrong map for embassy attack". BBC News. 1999-05-11.
^ http://armed-services.senate.gov/statemnt/1999/991103kn.pdf
^ French pilots fly for Nato. BBC News. 1999-04-24. Retrieved 2012-05-06.
^ Reinhard Jellen: Der Kosovo, die UCK und Psychedelia à la Rudolf Scharping | Telepolis. Heise.de. Vizituar në 6 Maj 2012.
^ Tony Blair: Kosovo crusader. BBC News. 1999-04-22. Retrieved 2012-02-20.
^ IHS Events, Webinars, Training and User Groups. Ihs.com (31 Janar 2012). Vizituar në 28 Shkurt 2012.
^ Viewing Page 14622 of Issue 56078. London-gazette.co.uk (2 Janar 2001). Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ Reader responds to criticism of military-minded Democrats. Online Athens (17 Shkurt 2004). Vizituar në 8 Nëntor 2012.
^ Operation Allied Force – Operation Allied Force in Kosovo. Militaryhistory.about.com. Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ Benjamin S. Lambeth: Task Force Hawk. Airforce-magazine.com. Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ John A. Tirpak (22 Tetor 2012): Kosovo Retrospective. Airforce-magazine.com. Vizituar në 8 Nëntor 2012.
^ BBC News – Serbian Vlastimir Djordjevic jailed over Kosovo murders. Bbc.co.uk. 2011-02-24. Retrieved 2012-05-06.
^ a b c d Serbia charges police officers with 1999 Kosovo murders. SETimes.com (28 Prill 2006). Vizituar në 6 Maj 2012.
^ Yugoslav Army Threatens Redeployment In Kosovo - Sun Sentinel. Articles.sun-sentinel.com (12 Shtator 1999). Vizituar në 8 Nëntor 2012.
^ Danijela Isailović (13 Shkurt 2011): Press Online :: U školu išao sa nožem u rancu ((Serbisht)). Pressonline.rs. Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ Командант одбране Кошара о најтежој бици копнене агресије на СРЈ. Srbel.net (25 Mars 2012). Vizituar në 22 Prill 2013.
^ John Pike: Kosovo Liberation Army [KLA / UCK]. Globalsecurity.org. Vizituar në 6 Maj 2012.
^ Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës facts. Freebase (1 Maj 2012). Vizituar në 6 Maj 2012.
^ 12 mal bewertet: Die Bundeswehr zieht in den Krieg. 60xdeutschland.de. Vizituar në 6 Maj 2012.
^ John Pike: Kosovo Order of Battle. Globalsecurity.org. Vizituar në 20 Shkurt 2012.
^ a b c d e f NATO Operation Allied Force. Defense.gov. Vizituar në 28 Shkurt 2012.
^ Kosovo Map The Guardian
^ Europe | Fighting for a foreign land. BBC News. 1999-05-20. Retrieved 2012-02-28.
^ Author: The Russia Journal (5 Korrik 1999): Russian volunteer's account of Kosovo. The Russia Journal. Vizituar në 28 Shkurt 2012.
^ Daalder & O'Hanlon 2000, p. 151
^ Unmanned Aerial Vehicles Increase In Numbers. Radardaily.com. Vizituar në 28 Shkurt 2012.
^ Two die in Apache crash. BBC News. 1999-05-05. Retrieved 2012-05-06.
^ How to Take Down an F-117. Strategypage.com (21 Nëntor 2005). Vizituar në 6 Maj 2012.
^ Atlanta News, Sports, Atlanta Weather, Business News | ajc.com. Nl.newsbank.com. 1999-05-06. Retrieved 2012-02-20.
^ Holloman commander recalls being shot down in Serbia. F-16.net. Vizituar në 6 Maj 2012.
^ Europe | Nato loses two planes. BBC News. 1999-05-02. Retrieved 2012-05-06.
^ Serb army `unscathed by Nato', KLA `killed more Serbs than Nato did'. The Independent (21 Qershor 1999). Vizituar në 13 Mars 2013.
^ NATO cluster bombs kill hundreds of Serb troops World Socialist Web Site
^ NATO's flawed victory Socialism Today
^ 'Thousands of Serb troops killed' BBC
^ Damage to Serb Military Less Than Expected The New York Times
^ Andrew Cockburn (3 Prill 2011): The limits of air power. The Chicago Tribune. Vizituar në 3 Mars 2013.
