Nga Senad Guraziu
I
KOHËN MA VJEDH KOHA(Skicë)
Nuk ka të vërtetash absolute, diç e tillë nuk ekziston - insistojnë disa filozofë modern, menjendritur - ca gjëra janë thjesht ashtu siç janë, dukuri fals, vetëm në dukje - thonë ata.
Nëse të jetë e vërtetë kjo diç e "pasaktë", nëse duhet t'i besojmë një të vërtete të pavërtetuar, që s'kemi mundësi as ta vërtetojmë, nëse vërtetësi quhet një diç kaq e pasigurtë në vetvete, që nuk e dimë me siguri... atëherë kam frikë dhe për zemrat!
Thuhet se për zemrat nuk ka kohë të humbur por kam përshtypjen se kohën time nga atje larg sikur ma vjedh koha jote, padrejtësisht, madje nga aq larg në kohë, ka tash e sa kohë. Këtë askush nuk e di, as vetë zemra jote, s'ka as si ta dijë, sepse tërë kohën shtiret e zënë, e hutuar... dhe çfarë mund të jetë kjo dukuri, vallë, a nuk është një padrejtësi e kulluar!
***
Dyshoj tani në çdo parregullsi... dyhoj në pohime të parregullta filozofësh por dhe në parregullsi zemrash, në rrahjen e saktë të tyre, në rrahjen e saktë të orëve, dyshoj në devijimet dhe në vetë kohën si kuptimësi.
Mirëpo çfarë nëse filozofët vërtet të kenë të drejtë - ose le ta zëmë se kanë të drejtë, e lehtë kjo, le ta zëmë se dhe Kafka për disa gjëra kishte të drejtë... por çfarë nëse të jetë e saktë dhe diç tjetër: çfarë nëse iluzion janë të gjitha saktësitë e kësaj bote; sekondat, minutat, orët, peshoret... drejtësia, gjykimi ynë po ashtu - përshembull, mjafton t'mos e njoh shpërfilljen e zemrës si padrejtësi, ta quaj klinikisht të vdekur sot, mjafton ta injoroj kohën, ta shpallë secilin tik-tak të saj rrahje kot, përpëlitjen e pandalshme të saj ta quaj humbje kohe, aritmi... pulsim i rrejshëm, ndryshk letargjik akrepash, tek vërtiten pa lëvizur në një kohë të pakohë të zemrës!
II
TRIBUNAL FALS (PËR KOHËN)
Koha ka një dhëmb të padukshëm,
prore më shtyp në dumbin ashtëror,
me vetë ashtin tim, i duhet lëngu i jetës,
ndoshta më kuron, si një gjyshe e heshtur
duqet e vrazhdtë të vuajtjes i harnon,
dhimbjen ma fashitë, lugnajave të qenies
më gërryen me vesin eroziv, më bëhet
e ndiej... si shket e shurdhër rrahëzave
të mbamendjes - por këta duda të ëmbël
nuk bien përtokë tek ashtu, pa sforcim,
sepse durimi i manit shekullor mbaroi!
***
Thonë, koha i shëron plagët dhe
dudat e përndezur të elefantit Bong
(i cili më çuditë sepse i mban mend
të gjitha plagët e jetës sime të bardhë,
deri në detaje, njëjtë si dhe dhëmbët
e vet të gjatë) - oh, ja ngushëllimi,
ai fildish i gdhendur si penis artizanal
në vitrinat e Hong Kongut u shit sot,
pse mos t'jem vetë pronar, kur koha
është trysni në trysat glaciale të
qepallave, e kurrë në kontrabandën
kineze të fildishit - anipse njëjtë,
absurd... koha të jetë tabani i peshës
së King Kongut evropian në mua, me
dhëmbin artistik të elefantit afrikan!
