Dialoguesit e përgjuar po heshtin dhe po fshihen
Artikujt tjerëJakshiq thërret për protesta kundër “kufijve Kosovë- Serbi”MIE jep informata për statusin e shërbyesve të saj civilë Haradinaj në Gllogjan: Pakicat të ndihen mirë afër shqiptarëve Homazhe për nderime të veprës së Gani Azemit Krasniqi: Telefonatat primitive nuk mund të m’i ndryshojnë pikëpamjet Dimri në prag, të hënën vishuni më trashë Haradinaj bisedon gati një orë në Odën e Jasharëve Nisin punimet për implementimin e IBM-sëSami Lushtaku s’e ka ndërmend të kërkojë falje EULEX-i, përgjimet mund t’i kenë ndërmjetësuar avokatët mbrojtësPublikuar: 01.12.2012 - 08:53
Prishtinë, 1 dhjetor - Adem Grabovci, i cili është dialoguesi kryesor në pesë përgjimet telefonike, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.
Ai u është shmangur gazetarëve duke u arsyetuar se për pak minuta do të dilte me qëndrim, por pasi është larguar, kontakti me të ka qenë i pamundur.
Cilësime të ndryshme i kishin dhënë vitin e kaluar zyrtarët e PDK-së dhe të shtetit Krasniqit. Kryeministri i referohej “Jakupovski”, e Sami Lushtaku e quante “qen”, derisa Vlora Çitaku kërkonte largim të tij.
Gjatë bisedës në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit, Thaçi e quan Limajn dhe njerëzit e tij “banditë”, ndërsa Jakup Krasniqin, ”Jakupovski”.
Ka frikë madje të shkojë në Malishevë se mos po “ia gjigavin”, “zagarët” e atjeshëm për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e themelimit të Degës së PDK-së në këtë komunë.
Qeveria e Kosovës, e cila të enjten përgjimet i ka quajtur montim, të premten ka heshtur pas deklarimit të EULEX-it se ato janë origjinale dhe legale, të nxjerra nga një proces hetimor penal.
Dialoguesit e përgjuar po heshtin dhe po fshihen
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, që mban edhe pozitën e nënkryetarit të PDK-së, ka thënë të premten se nuk ka çka të shtojë me shumë sesa atë që ka thënë Qeveria.
Për këtë nuk ka pranuar të flasë as ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili vjet është ankuar se zyrtarët më të lartë po përgjohen nga ndërkombëtarët. Këtë e pati thënë teksa arsyetohej se pse ishte vepruar shpejt gjatë aksionit të 25 korrikut në veri të Kosovës.
Të premten ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka “sfiduar” të gjithë ata që guxojnë ta thërrasin në telefon. Ka shkruar në rrjetin social “Twitter”: Kush guxon me më thirr në telefon”.
“Koha Ditore” i ka telefonuar disa herë, por nuk e ka hapur telefonin për të marrë një qëndrim. Telefonatave nuk u janë përgjigjur as Adem Grabovci e Sami Lushtaku. Kësisoj ka vepruar edhe shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi.
