2012-12-01

Dialoguesit e përgjuar po heshtin dhe po fshihen


 

Adem Grabovci, i cili është dialoguesi kryesor në pesë përgjimet telefonike, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Ai u është shmangur gazetarëve duke u arsyetuar se për pak minuta do të dilte me qëndrim, por pasi është larguar, kontakti me të ka qenë i pamundur.

Cilësime të ndryshme i kishin dhënë vitin e kaluar zyrtarët e PDK-së dhe të shtetit Krasniqit. Kryeministri i referohej “Jakupovski”, e Sami Lushtaku e quante “qen”, derisa Vlora Çitaku kërkonte largim të tij.

Gjatë bisedës në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit, Thaçi e quan Limajn dhe njerëzit e tij “banditë”, ndërsa Jakup Krasniqin, ”Jakupovski”.

Ka frikë madje të shkojë në Malishevë se mos po “ia gjigavin”, “zagarët” e atjeshëm për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e themelimit të Degës së PDK-së në këtë komunë.

Qeveria e Kosovës, e cila të enjten përgjimet i ka quajtur montim, të premten ka heshtur pas deklarimit të EULEX-it se ato janë origjinale dhe legale, të nxjerra nga një proces hetimor penal.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, që mban edhe pozitën e nënkryetarit të PDK-së, ka thënë të premten se nuk ka çka të shtojë me shumë sesa atë që ka thënë Qeveria.

Për këtë nuk ka pranuar të flasë as ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili vjet është ankuar se zyrtarët më të lartë po përgjohen nga ndërkombëtarët. Këtë e pati thënë teksa arsyetohej se pse ishte vepruar shpejt gjatë aksionit të 25 korrikut në veri të Kosovës.

Të premten ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka “sfiduar” të gjithë ata që guxojnë ta thërrasin në telefon. Ka shkruar në rrjetin social “Twitter”: Kush guxon me më thirr në telefon”.

“Koha Ditore” i ka telefonuar disa herë, por nuk e ka hapur telefonin për të marrë një qëndrim. Telefonatave nuk u janë përgjigjur as Adem Grabovci e Sami Lushtaku. Kësisoj ka vepruar edhe shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi.

Bisedat telefonike të postuara në internet kanë nisur të bëhen hite. Më së shumti komente në “Yotube.com” ka marrë biseda e nisur në italisht ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe deputetit Grabovci. Aty shihet se si ndien kënaqësi Grabovci kur flet me shefin e tij.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...