Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/01

Kushdo që jeton në Kosovë të ndihet mirë afër shqiptarëve

Si vend, si shtet dhe si shoqëri e re kemi disa defekte, por pajtimi për të jetuar me defekte dhe gjëra jo të duhura është gabim, dhe nuk duhet pajtuar që të jetojmë me gabime dhe me pengesa në mënyrë jo të mirë, ka thënë Ramush Haradinaj në Gllogjan, në vizitën e tij të parë pas lirimit nga Gjykata e Hagës. 

Ish kryeministri Haradinaj më pas ka theksuar se është rrugë e gjatë për popuj liria, e gjatë deri në shtet, por me shtetin nuk përmbyllet çdo gjë, prej aty fillon një pjesë e jetës së popujve si shtet dhe prej aty fillojnë sfidat e shtetit. “Duke uruar festën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të gjitha datat që lidhen me këtë festë, të gjithë shqiptarëve,  ai ka thënë se në këtë “rrugën tonë të lirisë ne kemi pasur shpesh pengesa dhe humbje, dhe ne jemi në vendin ku pushojnë djemtë tuaj, të Kosovës e të kombit”. “Ne e pamë 100 vjet shtetin shqiptar, një shtet që na ka ngrohur të gjithëve dhe mjafton me e pa atë rrugë me e ditë se çka na pret ne”, ka thënë ai para shumë qytetarëve, të cilët vazhdimisht e përcillnin me duartrokitje fjalën e tij. 

Ish komandanti i UÇK-së për Dukagjin tuje ka thënë se iu ka premtuar udhëheqësve të institucioneve, atyre lokalë e të shoqërisë civile dhe se me kthimin e tij nga Haga tash ata kanë një koleg më shumë në punët e mëtejme. “Nuk duam që të lejojmë që të shkojnë kah dëmet për vendin, por duam që të punojmë dhe ti sjellim vendit suksese dhe fitore”, është shprehur ai. 

Haradinaj nuk ka harruar as pakicat në Kosovë, të cilat i ka porositur që të punojnë më shumë për të krijuar ura miqësie e mirëqenie më të mirë. “Duhet ta kuptoni një detaj, ku në çdo vend të botës ka pakica dhe ata që janë zot në vend të vetin, në vend që t’ia zënë rrugën vetit, ata i shfrytëzojnë ato për të krijuar lidhje dhe për të zhvilluar perspektivë për veti, duke krijuar ura, dhe duke ditur të sillen dhe të punojnë për të ecë përpara”, ka thënë Haradinaj. “Kushdo që jeton në Kosovë të ndihet mirë afër shqiptarëve”, ka nënvizuar ai. 

Pas Haradinajt ka folur edhe avokati mbrojtës Ben Emmerson, kurse kreu i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj e ka dekoruar avokatin britanik me dekoratën “Shkelzen Haradinaj”, duke shtuar se ai do të propozohet edhe “Qyetar nderi i Deçanit”.  “Me të drejtë Ben Emmersonin mund ta quajmë edhe heroi i drejtësisë dhe heroi i vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Selmanaj.  

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...