2012-11-26

PSE REAGON ME VONESË QEVERIA E KOSOVËS PËR RASTIN LIMAJ.?!




Qeveria e Kosovës, pothuajse 24 orë pas nisjes së aksionit të forcave të EULEX-it për arrestimin e të dyshuarve të rastit “Kleçka”, përmes një komunikate dërguar mediave të dielën në orët e mbrëmjes, është shprehur e befasuar dhe e shokuar me paraburgosjen e të akuzuarve të këtij rasti.


Qeveria e Kosovës, siç theksohet në komunikatë, “ka mbështetur vazhdimisht institucionet e drejtësisë sipas standardeve të BE-së, edhe në këtë rast që respekton procedurat ligjore, organet e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon që proceset që kanë ndikim në opinion publik dhe të kaluarën e luftës sonë për liri, të jenë transparente përballe institucione vendore dhe opinionit publik”.

“Veprimet e ‘befasishme’ dhe pa një njoftim dhe koordinim me institucionet e Kosovës, cenojnë bashkëpunimin”, theksohet në komunikatën e Qeverisë.

Komunikata vijon duke thënë se “Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së që është bërë sipas normave ndërkombëtare”.


Përveç reagimit të qeverisë për masat që janë marrë për rastin Kleçka, prej PDK-së, deri tash është deklaruar vetëm Nait Hasani. ”EULEX-i ka ndikuar në paraburgimin e Limajt me shokë” .
Vendimin e kishte komentuar në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës e që është prej radhëve të kësaj partie, Jakup Krasniqi. Ai e kishte quajtur masakër.ndaj drejtësisë, vendimin për këtë rast.

Kurse Lutfi Haziri prej LDK-së, haptazi e kanë përkrahur Limajn. Ai ka kërkuar lirimin e tij. “Fatmir Limaj meriton të jetë i lirë” ka thënë ai.

Ndërkaq, avokati mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj ka paralajmëruar se gjatë së hënës do të ankohen në Gjykatës Supreme.

”Ne do të paraqesim edhe ankesë me shkrim në Gjykatën Supreme për këtë vendim”, ka thënë Rrecaj.

I gatshëm të ndihmojë është shprehur edhe avokati Tomë Gashi të ndihmojë lidhur me këtë rast.


REDAKSIA  E AGJENCIONIT "FLORIPRESS" ËSHTË WEB FAQJA E PARË SHQIPTARE QË KA REAGUAR HAPUR PËR RASTIN  E  BURGOSJËS SË TURPSHME NGA FORCAT NDËRKOMBËTARE  TË "EULEX"IT  ,TË DEPUTETIT-HEROIT TË LUFTËS FATMIR  LIMAJT  ME SHOKË.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...