2012-11-30

Nuk kemi folur për Dom Nikoll Kacorrin, as për Lef Nosin.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke falënderuar historianët për punën e madhe që kanë bërë ka thënë se tashmë ka mundësi pa fund për gjetjen e fakteve të reja për historinë e kombit.
Këto komente Topalli i ka bërë , gjatë fjalës që mbajti në Konferencën Shkencore për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Kuvendi i Shqipërisë nderoi firmëtarët e Aktit të Pavarësisë
Sipas Topallit, 20 vjet në jetën e njeriut janë shumë, por nuk janë asgjë në historinë e kombit.

“Në 20 vite ne kemi ecur me shpejt se kushdo tjetër, kemi rikuperuar shekujt, shqiptarët janë me energji dhe guxojnë. Ajo që dukej e pamundur ishte e mundshme dhe dukej realitet, ne udhëtojmë të lirë, jemi anëtarë të NATO-s”, theksoi Topalli.

Sipas saj, të vërtetat historike duhet të dalin në dritë. “Mjafton të shohim emrat e firmëtarëve të pavarësisë. Nuk kemi folur për Dom Nikoll Kacorrin, as për Lef Nosin.

Në cilin vend të botës gjysma e firmëtarëve të pavarësisë, ose u arratis, burgos, pushkatua. Ne shqiptarët e kemi bërë dhe këtë duhet ta themi për të kuptuar drejt historinë. Nuk e them këtë për t’u mësuar në detyrën tuaj, e them për të kërkuar të falur në emër të shtetit të ri”, pohoi kryetarja e Kuvendi Jozefina Topalli.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...