III
Miq te dashur, te respektuar,
...Po e ndaj kete poeme me Ju, me lejen e autorit z. Zekaj, dmth. sic e kerkojne rendi dhe rregullat publikuese ose te shperndarjes, te bërjes publike te diçkaje që eshte e huaj - edhe pse autori i saj nuk do më hidhte ne gjyq sikur ta beja dhe pa e pyetur. I respektuari z. Zekaj ma beri me dije se poema nuk eshte publikuar gjëkundi ne shtyp, ndersa mua më erdhi KEQ që nuk pata qasje në poemen sepaku nja 1 jave me heret.
Për aq sa kam patur rastin te njihem me krijimet "rreth-e-qark" kesaj teme, qysh nga disa muaj mbrapa në kohë... e deri në prag të festës, mendoj se eshte kjo prurja poetike më gjitheperfshirese dhe kuptimplote, më e lartësuar artistikisht dhe njëkohësisht më e thjeshta... që në rrafshin letrar përputhet me festën më të madhe mbarëshqiptare, me 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me lindjen-gjenezën e shtetformësisë sonë të mirëfilltë dhe të mëkëmbjes kombëtare në përgjithësi.
Natyrisht, kjo që sapo e thashe me lart fare lehtë mund të vlejë vetëm per mua (qyshkur dhe i degdisur neper bote), por le të jetë dhe ashtu, nuk ka aspak rendesi. Sepse, afërmendsh, unë s'kam patur dhe s'mund të kem "mbulesë absolute" lidhur me të gjitha krijimet që kanë ardhur në jetë anë e cep hartës sone gjeografike shpirtërore - as nuk eshte e mundur dhe as nevoja, dhe prape jo vetem nga une por dhe nga askush!
Ndersa per vete autorin çfarë mund te thuhet ne nje email drejtuar miqve, ndoshta vetem kaq: Faleminderit z. Zekaj, per mua është nder!
Perzemersisht, e me respekt per te gjithe ju,
Senad Guraziu
IV
Sokol Zekaj - Një poemë kushtuar Shqipërisë
Argument:
Nga Senad Guraziu
Këtë poemë ia kushtoj atdheut tim, Shqipërisë së shqiptarëve. Për momentin, më bëhet se rezonon me njëqind vjetorin e pavarësisë.
Në të vërtetë, ajo që unë apo edhe të tjerë si unë, kuptojmë me paradigmën Shqipëri, është shumë më shumë: një histori e gjatë në kohë, jete dhe lufte për të mbijetuar.
Në të dy kupimet, si njëqind vjet apo njëmijë vjet, sigurisht ne nuk jemi të vetmit në këtë planet, por nuk jemi edhe për t’mos u konsideruar.
Poema e shkruar nuk zotërohet edhe aq nga simbolet identifikuese shqiptare.
Kam dashur që ajo të lëvizë në zona ku takohen kombtarja me universalen.
