2012-11-25

Linditë Ramushi- Rehabilitim arratisjeve dhe gërshetim




Gërshetimi i të menduarit dhe realizimeve të kohëpaskohëshme në zhvillimet e jetës së “kualifikuar” drejtpërdrejt vihet dhe fshihet pas mureve të padukshme, por shumë të trasha. Frymë marrin lehtë rrathët simbolikë të vënë mbase nga vetë ne pa i vënë re fare.

Detyrimisht do të më duhet të cek që është prezent një gërq ose një kolaps i trajnuar. Kur rrugët dhe detyrat që marrim për të drejtuar dhe rrezultatin nuk janë ashtu sikur janë të projektuara në kosmosin tonë, ato patjetër që do të duken sikur të arritura, por më një fjalë ato janë të verbra.

Verbëria nuk ekziston në dukjen e tyre, jo në atë nëse duken ose jo, por, në strukturën e ndërtimit. Çdo element i kohës së shtuar dhe të menduarit se një e qarë e përkufizuar vepron drejtë, ajo automatikisht na hedh jasht sistemi. Pastaj ekzistojnë dhe konsumime të thella në rrënjët e punës në përgjithësi.

Mendimi dhe të menduarit për jetën dhe rrjedhen e drejtë të kënaqjes së popullatës, në fillim e lamë në dorë të dorës së majtë, kjo na krijoi një ndërhyrje të gjendjes së gjumit. E tërë forca jonë për të ndryshuar formë veprimi varet vetëm nga masa, e ajo duhet të sensibilizohet për këtë gje.

Sisteme të ndryshme në vend kanë të tëra skelete të tyre drejtuese. Kur idividët hedhin bazën e tyre shpirtërore në masë atëherë të menduarit dhe ndrrim opinioni ngurtësohet, ngaqë nuk ka fleksibilitet në këtë proces.
Punëtorët e “sektorëve” të ndryshëm të punës shpesh shumë nga ata trajtojnë veten e tyre si kryes të një detyre që nuk i përcakton një vend të merituar.

Mendoj që mendimi se ne jemi të lidhur shumë dhe me politikat institucionale nuk qëndron, masa vërtetë që është e afektuar me dinamikën e politikës, por rrjetet e politikës nuk janë të shtrira në shoqëri në kuptimin e veprimit. Kjo detyrimisht të çon në ngritje paaftësie dhe edhe të shfrytëzimit të hapsirave më të vogla rrugëtimi.

Po të marrim një shembull të politikave institucionale dhe shkollave shohim afektimin e parë të një mendimi të krijuar dhe të një konsumimi të profesionalizmit arsimor. Shkolla dhe mësuesi si “institucion” në vete shpesh duken si vende të izoluara, bëhet mësimnxënie, e mbase mësuesi tërë kohës ka në mendje pozitën e tij dhe punën e drejtë dhe pagën e “parritur”.

Për të krijuar një afërsi dhe vlerësim të denjë të këtyre proceseve që dëmtojnë osë rehabilitojnë rrjetin e quajtur masë në vend, duhet dhe një kombinim detyrimesh të ndërsjelltë. Shpesh themi se paradigma quhet gjysmë shkencë që provon teorinë e privuar, e rrallë ia del ta definoj atë si të shërbyeshme.

Një gërshetim të së vërtetës së qen dhe arratisë së mendimit origjinal e organizojmë me potencial mjaftë të madh por jo edhe të proceduar drjetë. Andaj forma më e mirë e kalimit të këtij qorrësokaku është rehabilitimi dhe senzibilizimi i politikave institucionale te masa dhe popullata në përgjithësi.

Kalimthi do të përmend dhe personifikimin e individit me pushtetin institucional, gjë që forcon edhe më shumë formën e opinionit të përgjithshëm. Rreshtur fjalët për ndërhyrje në caqe të caktuara çajnë gurët e kalasë së trajnuar gabimisht për mbrojtje dhe ndërhyrje. Adresimet janë të duhura, por s’janë të sakta vendet e adresuara.

Këto argumentohen edhe me shkaqet të cilat vihen në pah pas çdo rihapjeje.

(Autorja është psikologe, poete)

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...