Bisedat telefonike të postuara në internet kanë nisur të bëhen hite. Më së shumti komente në “Yotube.com” ka marrë biseda e nisur në italisht ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe deputetit Grabovci. Aty shihet se si ndien kënaqësi Grabovci kur flet me shefin e tij.(Koha ditore)
Në Kosovë ka vazhduar jehona e situatës së krijuar pas publikimit të disa bisedave telefonike të përgjuara që pretendohet të jenë zhvilluar ndërmjet shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku, ish shefit të Shërbimit Informativ Kadri Veseli dhe kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
Qeveria thotë se bisedat e publikuara në Youtube, janë të falsifikuara dhe të paligjshme. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi që është subjekti më i përmendur në bisedat e publikuara, tha sot nëpërmjet një komunikate, se nëse janë të falsifikuara, atëherë personat e përfshirë në këto biseda mund të ngrenë padi kundër fallsifikatorëve. Ndërsa, nëse janë të vërteta, thekson zoti Krasniqi, nuk është habi, meqë bisedat private, jashtë kamerave, nxjerrin në shesh karakteret e vërteta të disa personaliteteve, që kanë shqetësime, nga pamundësia për të imponuar pikëpamjet e tyre në skenën publike. Zyrtarët e EULEX-it, duke shprehur keqardhjen që regjistrimet janë publikuar, kanë vërtetuar se ato ishin pjesë e një procesi gjyqësor që është duke u zhvilluar dhe se ato i janë dorëzuar drejtësisë. Një prej proceseve më të bujshme që zhvillohen aktualisht në Kosovë është ai rreth ish ministrit te transporteve dhe telekomunikacionit Fatmir Limaj, njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Njeri nga personat e përfshirë në përgjime është Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe ish zëvendës ministër në ministrinë e transporteve kur ajo drejtohej nga zoti Limaj. Zhvillimet rreth publikimit të bisedave të përgjuara kanë nxitur edhe reagimet e partive politike që kërkojnë ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
EULEX-i njoftoi sot se mbase avokatët mbrojtës ia kanë shpërndarë audio incizimet e telefonatave të përgjuara të Adem Grabovcit me disa funksionarë të lartë të PDK-së e të qeverisë, që më pastaj u postuan në kanalin YouTube.
Misioni evropian për sundimin e ligjit njoftoi se audio regjistrimet janë pjesë e një hetimi që është duke u zhvilluar, dhe se ato i janë dorëzuar avokatëve mbrojtës dhe gjykatës në Prishtinë, duke mos përmendur se për cilin rast dhe për cilin person që është nën hetim bëhet fjalë, transmetoi agjencia AP.
Një burim ndërkombëtar i sigurisë, i cili deshi të mbetej anonim, tha sot se përgjimi “është pjesë e hetimit për korrupsionin në Ministrinë e Transportit, se është pjesë më e gjerë e hetimit lidhur me vjedhjen e rreth 2 milionë eurove në atë ministri ndërmjet viteve 2008 – 2012, transmeton agjencia amerikane.
Në këtë aferë është akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit dhe deputeti i partisë së Thaçit, Fatmir Limaj.
Disa ditë pas publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe institucioneve të tjera në Kosovë, mbetet e paqartë se kush dhe përse i plasoi këto biseda në YouTube dhe shumë web faqe virtuale e gazeta?
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në vend ka konfirmuar tashmë vërtetësinë e këtyre bisedave, por përfaqësuesit e EULEX-it nuk komentuan nëse kanë nisur hetimet për të parë se si dolën në publik ato.
“Ne nuk komentojmë nëse ke hetime apo jo. Edhe po të kishte hetime, ne nuk do komentonim”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja e misionit Bardha Azari.
Për të kundërtën raporton agjencia lajmeve "Associated Press".
Kjo agjenci citon burime anonime në EULEX të kenë thënë se përgjimet mund të jenë publikuar nga avokatët mbrojtës në një rast që ka të bëjë me përvetësimin e mbi dy milionë eurove në Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit ndërmjet viteve 2008-2012.
Për përfshirje në aferat korruptive dhe krim të organizuar në këtë ministri akuzohet kreu i atëhershëm i këtij dikasteri, Fatmir Limaj, dhe gjashtë persona të tjerë.
Duke folur për bisedat e përgjuara, Avni Zogiani, udhëheqës i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vuri dyshime në hetimet e EULEX-it për krim të organizuar dhe korrupsion duke thënë se qëllimi i misionit është kontrollimi i klasës politike të vendit.
“Të gjithë këta politikanë janë shndërruar në multi-milionerë para hundëve të EULEX-it. EULEX-i, sikurse edhe UNMIK-u, nuk e ka pasur as nuk e ka për qëllim ta luftojë korrupsionin e krimin e organizuar. EULEX-i e ka definuar gjithë këtë luftë me rastin Limaj dhe s’ka asgjë tjetër të flasë përveç rastit Limaj. Nuk është qëllimi i luftimit të korrupsionit politik, e as të krimit të organizuar. Qëllimi është të kontrollohen këta (politikanët)”, tha Zogiani.
