Qindra vetë protestuan në Beograd kundër lirimit të Haradinajt | Foto: Beta
nga Marija Ristic
BeogradNëntor 30, 201212:47
BeogradNëntor 30, 201212:47
Liderët e Serbisë u radhitën për të dënuar lirimin e të enjtes së Ramush Haradinajt, duke thënë se u vërtetua se Tribunali i Hagës është gjykatë politike që ka fyer viktimat serbe të luftës.
Presidenti Tomislav Nikolic tha se aktgjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY, të enjten, në Hagë, ishte “jo i bazuar në drejtësi dhe se do të forcojë ndarjet në rajon”.
“Duke gjykuar në tërësi, Tribunali u themelua jashtë ligjit ndërkombëtar për të vënë popullin serb në gjyq. Synimi është të arrijë disa qëllime që dihen mirë nga publiku serb”, tha Nikolic.
Ministri i Drejtësisë, Nikola Selakovic, tha se Beogradi do të vendosë në ditët në vijim nëse do të vazhdojë bashkëpunimin e mëparshëm me Tribunalin.
“Për herë të dytë në 10 ditë, ICTY pështyu në fytyrë të viktimave serbe dhe tregoi se nuk ka ligj dhe drejtësi ndërkombëtare”, tha Selakovic, duke iu referuar lirimeve të fundit të dy gjeneralëve kroatë.
Ivica Dacic, kryeministri, tha se Serbia duhet të vazhdojë dialogun me Prishtinën, pavarësisht aktgjykimit të Tribunalit të Hagës.
“Është në interes të integrimit europian të vendit. Mund të zgjedhim të mos shkojmë në raundin tjetër të negociatave [me Kosovën], por atëherë duhet të presim deri në 2014 për të nisur negociatat [me BE-në] për anëtarësim”, tha ai.
“Le të shohim se cili është në interesin tonë më të madh”, tha Dacic.
Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe ish-kryeministër i Kosovës, bashkë me dy të pandehurit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, u liruan nga akuzat për krime lufte të enjten.
Kryeprokurori i Serbisë për Krime Lufte, Vladimir Vukcevic, tha se aktgjykimi ishte padrejtësi ndaj Serbisë dhe rezultat i mungesës së profesionalizmit të ICTY-së dhe sistemit të dobët të mbrojtjes së dëshmitarëve.
“Sidoqoftë, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vazhdojmë bashkëpunimin rajonal”, shtoi ai.
Kreu i Këshillit Kombëtar të Serbisë për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Ljajic, tha se aktgjykimi cenon më tej kredibilitetin e Tribunalit dhe do të cenojë marrëdhëniet rajonale.
“Publiku në Serbi ka të drejtë të jetë i inatosur. Dhe është logjike që Tribunali perceptohet si institucion politik dhe jo gjyqësor”, tha Ljajic.
Partia Progresiste Serbe e Nikolicit nxit autoritetet të përfundojnë bashkëpunimin e plotë me Tribunalin.
“Pas lirimit të gjeneralëve kroatë, ky është poshtërim i dytë për viktimat serbe”, thuhet në një deklaratë të partisë, duke iu referuar lirimeve të fundit të Ante Gotovinës dhe Mladan Markacit më 16 nëntor.
Ish-shefi i negociatave me Kosovën, Borislav Stefanovic, tha se lirimi do të radikalizojë më tutje opinionin në Kosovë dhe rrezikojë dialogun e tanishëm duke qenë se Prishtina do të marrë një qëndrim më të ashpër tani.
Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, pajtohet se tani do të jetë më e vështirë për Serbinë të mbajë qëndrimin e saj në dialog, duke qenë se aktgjykimi ka forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
“Nga njëra anë, Kosova është e pavarur tashmë dhe tani Tribunali Hagës thotë se çdo gjë që bënë për të luftuar për pavarësinë, çdo vrasje, ishte e justifikuar”, tha Vulin.
Qendra e të Drejtës Ndërkombëtare, OJQ në Beograd, thotë se aktgjykimi i Tribunalit të Hagës dështoi t’iu sjellë drejtësi viktimave të konfliktit në Kosovë.
“Ky rast ishte veçanërisht shqetësues duke qenë se mbrojtja e dëshmitarëve kishte shumë mangësi, ndërsa hetuesit e Tribunalit në terren që po mblidhnin prova shfaqën gjithashtu mungesë profesionalizmi”, lexohet në deklaratë.