Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/26

Veprimtari i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, ka ftuar autoritetet serbe që të ndalin politikën dhe provokimet antishqiptare.

                                             

Po bëhen një javë qëkur në qendër të Preshevës është vënë përmendorja e dëshmorëve të UÇPMB-së, pas së cilës pasuan prononcimet e kryeministrit serb Ivica Dacic se “ajo përmendore, nëse nuk hiqet nga ata që është vënë, do të largohet me forcë”.

Lidhur me përmendoren në fjalë, Demaçi thekson se me kërcënimet e Dacicit dëshmohet se Serbisë nuk i pengojnë vetëm njerëzit e gjallë në Luginën e Preshevës, por edhe të vdekurit.

“Autoritetet serbe duhet të ndalin turrin, jo vetëm të politikës diskriminuese, por edhe provokimet - qoftë me xhandarmëri apo me deklaratat kërcënuese ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare”, ka thënë Demaçi për “Presheva Jonë”. “Për daljen eventuale të situatës jashtë kontrollit në Luginën e Preshevës, kryesore është vetë Serbia e cila nuk di të ndalet dot nga provokimet”.

Sipas Demaçit, edhe provokimet e kanë fundin e vetë.

“Djemtë e Luginës së Preshevës përmendoren UÇPMB-së në Preshevë nuk e kanë ndërtuar për ta hequr. Ndaj, besoj se ka kush t’i dal zot. Beogradi duhet ta ketë një gjë të qartë: apelet e liderëve politikë, ish-luftëtarëve dhe komandantëve të UÇPMB-së, nuk bëhen bash për sy e faqe”, ka theksuar Demaçi

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...