2012-11-29

Rita feston bashkë me shqiptarët, këndoi për 100 vjetor


Rita Ora “ka pushtuar” qytetin e Tiranës. Ajo ka filluar përformimin në koncertin e madh të organizuar në Tiranë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këngëtarja nga Kosova, ka dal në skenë rreth orës 23:20.
Rita feston bashkë me shqiptarët, këndoi për 100 vjetor

“Jam e lumtur që jam në mesin tuaj sonte”, ka thënë Rita Ora duke përshendetur mijra fansa që po brohorisnin nën rebeshin e shiut në sheshin “Nëna Tereze” në Tiranë në koncertin përmbyllës të manifestimeve të mbajtura me rastin e përvjetorit të 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit kombëtar shqiptar.

Rita ka uruar popullin shqiptar për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. Ajo ka ardhur si e ftuar speciale për koncertin që është mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”.

Rita Ora ka kënduar për publikun shqiptar falas, duke kërkuar vetëm kushte optimale për përfomancën e saj. Përsëri e ka bërë me dy duart e saj simbolin e shqiptarëve, shqipen

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...