ME FYTYRËN KAH PERËNDIMI
(Atdheut tim, Shqipërisë së shqiptarëve)
Jam rritur me fytyrën kah perëndimi
në lindje malet për mbështetje,
me fytyrën që e kemi trashëgim
pa na pyetur, pa na mikluar,
gdhendur te ne si portreti në gur,
kështu jam rritur,
dhe, kështu ka qenë
sepse drejt perëndimit lëviz dielli
sapo këput litarët që e kanë mbajtur
dhe ngrihet mbi tokë si fytyra e shpresës,
duke mbajtur rrezet- akrepa të orës qiellore
te sytë tanë që masin kohën,
kohë për të lexuar Danten,
kohë për të vozitur mbi dallgët e fushave,
kohë për të parë vijën blu të malit
si vizatohet në shpirtin tonë,
kohë për të veshur këmishën e erës
në lindje të ditës,
kohë për të pikuar djersën
që ngre në ajrin tonë aromat e tokës,
kohë për të soditur retë e bardha
që njomen nga lëngu i syve njerëzorë
për të lëshuar shi dhe ylbere,
për emocione lulesh të çelura,
kohë për mendimet buzë varrezave,
kohë për të kujtuar Buzukun,
kohë për të kuptuar shkrimet e gurit
por jo për ta bërë zemrën gur,
kohë për t'u përpjekur,
kohë për të fituar, kohë për të fituar një humbje,
kohë për t’mos e vrarë mendjen
por kohë për të vrarë kohën
kohë për të kapërcyer detin, dhe atje
për të rënë pa frymë si shkurta e Ungaretit
dhe kohë për të rifilluar,
kohë për pirueta me lugën e kafes dhe me të pamundurën,
kohë për shqiponjën që fluturon mbi hone
dhe kap shkrepin e fortë
me gjoksin e përgjakur
dhe dy flatrat diellore,
kohë për të ndezur zjarrin,
dhe për të çmuar bukurinë e zjarrit
si një trëndafil
ku lulzon një tjetër trëndafil,
kohë për të dashur,
kohë për të ngritur qytete në vend të fushimeve,
kohë për ta ngritur qytetin në zemrën tonë
me çati prej qielli,
buzë ujërash të kaltra që zbresin me diellin,
tek murmurojnë nëpër gjeth,
buzë ujërash që rrjedhin të ftohta verës
dhe të ngrohta dimrit,
se gërshetat e ujërave në vendin tim ndjekin diellin
ndërsa shkojnë drejt detit,
sipas fantazisë së tyre
që mban zgjuar kërshërinë tonë,
valle trajtash dhe ngjyrash shoqëruar
me tinguj lire të Orfeut,
ose ritme të bukura kuajsh
që luajnë pasionet e verës,
ujëra me buçima që na kujtojnë
përleshje kështjellash,
ndërsa zbresin luginash
duke rroposur nën vete vrullet e pabindura,
ujëra për një kopsht,
ujëra për një lundër prej letre,
ujëra për të larë duart Pilati
dhe për t’i ngritur lart si të pastra,
ujëra për të gjelbëruar tokën
dhe për të kaltruar qiellin,
ujëra për të oksigjenuar karuselin e fëmijve
dhe krejt karuselin e tokës,
të këtij karuseli që i kemi dhënë emrin Tokë
ku ne vërtitemi të dehur nga dielli,
mes ujërave me delfinë dhe pulëbardha,
dhe mes krimeve më të këqija se vdekja,
ujëra që përshkojnë të ndritshme fushat
si fjongo në erë,
vezullojnë nën drurë lëndinave
me diellin në sy,
me diellin në shpirt,
me diellin që nga qielli lëviz kohën tonë,
në tokën tonë blu e të gjelbër,
ku kemi ngritur shtëpitë tona prej shiu, prej bore,
shtëpitë tona prej malesh, prej fushash,
me pullaze të nalta
plot çerdhe dallëndyshesh
dhe shpata të vjetra,
shtëpitë tona me porta të hekurta
por me zemra të hapura,
zemrat me aq shumë dashuri
sa malet me minerale,
shtëpitë tona prej lotësh, prej gëzimesh,
duke u rrafshuar, duke u ringritur,
duke rivënë gurët e rënë
që rrokulliseshin lumenjve,
jemi rritur të ndriçuar si pema majë kodrës
me fytyrën kah perëndimi
me fytyrën kah dielli shkon,
brez pas brezi jemi rritur.
Tetor 2012
V
MES SHILLES DHE HARIDBES
Mos vdis dashuri, mos u tret
kurrë, as kur frymën mos ta kesh,
digju zemër me zjarrin pandalë,
shkrumohu ashtu e gjallë,
me një shkarpë të kalbur mbahu,
me xixën e fundit bubullo
si e marrë, mos t'shuhet ai zjarr,
deri në qiell zgjate një tymtar,
nxirosi retë lart dhe oxhakun
e asaj furre bosh, si qyngë e zezë
Titanikësh pjekur në blozë,
si ata "kuajt e hekurt" prore tymos -
në fund fare, nga larg atje
në horizont si një "indian" pararojë
jep shenjë se akoma frymon,
pse jo, kur fundi i vetë fundit vjen,
ndoshta atëherë dhe një fill
i vetëm tymi... sinjal i zemrës
është, gjuhë e dashurisë.
