2012-11-29

EULEX: Përgjimet e telefonatave i bëmë ne

“Jakupovski”, “Zagarët” e Malishevës dhe Droja për Humbje Kontrolli (video)

Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) konfirmoi se përgjimet telefonike të kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të montuara.

Misioni i EULEX-it tha për Gazetën Jeta në Kosovë se këto biseda telefonike të publikuara në internet, kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar.

Por Zyra për Media e EULEX-it në përgjigjen zyrtare për Gazetën Jeta në Kosovë nuk tregon se kush është personi, personat apo çështja në të cilën prokuroria e këtij misioni është duke hetuar.

"Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje serioze e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim”, tha EULEX-i.
EULEX: S’janë të montuara, i bëmë ne
Pas dhjetë orësh, të enjten ata mundën të japin përgjigje në lidhje me këto përgjime të publikuara në internet.

“Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”.

Në këtë mënyrë, EULEX-i konfirmon se këto përgjime nuk janë të montuara, por ato janë bërë nga ana e prokurorisë së tyre.

Zyra për media e EULEX-it tha se “materiali pastaj është shfaqur në sferën publike”.

“Nga ana e saj, Prokuroria e EULEX-it ka vepruar në mënyrë legale dhe korrekte, si dhe në bazë të ligjit”.

EULEX-i tha se “është për të ardhur keq që disa palë e kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme këtë material për t’u parë nga publiku”.

Qeveria e Kosovës i ka quajtur të enjten përgjimet “të fabrikuara”.


Çitaku: Ky është shantazh - pushka top ju bëftë!

Pas rrjedhjes së disa ‘përgjimeve telefonit’ të zyrtarëve të lartë të PDK-së, ku përfshihet kryeministri Hashim Thaçi, shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, vetëm ministrja Çitaku është deklaruar.
Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook se “vërtetësinë e ‘telefonatave të përgjuara’ do ta thotë gjyqi”.
“As nuk e kam ndërmend ta komentoj vërtetësinë e "telefonatave të përgjuara" . Por, ideja që beteja politike mund të shkojë aq larg sa të inskenohen situata të tilla me qëllime puro politike është e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.
“Ky është shantazhim. E shantazhet nuk i pranoj. Pushka top ju beftë. Po e di që dike kam me e dërgu në gjyq, po ende s’po di ke. Me vije keq vetëm për familjen dhe miqtë e mije, qe shkaku i pozitës sime, kanë pasur shumë kokëçarje sot”, ka përfunduar ministrja Çitaku.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...