Në kohën e Zogut flitej
shpesh gjithandej: “Ska Shqipëri pa Kosovë dhe Çamëri”. Sot në 100 vjetorin jemi
të gëzuar që Kosova është shtet më vete. Çamëria vajtohet nga dy qeveritë
shqiptaro-greke. Çamëria është e gjallë me njerëz dhe territor dhe do bëhet si
motra e saj Kosova me një Shqipëri natyrale. Se nga 30.000 që erdhën më 1944 (çam
myslimanë), sot i kalon të 500.000 frymeve.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është krijuar
në fillim të shekullit XX si reaksion i synimeve anti shqiptare të Kishës dhe të
shtetit grek. Më 1909 patriotët shqiptarë të Korçës kishin shpallur autoqefalinë
e kishës ortodokse, sepse një pjesë e madhe e patriotëve dhe nacionalistëve
shqiptarë të besimit ortodoks ishin persekutuar nga ana e kishës greke dhe
ishin vrarë, helmuar ose coptuar me sopatë nga agjentët e saj. Këtë fat në fund
të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX e kishte pësuar Papa kristo Negovani që
kishte kthyer kishën në gjuhën shqipe dhe shtëpinë në shkollë shqipe ku mësonin
100 nxënës. Më 10 shator 1905 erdhi në Negovan dhespopti I Kosturit,
Karavangjeli, Papa Kristua si zakonisht e tha meshën shqip dhe dhespoti i egërsuar
e mallkoi, “mos të gjetë e nesërmja”, urdhëroj bandën (çetën) e Jan Bullatës,
Brënda 24 oreve të vriste 25 veta. Vritet Papa Kristo me të vëllanë e të tjerë
duke ua çarë kokën me sopatë. Kështu e pësuan: Petro Nini Luarasi, Naum
Veqilharxhi, At stath Melani, Spiro Kosturi, Pandeli Sotiri e të tjerë.
Më 8 mars 1908 u bë mesha
e parë në gjuhën shqipe nga Fan Noli. Konica thotë: “Dita që Fan Noli këndoi
meshën e parë në gjuhën shqipe ka qënë pikë kthimi historik i rilindjes kombëtare.
Ne nuk duhet ta harrojmë dhe nuk duhet të lëmë të tjerët ta harrojnë”.
Sevasti Qiriazi Dako
njofton se në tetor 1913, kur antarët e Komisionit (të kufirit) shkuan nga Korça
në Manastir, ajo u takua me z. Bilinski përfaqësues austriak, që ta informonte
për strategjin greke. Z. Bilinski u propozoi kolegëve të tij të bënin një shëtitje
në qytet. Kur hynë në oborin e shkollës greke, hodhi në mes të fëmijve që
luanin një grusht me monedha. Ata u hodhën që t’i kapnin dhe nga hutimi,
harruan greqishten dhe folën shqip, në gjuhën amtare. Kjo ishte e mjaftueshme për
të bindur Komisionin.
Elpiniqi Frashëri, ka përshkruar
propagandën helenizuese që zhvillonin në shkollat greke: Çdo ditë në shkollë ushtrimet
fillonin me pyetjen që i bëhej secilit. “Çfarë
je ti ?” përgjigje: “unë jam një i krishterë ortodokës grek”.
Ajo kujton vizitën e
princit grek në Përmet pas luftës Ballkanike.
Ai doli në ballkon dhe vështroi
një det të tërë me fëmij që këndonin këngë greke dhe mbanin një shirit në krahë
të qindisur me shkronja greke “Etnosis i thanatos” që do të thotë “Bashkim ose
Vdekje”, të gjithë me një flamur grek në dorë, të sjellë nga Greqia. Fund e
krye propagandë.
Frashëri përshkruan:
vizita e Komisionit Ndërkombëtar në Ersekë për të përcaktuar karakterin grek ose
shqiptar të popullsisë. Edhe këtë radhë nxënësit e shkollave u mblodhen turmë
para ballkonit të tyre, duke kënduar këngë greke. Antari austriak i Komisionit
u hodhi fëmijve nga lart një grusht me monedha. Befas kënga ndaloi dhe e vetmja
zhurmë që vinte natyrshëm, ishin fjalët shqipe që shqiptonin fëmijtë duke shtirë
njëri-tjetrin, teksa përpiqeshin të kapnin sa më shumë monedha. “Kjo”, tha austriaku, “vërteton indetitetin e vërtetë të njerëzve.