***
Por e di, të humba zemër
përgjithmonë, të humbas çdo ditë
nga një grimë, i varfër mbetem
pa ty, në mjerim - kështu as i ikur,
as i tretur, as i lidhur varfanjak
në "brirët e ndonjë dileme",
mes vorbullës dhe përbindshit-gur,
padyshim shkëmbin do ta zgjedh
dhe unë, njëjtë si Odiseu dikur -
kalkulimi i tij... aq e saktë llogaritje,
diç si matematikë telepatike
e Penelopes për dilemat,
me perlat e vetmisë, me shpresën
e pathyeshme - shkëmbi shkallmon,
lëkundë vetë bazamentin e qenies,
por Haridba gllabëron çdo gjë,
fijet e shpresës, kujtimet dhe ëndrrat,
pakthyeshëm shpirtrat fundosen,
gjithçka tretet në askundësi,
përjetshëm pa dritë atje në
humnerat e thella të harresës!
VI
Pak humor - Birra Heineken do quhej Sheneken...
Sigurisht mbase ju kujtohet kur ai Donald Trump (ai pasaniku i madh dhe pronari i show-spektaklit "Miss Universe" - thjesht po e cek kete sepse me duhet ketu ne kontekst - ndonese ai eshte pronar i shumckaje tjeter, sic e dini ;) e pati akuzuar Presidentin Obama se nuk eshte tamam "amerikan", se nuk kishte certifikate valide te lindjes... dhe Presidentit te ngrate atebote iu desh ta gjente certifikaten ku eshte e ku s'eshte, qe ta vertetonte se ishte i lindur "amerikan" e jo eskimez.
Mirepo Obama natyrisht që do t'i revanshohej, ne nje gala-mbremje derisa filloi te fliste para qindra personaliteteve (e aty ishte prezent dhe Donald Trump) ne nje slide dhe ne ekranin e madh e shfaqi Shtepine e Bardhe te ngjyrosur rozë, dhe gjithcka tjeter rozë, pastaj Presidenti filloi t'i komentoje fotot "ja, keshtu do dukej Shtepia e Bardhe... nese Trump te behej President" - te pranishmit ne sallen e madhe desh u shkokluan se qeshuri me batutat e Obamasë per Trump-in, por dhe ky i fundit as gojen nuk e hapi, thjesht ia beri me shenje sikur donte t'i thoshte: "po, ke te drejte - sorry, kam gabuar, por ja perse jemi krenarë se ketu i thone Amerike dhe se vlerat e demokracise ne te cilat besojme jane pikerisht ato qe na e mundesojne te zhytemi here pas here dhe ne gafa e ne gjera qesharake...".
Kete grafike qe e gjeta ma kujtoi marifetin qe jua tregova me lart, dhe ja po jua nis
Dmth sipas imazheve "pa te keq" te disa grafisteve gjate nje kontesti humoristik me temen "If Women Ruled the World", birra Heineken do ishte roze dhe do quhej Sheneken, Papa do ishte ndonje Papuleshë, marka e njohur Burger King do ishte Burger Queen etj etj.
Perdroreni vete imagjinaten pakez lidhur me grafikat tjera, ja po e ndaj ketu me ju. Pra ajo e Shtepise se Bardhe... e di se "origjinale" eshte nga stafi i Obames, per te tjerat nuk e kam idene se kreativitet i kujt mund te jene... por c'lidhje ka kjo ketu.
Nje fundjave te kendshme,
Senad Guraziu
VI
PINGUINË APO ARITHË POLARË
(Objektiva: Çfarë dua të vras... pinguinë apo
arithë polarë!?)
