2012-12-01

MENGJEZET E PRISHTINES ME RAMUSHIN


                ZEF PERGEGA

       Mengjezet e Prishtines do ti kemi me Ramushin. Ata qe kane shetitur ne trotuaret e sheshit “Nana Tereze“ ne Prishtine e kane ndjere se hapi i tyre ka nje plogeshti, zemra e tyre ka nje dhimbje, shpirti i tyre ka nje lutje. Ramushin e duam te ece me ne. Pse jo te na prije. Bashke ti ndajme sukseset e bashke te ndertojme Kosoven e lire dhe demokratike.


 E mbi ato trotuare qe bien cdo mengjez rreze perendimi, qendrojne mbi supe te heronjeve dhe te martireve. Gjaku nuk eshte thare e lulet te mos i shkelim.  Ky eshte dhe kuvendimi shpirteror i Ramushit. Eshte nje rahje zemrash me luftetaret e llogoreve qe kishin dale per ta pritur. Ata nuk do te jene me ne cadra dhe as do te shtyhen me shkop gome e as do te rrethohen me tela…Kaq kerkojne heronjte, mirenjohje dhe mbajtje amaneti. Eshte me lehte te luftosh ne front dhe ne transhe, se te gjithe trimat kane nje ideal: Clirimin e tokes se tyre. Te gjithe kane nje veshje, nje arme, nje xherdan fishekesh dhe nje drite ne balle: amanetin e nenes dhe te lirise…

      Aeroplani rreshqiti si nje shpend i bardhe ne aeroportin “Adem Jashari” te Prishtines. Kishte kohe qe aeroporti nuk perjetonte ulje te tilla. Madje edhe zhurmat ishin pakesuar dhe qielli po merrte dita dites ngjyren e thinjave, ngjyren e plakjes e ndonese sapo kishte lindur. 


Syte e baces Adem shikojne larg. Ata ndalen ne piktakimet e shpreses se madhe, ne shporten qiellore te thurur me indet e gjakut te te reneve qe na e mbushin ajrin e frymemarrjes me dhurata te shenjta. Ata shkendia te gomave te aeroplanit i ngjanin xixellonjave te Prishtines te shoqeruara nga kenga e korit te bilbilave… Shkallet e aeroplanit, Ramushi i zbrriti ne token e tij pikerisht ne kete perjetim shpendesh dhe ne kraharorin e tij u duk se shpertheu e lire ne fluturim nje shqiponje, per ti dhene te tjereve lajmin e mire, lajmin e bardhe…


       Natyra e pati planifikuar kete mengjez, si te gjitha mengjezet e tjera. Me ngrica, me turfullim reshe dhe deget e pemeve te visheshin me akull. Por perendia qe eshte mbi te gjitha me rrufe qelloi cerdhen e korbave dhe dielli ngrohu Prishtinen. Ishin mesuar te vjetrit ta pinin kafen heret edhe pse me shije farmak. Po po farmak, se mungonte sheqeri i lirise Ramush Haradinaj. Tani e kemi…Erdhi Ramushi…

U gezua populli, familja e gjithe bota shqiptare. Edhe ne ne emigracion qe jemi si shpend te plagosur e pengje te mallit. Hapat e Prishtines u ngjeshen me fort me dheun. Nje veprim burreror i Hashim Thacit. E priti birin e llogoreve te lirise, Ramush Haradinaj me frymemarrjen e shtetit, se ai eshte jo vetem nje celize e tij, por Ramushi leviz si nje trung ne arteriet e Kosoves.

     Pashe ne kamera bashkeshoten e Ramushit bashke me femijet tek po priste vendimin. Syte i kishte te mbytur ne lot dhe duart ne lutje. Une gruaja Donika dhe femijet e mi, Marini dhe binjaket Mario e Lorenco na shkuan lot. E dinin si ata cdo te thote ndarja nga babai!

   Kam shkruar muaj me pare se kam nje deshire: “Te trokas ne nje dere ku te jete shkruar: Ramush Haradinaj Kryeministri i Kosoves”
  Viziten e pare te Ramushit e presim ne Amerike, aty ku rritet me mijra krishtlindje pema e lirise e, Kosova mori shume prej llamburitjes se saj!

Detroit 29 nentor 2012
libri57@hotmail.com

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...