Gjykata e ka selinë në Hagë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që njihet ndryshe dhe si gjykata botërore, është një gjykatë e përhershme e OKB-së me seli në Hagë.
Ajo e ka filluar punën në vitin 1946, kur zëvendësoi Gjykatën e Përhershme Ndërkombëtare të Drejtësisë që kishte funksionuar që nga viti 1922.
Po si funksionon Gjykata dhe nga nga ndryshon ajo prej gjykatave të tjera
Q: Cili është misioni i GJND-së?
A: GJND-ja ka dy funksione: Merr vendime në raste mosmarrëveshjesh, kur një shtet e kërkon një gjë të tillë.
Jep opinione kur i kërkohet nga organizma apo agjensi të OKB-së- si është prëshëmbull kërkesa e Ansamblesë së përgjithshme e vitit 2003 për ligjshmërinë e barierës që Izraeli ka ndërtuar në Bregun Perëndimor.
Gjykata përbëhet nga 15 gjykatës, të kombësive të ndryshme, që zgjidhen për një mandat 9 vjeçar nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit.
Anëtarët e GJND-së nuk përfaqësojnë qeveritë e vendeve nga vijnë, por janë gjykatës të pavarur.
Q: Kush mund t'i drejtohet GJND-së?
Vetëm shtetet e njohura ndërkombëatrisht mund të aplikojnë dhe të paraqiten para Gjykatës, përkatësisht vendet anëtare të OKB-së.
Gjykata mund të dëgjojë një çështje para saj vetëm në rast se shtetet e përfhsira në të, e kanë pranuar juridiksionin e saj.
Një çështje nis me paraqitjen dhe shkëmbimin me me shkrim të argumenteve nga palët, e pasuar nga disa seanca dëgjimore.
Q: A janë të detyrueshme vendimet e GJND-së?
Pas seancave dëgjimore, anëtarët e gjykatës e shqyrtojnë çështjen dhe pastaj gjykata shpall vendimin publikisht.
Vendimi është i formës së prerë dhe nuk apelohet.
Nëse një nga shtetet e përfshirë nuk e zbaton atë, atëherë pala tjetër mund ta çojë çështjen në KS të OKB-së.
Kjo, në një farë mënyre, do të thotë se një mosmarrëveshje e caktuar mund të mbetet e pazgjidhur nëse një nga pesë anëtarët e përhershëm të KS që kanë të drejtën e vetos, vendos që të bllokojë marrjen e masave të mëtejshme.
Që nga viti 1946, gjykata ka dhënë të paktën 93 vendime në raste mosmarrëveshjesh që variojnë nga mosmarrëveshjet kufitare dhe sovraniteti territorial, deri tek mospërdorimi i forcës, mosndërhyrja në çështjet e brendshme të shteteve, raste pengmarrjesh, të të drejtës së azilit politik e kombësisë.
Q: Çfarë mund të thuhet për këshillat e GJND-së?
Këshillat e gjykatës kanë karakter konsultativ, nuk janë të detyrueshme për palët e përfhsira.
Që nga formimi Gjykata ka dhënë të paktën 25 këshilla të tilla, në çështje si anëtarësia në OKB dhe reparacionet për lëndimet e marra nga personat që punojnë për OKB-në, deri tek statusi i raportuesve të OKB-së për të drejtat e njeriut apo ligjshmërinë e kërcënimit apo prëdorimit të armëve bërthamore.
A ka qenë e sukseshme GJND-ja?
GJND-ja , pavarësisht nga vendimet e marra, nuk ka arritur që të bëhet organizmi që donin të ngrinin theemluesit e tij në ditët e mbushura me optimizëm të pas Luftës së Dytë Botërore, që ajo të shërbente si një forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeme me natyrë ndërkombëtare.
Kjo ka ndodhur kryesisht ngaqë qeveritë nuk ia kanë lënë në dorë asaj vendimarrjen në rastet e mosmarrëveshjeve që kanë lidhje me to.
Në vitin 1984, Shtetet e Bashkuara braktisën një çështje të shtruar para gjykatës nga qeveria sandiniste e Nikaraguas. Sandinistët ishin ankuar për aktivitetet e rebelëve Kontra që mbështeteshin nga SHBA, por administrata e Reganit u indinjua nga këmbëngulja e gjykatës se kishte juridiskion në këtë rast dhe refuzoi të merrte pjesë në procedimet e mëtejshme të gjykatës.
Q: Nga ndryshon GJND-ja prej gjykatave të tjera ndërkombëtare?
GJND-ja është gjykatë që vlerëson dhe merr vendime në mosmarrëveshjet mes shteteve, por jo individëve.
GJND-ja nuk duhet ngatërruar me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila po ashtu është me seli në Hagë, e cila është formuar për të ndjekur penalisht dhe për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të rënda: krime kundër njerëzimit e krime lufte që mund të jenë kryer në botë.
Gjykatat Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë, gjykojnë rastet e individëve për krime kundër njerëzimit, por vetëm ato të kryera në këto territore për një periudhë të caktuar kohe.