Kur shkruan poezi...
mund të fshihesh pas marrëzisë
mund të jesh magjistar në Disney Land
së fundi tash në emër të postmodernes
mund të përzihesh me mollë-koqe e kara-nfila
shkenca e ortografisë të merr hov për nxënësit
Kur shkruan poezi...
mund ta bësh të njelmët, përsoll
mund ta shkrumbosh, ta djegësh
era e shkrumbit mund ta mbytë tërë lagjen
madje dhe pinguinët, arithët polarë…
e ti s'ke asnjë mëkat i dashur Dr Oetker
Por patjetër, mos harro
reklamat që i bënë mos tradhëto
merr lugën më të madhe, të thellë
kur provon supën tënde, Dr Oetker
ngadalë me buzë të pangopura, në dridhje
digju edhe vetë me të, bërtit n'kupë të qiellit
le të shihet e djegura n'buzë, ky është kushti
për gjellëbërësit e cirkut të Dai Karamelit.
Kur shkruan poezi...
mund ta bësh të njelmët, përsoll
mund ta shkrumbosh, ta djegësh
era e shkrumbit mund ta mbytë tërë lagjen
madje dhe pinguinët, arithët polarë…
e ti s'ke asnjë mëkat i dashur Dr Oetker
Por patjetër, mos harro
reklamat që i bënë mos tradhëto
merr lugën më të madhe, të thellë
kur provon supën tënde, Dr Oetker
ngadalë me buzë të pangopura, në dridhje
digju edhe vetë me të, bërtit n'kupë të qiellit
le të shihet e djegura n'buzë, ky është kushti
për gjellëbërësit e cirkut të Dai Karamelit.
VII
PËRZIERJE NË PUNËT E BRENDSHME
Do të ik sot, do ndërroj binarët, të largohem
siç ma ke thënë anipse jo aq “fisnikërisht”...
më parë, tash me mesazhin e vonuar të pritjes
koha troket në dyert e nisjes,
dhe zemra sikur ashtu më flet, pa mëshirë
më tmerron “bileta e fundit”
por një zë tjetër, zë i heshtjes prapë më çmend
marrëzisht me gjuhën e vet, s'di kah vjen
pothuaj insiston torturimin; torturë e shurdhër,
memece - qasje arrogante, kryeneçe
s'ka shkuarje - thotë – s'ka ikje përtej vetvetes,
përtej mbamendjes, kujtimit
përtej bodrumeve, dyerve të rënda,
sirtarëve me vula-dyllosur,
zonave deponuese - karantinë përjetimesh
gjithkund je ti, - thotë - prezente është
simbiotikisht fryma jote
tentakulë frymore, krijesë laringoide
si mini-tornado më përngjitet, përthithet, përzihet,
më fshihet damarëve, kanaleve
pas rruzëbardhave të gjakut,
pulson atje në sfond si xixëllonjë lozonjare
nuk bën, nuk është e mundur vallë, s'mund të jetë
një frymë e huaj çelës-kromozom
i qenies amë - përzierje në punët e brendshme
të saj, sepse dhe ora madje, ajo biologjike
sikur ka akrepat e tu, rozë
si titujt e poezive tua, si trëndafilat e zgjedhur…
dikur enkas për mua
dhe heshtja memece origjinalisht flet
me gjuhën e heshtjes, gjuhën e të gjitha gjuhëve,
tingëllon çuditshëm, kumbon
bredh pa kokë e bisht komorave kumbuese
instaluar skajeve të kuptimit
si gypa gjigantë anijesh, si aso të hoteleve
“aircondition” mbase i logjikës,
nevojë e vetëftohjes se: ti gjithkah je në mua
ma nxeh, ma akordon metabolizmin...