Komisioni u pajtua me të. Mirëpo vazhdon Frashëri: “Kur u bë e qartë se
krahinat tona me të drejtë do ti mbeteshin shtetit shqiptar, fshatra të tëra të
Shqipërisë së Jugut u bënë shkrum e hi gjatë tërheqjes së trupave greke”. Me
pak fjalë kjo ishte gjëndja në kohën se shpalljes pavarësisë. Në Shkodër vritet
komandanti i garnizonit Hasan Riza Pasha 4 prill 1913 nga tradhëtari Esat
Toptani, kundrejt një shpërblimi, i dorëzoi kalan e Shkodrës malazezëve, kurse
trupat e veta i tërhoqi në Tiranë. Më 13 maj Shkodra u pushtua nga një ushtri
ndërkombëtare, në kalan e saj u vendosën pesë flamur të Fuqive të Mëdha. Forcat
sërbe vazhdonin terrorin në pjesën veriore. Kalaja e Janinës u dorëzua grekut
nga komandanti i saj tradhëtari Esat Pashë Janina më 6 mars 1913, tre muaj pas
shpalljes pavarësisë. Pas një jave më vonë pushtuan Gjirokastrën dhe Përmetin. Kjo
ishte gjëndja e mjeruar e Shqipërisë në kohën e pavarësisë.
Më 1990, duke shfytëzuar
vakumin e krijuar në 23 vitet e ateizmit shqiptar. Kisha ortodokse greke me mbështetjen
e Patriakanës së Stambollit dhe të pranimit nga presidentit Ramis Alia, u dha vendimi
tek hotel “Tirana” nga grekomanët e vjetër e të rinj si dhe nga shpura e ardhur
enkas nga Athina për këtë punë. Vendosja
Janullatosit në krye të KOASH-it, është më fatalja e veprave antikombëtare të kryera
në këta 100 vjet jetë të shtetit tonë nga politikanët shqiptarë.
Në ndryshim nga peshkopët
grekë të djeshëm, ata vranë individin, ndërsa peshkopi i sotëm i këtyre dy
dekadave vret kombin. Janullatosi, ka luftuar ashpërsisht e egërsisht
për të çbërë Nolin, Kishën noliane dhe gjuhën shqipe. Ka ngritur kisha të pa
numurta me stilin grek, si klerik grek në krye të KOASH, ka vepruar qëllimisht
për të identifikuar si grek qoftë kishën qoftë besimtarët ortodoksë shqiptarë.
Në Greqi, në Europë apo në
Amerike, Janullatosi prezantohet si kreu grek i kishës ortodokse “greke” dhe i besimtarëve
ortodoksë “grekë” të Shqipërisë.
Nuk lë rast pa marrë pjesë në inagurimin e çdo investimi grek, bankave greke,
shkollave greke, ndërmarjeve greke, spitaleve greke, në vorezat greke me kufoma
shqiptarë, bënë dhe mesha për ta. Janullatosi është autori i krimit të kobshëm
të zhvarosjes së kufomave burra gra e fëmijë dhe kontrabandimit të eshtrave
tyre si eshtra të ushtarëve grekë. Janullatosi nuk pati frikë as nga ligji
shqiptar, as nga Perëndia e as nga kanonet e Kishës së Shënjtë, Grigor Nisani
thotë: “zhvarrosja dhe trazimi i eshtrave konsiderohet njëlloj me vrasjen.
Shkrimtari Agolli tha: “…Të
ngrihesh për të nxjerrë eshtrat, është si ajo puna e fantazmave që kemi lexuar
nëpër romane, të cilat nuk i besojmë se egzistojne. Po ja që këto fantazma u
ngritën e shetisin në këmbë në Kosinë në shekullin XXI… Një veprim i turpshëm e
i frikshëm e i padenjë për asnjeri… Është një veprim që më shtye edhe mua frikën.
Tani që jam 75 vjeç, shqetësohem se mos
na i shesin kockat”. (Gazeta “ILLYRIA” 6 qërshor 2006, f. 30).