^ Bacevich & Cohen 2001, p. 22
^ The Crisis in Kosovo – Human Rights Watch 2000
^ NATO bombing: Wrong target warning never passed along. CNN (24 Qershor 1999). Vizituar në 31 Dhjetor 2012.
^ Serbia: 13,000 killed and missing from Kosovo war - rights group. Relief Web (6 Tetor 2009). Vizituar në 31 Dhjetor 2012.
^ Mann (2005), p. 357
^ Jonathan Steele (18 Gusht 2000): Kosovo: 'Motivated to believe the worst'. The Guardian. Vizituar në 13 Mars 2013.
^ Tim Judah: The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia. Yale University Press, ISBN 978-0-300-15826-7
^ Benjamin S. Lambeth: NATOs Air War for Kosovo A Strategic and Operational Assessment, Page 53
^ Tim Judah: Kosovo: War and Revenge. New Haven and London: Yale University Press 2000, ISBN 978-0-300-08313-2 (Lexuar më 26 Nëntor 2012)
^ Sabrina P. Ramet: Central and Southeast European Politics Since 1989. Cambridge University Press 18 Shkurt 2010, ISBN 978-0-521-71616-1 (Lexuar më 9 Mars 2012)
^ a b c The New York Times, November 1, 1987, Late City Final Edition (p.14) -"In Yugoslavia, Rising Ethnic Strife Brings Fears of Worse Civil Conflict By David Binder
^ The International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia 1997–1999, 3, ISBN 978-90-5095-141-8
^ Leslie Benson: Yugoslavia: A Concise History 2001, ISBN 978-0-333-79241-4
^ a b Branka Magaš: The Destruction of Yugoslavia: Tracking the Break-Up 1980–92 1993, ISBN 978-0-86091-593-5
^ a b Europa Publications Limited: A Political Chronology of Europe, 1. Psychology Press 2001, ISBN 978-1-85743-113-1
^ a b c Snežana Trifunovska: Yugoslavia Through Documents: From its creation to its dissolution 1994, ISBN 978-0-7923-2670-0
^ a b c d e Sabrina P. Ramet: The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2005, S. 350–360 2006, ISBN 978-0-253-34656-8
^ Information Freedom and Censorship: World Report 1991 1991, ISBN 978-0-8389-2156-2
^ Tim Judah (12 Gusht 1999): Kosovo: Peace Now. kosovo.net, originally from b92.net. Vizituar në 31 Maj 2008.
^ a b written Testimony of Ralf Mutschke Assistant Director, Criminal Intelligence Directorate International Criminal Police Organization — Interpol General Secretariat before a hearing of the Committee on the Judiciary Subcommittee on Crime (13 Dhjetor 2000): The Threat Posed by the Convergence of Organized Crime, Drugs Trafficking and Terrorism.. U.S. House Judiciary Committee. Vizituar në 31 Maj 2008. „In 1998, the U.S. State Department listed the KLA as a terrorist organization“
^ Gabim referencash: Etiketë e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura senate
^ John Pilger (13 Dhjetor 2004): John Pilger reminds us of Kosovo. New Statesman.
^ Allan Little (2000-03-12). Behind the Kosovo crisis. BBC.
^ [Alastair MacKenzie 2011. Special Force: The Untold Story of 22nd Special Air Service Regiment (SAS). I.B. Tauris s. 229]
^ Alan Cowell (1999-08-12). "Serbs Pull Out of Talks on Bosnia to Protest Warning on Kosovo". New York Times. Retrieved 2008-05-31.
^ Stefan Troebst: THE KOSOVO CONFLICT, 1998. (Serbian Raid against Drenica, February to March)
^ Kosovo Chronology: From 1997 to the end of the conflict (PDF). British Parliament (Qershor 1999).
^ Kosovo War Crimes Chronology. Human Rights Watch.
^ Stacy Sullivan (11 Mars 2005): Ramush Haradinaj. IWPR.
^ Barbarët e fundshekullit XX! - Sheradin BERISHA , 28.04.2007


Titulli i redaksisë Floart-Press

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...