çdo gjë ma thotë troç, më flet,
s'jam i vetëm, gjithkund me ty jam
brenda frymës, në ind e në asht,
në palcë, në poret - në çdo skaj,
në çdo nyje nga një çerdhe infiltrantësh
si gjithmonë, çdo gjë bën “zhurmë”
qelizat pëshpëritin, neuronet filozofojnë
me vesin e tyre elektrik,
rendin si të marrë, dihasin, pyesin akoma
si ta pagëzojnë, si ta kodojnë
këtë prezencë tjetërfare, tjetërlloj
e tash nëse diç ndodh,
nëse nga jashtë imponohet një “thyerje”
si të definohet një shkitje,
një dhimbje e tillë që s'është shkuarje,
nuk është assesi ikje...
si t'i lidhet gryka kësaj strajce përjetimi
ku të deponohet, struket, akomodohet
në bujtinat e zemrës, çfarë etikete,
çfarë ngjyre kësaj pakoje-vulosur me të kuq
dhimbje e freskët - tash permanente,
përbindësh memec, çfarë shifre identifikimi
të ketë, po t'i tekej Captain-Kujtimit
herëdokur të trazojë arkivat, ta gjejë
këtë dështim-segment... për raportin e tij
sepse megjithatë histori e denjë është,
frymim legjitim i qenies.
pothuaj insiston torturimin; torturë e shurdhër,
memece - qasje arrogante, kryeneçe
s'ka shkuarje - thotë – s'ka ikje përtej vetvetes,
përtej mbamendjes, kujtimit
përtej bodrumeve, dyerve të rënda,
sirtarëve me vula-dyllosur,
zonave deponuese - karantinë përjetimesh
gjithkund je ti, - thotë - prezente është
simbiotikisht fryma jote
tentakulë frymore, krijesë laringoide
si mini-tornado më përngjitet, përthithet, përzihet,
më fshihet damarëve, kanaleve
pas rruzëbardhave të gjakut,
pulson atje në sfond si xixëllonjë lozonjare
nuk bën, nuk është e mundur vallë, s'mund të jetë
një frymë e huaj çelës-kromozom
i qenies amë - përzierje në punët e brendshme
të saj, sepse dhe ora madje, ajo biologjike
sikur ka akrepat e tu, rozë
si titujt e poezive tua, si trëndafilat e zgjedhur…
dikur enkas për mua
dhe heshtja memece origjinalisht flet
me gjuhën e heshtjes, gjuhën e të gjitha gjuhëve,
tingëllon çuditshëm, kumbon
bredh pa kokë e bisht komorave kumbuese
instaluar skajeve të kuptimit
si gypa gjigantë anijesh, si aso të hoteleve
“aircondition” mbase i logjikës,
nevojë e vetëftohjes se: ti gjithkah je në mua
ma nxeh, ma akordon metabolizmin...
çdo gjë ma thotë troç, më flet,
s'jam i vetëm, gjithkund me ty jam
brenda frymës, në ind e në asht,
në palcë, në poret - në çdo skaj,
në çdo nyje nga një çerdhe infiltrantësh
si gjithmonë, çdo gjë bën “zhurmë”
qelizat pëshpëritin, neuronet filozofojnë
me vesin e tyre elektrik,
rendin si të marrë, dihasin, pyesin akoma
si ta pagëzojnë, si ta kodojnë
këtë prezencë tjetërfare, tjetërlloj
e tash nëse diç ndodh,
nëse nga jashtë imponohet një “thyerje”
si të definohet një shkitje,
një dhimbje e tillë që s'është shkuarje,
nuk është assesi ikje...
si t'i lidhet gryka kësaj strajce përjetimi
ku të deponohet, struket, akomodohet
në bujtinat e zemrës, çfarë etikete,
çfarë ngjyre kësaj pakoje-vulosur me të kuq
dhimbje e freskët - tash permanente,
përbindësh memec, çfarë shifre identifikimi
të ketë, po t'i tekej Captain-Kujtimit
herëdokur të trazojë arkivat, ta gjejë
këtë dështim-segment... për raportin e tij
sepse megjithatë histori e denjë është,
frymim legjitim i qenies.