Bisedat telefonike të plasuara në YouTube, përfshijnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministren për Integrime, Vlora Çitaku, kryetarin e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Adem Grabovci dhe një anëtar tjetër të PDK-së, Kadri Veseli.
Qeveria e Kosovës kishte dënuar ashpër publikimin e përgjimeve, sipas saj, të fabrikuara duke thënë se ato janë bërë “me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private”.
Sociologu Fadil Maloku, tha se bisedat vënë në pah se demokracia kosovare është ende në “fazën e improvizimit” dhe se qeveritarët aktualë pushtetin e perceptojnë si “monopol të përjetshëm ku ata janë të pazëvendësueshëm”.
“Skandali është për mendimin tim kulm i papërgjegjësisë, jotransparencës dhe, pa dyshim, mosllogaridhënies ndaj publikut e qytetarëve të cilët janë të hutuar”, theksoi Maloku.
Qytetarët kërkojnë hetim
Qytetarët, ndërkohë, i quajnë të turpshme bisedat e publikuara, ndërsa thonë se duhet kërkuar falje atyre që, sipas tyre, fyhen nga politikanët.
“Mendoj se nuk u ka hije qeveritarëve tonë të flasin në atë mënyrë. Mendoj që ato (bisedat) janë shumë të dëmshme dhe duhet të kërkohet falje. Besoj se, edhe pse ato përgjime kanë qenë biseda personale dhe private të qeveritarëve, prapë se prapë ata duhet të kërkojnë falje para publikut dhe atyre që i kanë ofenduar”, u shpreh Arbnor Dragaj.
Nuredin Ibrahimi, ndërkaq, tha se në kushte normale zyrtarët e përfshirë në këtë çështje do të duhej të jepnin dorëheqje.
“Niveli i komunikimit dhe fjalët që i kanë folur ata janë shumë banale. Për disa njerëz që udhëheqin shtetin-turp është. Po të ishin në rregull, si në perëndim, ata do të duhej të jepnin dorëheqje”, u shpreh ai.
Faton Guta theksoi rëndësinë për një hetim të mirëfilltë rreth publikimit të bisedave të përgjuara, qëllimit të tyre, por edhe për çështjet, për të cilat flitet gjatë bisedave.
“Mendoj se duhet të shikohet se a ka pasur të drejtë edhe vetë EULEX-i të bëjë përgjime të tilla; të shikohen të gjitha gjërat. Të bëhen hetimet edhe për postimet, por edhe për ata që i kanë biseduar ato gjëra”, tha ai.
Përgjigjet Krasniqi: Përgjimet treguan karakteret e tyre të vërteta
Në jetën time politike, prapaskenat kurrë nuk kanë qenë as formë, as praktikë përbuzëse për punën e shokëve me të cilët kam bashkëpunuar e bashkëluftuar, me ata që jo pak na ka ndarë fija aq e hollë midis jetës dhe vdekjes.
Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një reagim dërguar mediave në lidhje me përgjimet e zyrtarëve të PDK-së të publikuara në media ditëve të fundit, ku si cak kryesor i bisedave të tyre, ka qenë pikërisht Krasniqi.
“E ndiej për obligim t’i përgjigjem opinionit publik lidhur me përgjimet e publikuara në mediet e shkruara dhe elektronike, por edhe në rrjetet e shumta sociale, ku i apostrofuar dhe i sulmuar verbalisht, me një fjalor tejet primitiv jam edhe unë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës. Në gjithë veprimtarinë time politike publike kam qenë transparent, i vendosur, i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh çka mendojnë rivalët apo kundërshtarët e mi politikë, qofshin ata edhe brendapërbrenda partisë sime - PDK-së”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka theksuar se publikimi i përgjimeve telefonike, me emrat e personaliteteve të skenës politike të Kosovës, pa marrë parasysh a janë të vërteta apo të falsifikuara, kanë skandalizuar të gjithë ata që i kanë dëgjuar.
