Janë bërë homazhe për të nderuar veprën e aktivistit shumëvjeçar të LDK-së, Gani Azemi. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka vlerësuar lart veprën e tij, si një veprimtar i devotshëm, i cili punoi një periudhë të gjatë në mërgim për interesa të Kosovës
“Ai ka hapur shumë dyer të zyrave në Bruksel dhe në vende të tjera, duke i njoftuar ato rreth gjendjes në Kosovë dhe kërkesave të popullit për liri dhe pavarësi. Ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Rugova gjatë shtegtimeve të tij në Perëndim për të sensibilizuar çështjen e Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Homazhe pranë trupit të pajetë të Azemit ka bërë edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Ilir Dugolli. Ai tha se Azemi ka qenë një ndër zërat e fuqishëm në Bruksel. Homazhe kanë bërë edhe figura të tjera të LDK-së dhe shumë qytetarë, të cilët e kanë përcjell më pas në varrezat e qytetit.
Gani Azemi është ndarë nga jeta më 25 nëntor në Bruksel.

I vendosur në Bruksel më 1978 si refugjat politik, Gani Azemi për dekada të tëra ishte aktivist i palodhshëm për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës.
Angazhimi i tij ishte i pareshtur e i shumanshëm, si gazetar, publicist, aktivist e diplomat.
Puna dhe veprimtaria e pakursyer dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Azemit, është shoqëruar përherë nga synimi i paepur për sensibilizim të vendimmarrësve në Bruksel me kauzën e Kosovës.
Gani Azemi ishte në ballë të një numri nismash, përfshirë edhe si bashkëthemelues i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndërsa gjatë tri viteve të fundit shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.