VIII
SFINGA ËSHTË KORRUPTUAR...
Pandora nuk ishte femra e parë prej argjile,
por le të jetë sepse për Zotat është - si dikur
prapë Pegasi hingëllin lëndinave mbi retë,
paganizmi antik është djep i kontinenteve,
vetë brumi dhe tharmi artistik, prapë Europa
në qafë të Zeusit derdh një det lotësh të valë,
Poseidoni lahet paturpshëm në sytë e saj,
tutje Sfinga kërcen nëpër kolanat paganistik,
shpirtshitur, në heshtje... prandaj dhe
Apolloni fare s'ia var, i dehur vallëzon
me nëntë statuja të mermerta, i quan Muza -
buzëbardha Safo e puth, Kanova zgjohet
si zombi, kërkon daltat me maja diamanti,
gojën e një mijëvjeçari e përthekon
furishëm me buzët në një "Puthje" të gurtë,
i përjetshëm ai afsh kristalesh por puthja
më e ftohtë që njeh njeriu - Hirst mburret
me paganizmin modern, as me diamante
mbjellur "kafka" ime nuk ka vlerë sa "koka"* e
dashurisë, tridhjetë cm gjatësi për hir të Zotit,
sepse Mikolango i pati hyr në hak Davidit,
i turpëruar Davidi i pëshpërit Venerës:
ndjehem si bebe "artistike" e konvertuar,
dhe ia krisë siç bebet pagane dinë, si Zeusi
i pafajshëm kur i menderoste pelenat e kohës,
ndoshta "pampers... made in Olimpia" -
ndërsa vetë "Poeti", herë i bronztë herë i gurtë,
ulur mendon për babain e habitur Rodin,
s'arrin ta kuptojë dot absurdin që Roi-Soleil
pa e njohur fare "Puthjen", pa e lëvizur
vetë as një gisht "artistik"... si mbret bënte
pesë herë dashuri në ditë, dhe i pati sallonet
më artistike që kishte parë bota ndonjëherë.
* Dashuria është dashuri për Bukurinë dhe për të Riprodhuar, për të falur Lindjen në Bukuri - vepër artistike "skandaloze" e Damien Hirst
shpirtshitur, në heshtje... prandaj dhe
Apolloni fare s'ia var, i dehur vallëzon
me nëntë statuja të mermerta, i quan Muza -
buzëbardha Safo e puth, Kanova zgjohet
si zombi, kërkon daltat me maja diamanti,
gojën e një mijëvjeçari e përthekon
furishëm me buzët në një "Puthje" të gurtë,
i përjetshëm ai afsh kristalesh por puthja
më e ftohtë që njeh njeriu - Hirst mburret
me paganizmin modern, as me diamante
mbjellur "kafka" ime nuk ka vlerë sa "koka"* e
dashurisë, tridhjetë cm gjatësi për hir të Zotit,
sepse Mikolango i pati hyr në hak Davidit,
i turpëruar Davidi i pëshpërit Venerës:
ndjehem si bebe "artistike" e konvertuar,
dhe ia krisë siç bebet pagane dinë, si Zeusi
i pafajshëm kur i menderoste pelenat e kohës,
ndoshta "pampers... made in Olimpia" -
ndërsa vetë "Poeti", herë i bronztë herë i gurtë,
ulur mendon për babain e habitur Rodin,
s'arrin ta kuptojë dot absurdin që Roi-Soleil
pa e njohur fare "Puthjen", pa e lëvizur
vetë as një gisht "artistik"... si mbret bënte
pesë herë dashuri në ditë, dhe i pati sallonet
më artistike që kishte parë bota ndonjëherë.