“Nëse janë të falsifikuara akterët e apostrofuar në këto biseda mund të ngrisin padi kundër falsifikatorëve. Ndërsa, nëse janë autentike, nuk habitem dhe skandalizohem, sepse jam i vetëdijshëm që bisedat private, jashtë kamerave dhe publikut nxjerrin në shesh karakteret e vërteta të tyre, sidomos të personaliteteve publike që kanë frustracione të shumta nga pamundësia që të imponojnë pikëpamjet e tyre në skenën publike. Unë nuk merrem as me njerëzit që falsifikojnë gjëra, as me bisedat private të personaliteteve publike, qoftë edhe në rastet kur dikush ua bën publike jetën private, nëse mund të jetë brenda kornizave të privacisë ajo që u dëgjua”, ka thënë më tej kryekuvendari Krasniqi.
Funksioni im politik, siç thekson Krasniqi, ka për qëllim realizimin e të gjitha aspiratave tona politike, ekonomike, shoqërore për ç’gjë kam marrë besimin nga qytetarët e Kosovës.
“Gjatë jetës sime politike 39-vjeçare jam përpjekur të respektoj bashkëveprimtarët e bashkëmendimtarët e mi, kam respektuar njerëzit me të cilët kemi pasur mendime e qëllime të njëjta, por në të njëjtën kohë respektoj të gjitha mendimet ndryshe nga të miat, sepse jam i vetëdijshëm se fryma e debatit dhe e tolerancës (pa ofendime ndaj mendimtarëve që nuk mendojnë si unë), krijon një atmosferë të shëndetshme për demokracinë në Kosovë dhe jep shembull të mirë të edukimit politik, intelektual, atdhetar e demokratik për gjeneratat e reja”, ka theksuar Krasniqi.
“Së këndejmi, rolin tim në jetën private përpiqem ta realizoj ndershmërisht, në përputhje me obligimet e mia si bashkëshort, baba, vëlla, shok e mik”, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.
Sami Lushtaku, kryetari i Komunës së Skenderajt, thotë se aktualisht nuk e ka ndërmend askujt t’i kërkojë falje për asgjë.
“Nuk e kam ne plan t’i kërkoj falje askujt. Vlerësoj se nuk ka për çfarë të kërkoj falje. Do ta lëmë këtë farë pune të pushojë pak në publik, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet”, ka thënë Lushtaku.
Lushtaku në audion e publikuar kishte apostrofuar disa herë, me fyerje, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Qytetarët kërkojnë hetim
Qytetarët, ndërkohë, i quajnë të turpshme bisedat e publikuara, ndërsa thonë se duhet kërkuar falje atyre që, sipas tyre, fyhen nga politikanët.
“Mendoj se nuk u ka hije qeveritarëve tonë të flasin në atë mënyrë. Mendoj që ato (bisedat) janë shumë të dëmshme dhe duhet të kërkohet falje. Besoj se, edhe pse ato përgjime kanë qenë biseda personale dhe private të qeveritarëve, prapë se prapë ata duhet të kërkojnë falje para publikut dhe atyre që i kanë ofenduar”, u shpreh Arbnor Dragaj.
Nuredin Ibrahimi, ndërkaq, tha se në kushte normale zyrtarët e përfshirë në këtë çështje do të duhej të jepnin dorëheqje.
“Niveli i komunikimit dhe fjalët që i kanë folur ata janë shumë banale. Për disa njerëz që udhëheqin shtetin-turp është. Po të ishin në rregull, si në perëndim, ata do të duhej të jepnin dorëheqje”, u shpreh ai.
Faton Guta theksoi rëndësinë për një hetim të mirëfilltë rreth publikimit të bisedave të përgjuara, qëllimit të tyre, por edhe për çështjet, për të cilat flitet gjatë bisedave.
“Mendoj se duhet të shikohet se a ka pasur të drejtë edhe vetë EULEX-i të bëjë përgjime të tilla; të shikohen të gjitha gjërat. Të bëhen hetimet edhe për postimet, por edhe për ata që i kanë biseduar ato gjëra”, tha ai.
No comments:
Post a Comment