* Dashuria është dashuri për Bukurinë dhe për të Riprodhuar, për të falur Lindjen në Bukuri - vepër artistike "skandaloze" e Damien Hirst
IX
PUNUAR NGA LETRA RICIKLUESE
Ti nipi i Xhepetos, kukullaxhi poetik
që tash me krijove, më fale pak vargje
sido të më quash më quaj, më emëro
më le pa emër, sido të më gdhendësh
më gdhend, të hollë shkopth, Stanlio
ose të trashë Olio…
(nuk kujtoj, assesi
poeti s’është ponny trashaluq
ndonjë i zi apo i kuq
tek kullotë barë të njomë poetik)
me quaj artist, me quaj gogol
meqë më përshkruan, më vizaton
natyrën dhelpërore në sytë
mos u ngut tash, mos harro
t'më bësh dhelpër duke dalë
duke hyrë me nguti në kotec
(për ponny-n trashaluq
shijen e kullotjes ta përshkruash
të karameltë... nuk të përzihem)
patjetër dhelprës dinake (insistoj!)
në vend të syve dy kamera termike
të shohin në terr ngrohtësinë e trupit
anatominë e fjetur të zonjës ko-ko-ko
vezën e gatitur, lëvozhgën thellë
qeskën e brishtë, kurrë mos mendo
fare dhelpërisht, se në një aso veze
mund të zëjë fill cilido zogth kopil
shtalbush i paqëruar, anipse xhentil
dhe prapë (o zot sa ironike!)
shtalbat kokërrnjomë puhiza i ledhaton
në emër të rritjes, në emër të pjekjes
në emër të ciklit për një vezë të re.
poeti s’është ponny trashaluq
ndonjë i zi apo i kuq
tek kullotë barë të njomë poetik)
me quaj artist, me quaj gogol
meqë më përshkruan, më vizaton
natyrën dhelpërore në sytë
mos u ngut tash, mos harro
t'më bësh dhelpër duke dalë
duke hyrë me nguti në kotec
(për ponny-n trashaluq
shijen e kullotjes ta përshkruash
të karameltë... nuk të përzihem)
patjetër dhelprës dinake (insistoj!)
në vend të syve dy kamera termike
të shohin në terr ngrohtësinë e trupit
anatominë e fjetur të zonjës ko-ko-ko
vezën e gatitur, lëvozhgën thellë
qeskën e brishtë, kurrë mos mendo
fare dhelpërisht, se në një aso veze
mund të zëjë fill cilido zogth kopil
shtalbush i paqëruar, anipse xhentil
dhe prapë (o zot sa ironike!)
shtalbat kokërrnjomë puhiza i ledhaton
në emër të rritjes, në emër të pjekjes
në emër të ciklit për një vezë të re.
X
URTËSIA DHE MLLEFI I NJË PËLLUMBI
(Ia fal Ardianit)
bardhoshë që nuk pipëtijnë
dhe hanë fluska sapuni
me shkopinj kinezë
i thanë...
ti ke zemrën të bardhë
je krenar-faqebardhë
me punën tënde, përkushtimin
i ke zbardhur fytyrën tufës
atij desh iu zu fryma
diç e bardhë i mbeti në fyt
sikur topth ping-pongu
u shkund, lëpiu sqepin
pastaj mendoi...
i bardhë nga brend e nga jashtë
gogëlush, rrumbullak
fluturosh me të vërtetë
por ç'e do, pendël i lehtë
me tërë forcën të të godas
të ngel buza në gaz
dhe konkludoi...
me një plesht fillikat
qoftë dhe drangua-bardhosh
nuk pushtohet jorgani
me fluska n'erë – dimër e verë
nuk ec gomari as tellalli
së fundi ulëriu...
o ju bardhoshë gojëmbël
ma nxitë mendjen fare
edhe zemrën-dëborë
do t'ma bëni katran
si kujtoni me fluska n'erë
të shëroni një Çmendustan
Përgatiti : Flori Bruqi