Janullatosi nuk shprehu
asnjë keqardhje në vitin 1999 kur kriminelët sërb të Milosheviçit masakronin
popullin shqiptar të Kosovës. Përkundrazi ka shprehur solidaritetin me kishën sërbe
dhe me klerikët sërbë. Mitropoliti i Beratit Ignati deklaroi në ceremoninë e
shigurimit të kryepeshkopit të ri sërb, Ireneut, se “Besimtarët shqiptarë ishin
me popullin sërb gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999” dhe se Kosova është
Jeruzalemi i Sërbisë”! E keqia është, pasi uzurpoi vetë fronin, Janullatosi u
kujdes që të mbushë me klerikë grekë edhe Sinodin e KOASH-it, ai emëroi edhe dy
mitropolitë të tjerë grekë, atë të Beratit e të Gjirokastrës, duke betonuar
raportin 3 me 1 në Sinodin e Kishës. Me këtë ai ka vulosur të ardhmen e
drejtimit grek të KOASH-it edhe pas vdekjes së tij. E ndihmoi Berisha me ligjin
e ri të 2008, i cili fshiu të gjitha paragrafet e ligjit të komunitetit fetar të
vitit 1929 edhe ato të vitit 1952, ku ndalohej fronëzimi i klerikëve të huaj si
dhe kryerja e veprimtarive antikushtetuese e anti shqiptare nga ana e klerikve
të çdo besimi.
Janullatosi kërkon
shqiptarë të vdekur për të mbushur sarkofagët, dhe shqiptareë të gjalle për për
të shtuar minoritetin grek në Shqipëri sipas kriterit të Athinës zyrtare me “vetëdeklarim”.
Qeveria jonë tradhëtare, fshehurazi bën marëveshje për kufirin detar dhe për
hapjen e shkollave greke në Himarë dhe në Korçë dhe me paturpësi mbyll shkollën
e “Vashave” në Korçë e krijuar nga motrat qirjazati më 1891 dhe mbyll shkollën
9 vjeçare të Boboshticës e krijuar me 1916 dhe sholla të tjera për rreth, që nxënësit
të shkojnë te shkolla greke 9 vjeçare “Omiros”. Shkollat e fshatrave të komunes
së Konispolit “vazhdojnë të jenë për “meremetim”, nxënësit vinë e i marrin
furgonat dhe autobuzat grek dhe vazhdojë mësimet në Filat dhe Janinë, e fillojnë
mësimin me hymnin grek dhe me përshëndetje “Kalimera” dhe e mbarojnë po me përshëndetje
“kailispera”. Mësojnë një histori të shtrëmbëruar dhe Janullatosit sinojnë ti
kovertojnë në grek. Rrënohen ndërtesat monumentale të figurave të mëdha të
rilindjes e NAIM FRASHËRIT dhe në të bëhet kisha greke. Ndërsa në Korçë, u gjet
një mëngjes gurë mbi gurë shtëpia muze e flamurit dhe e Themistokli Gërmenjit.
Hapen pesë vende të quajtura “mazoleume” të ushtarëve grekë me kufoma shqiptarësh,
nga Bularati në Dropull deri në Pogradec, që vinë nga greqia për pelegrinazh,
sa duan dhe kur duan, për ta kufiri është i hapur dhe për ne shqiptarët kufiri është
kurdoherë i mbyllur, bile të grisin dhe pasaportën se për ta Çamëria nuk
egziston. Dhe për të gjitha këto qeveria shqiptare dhe Akademia e Shkencave
hesht. Kështu i nderuar lexues Janullatosi i sotëm vret kombin shqiptar dhe ne
brohorasim për këtë 100 vjetor të pavarësisë, kur Shqipëria kalon një dhimbje
shumë të madhe. Kuptohet se drejtimi i shtetit është bërë dhe vazhdon të bëhet
vetëm nga një klasë politike. Nga klasa komuniste që sundoi barbarisht 45 vjet
dhe ajo që erdhi e “gatëshme” me kostumin demokratik po nga shoqëria komuniste,
kjo i afron me grekun dhe sërbin në emër të internacionalizmit proletar, në dëm
të kombit shqiptar, si e përcakton Mit’hat Frashëri: “Rrëmbejnë kazmën e i bien
themelit për ta shkatërruar këtë ndërtesë që mezi e ngritën rilindasit. Kur dy parti,
PD e PS grinden dhe nuk miren veshë as në festën e 100 vjetorit të pavarësisë.
Prof. Dr. Eshref Ymeri
thotë: “…Tradhëtia e klasës politike mbarëshqiptare, e kësaj mercenareje të fëlliqur
të të huajve do të çojë pashmangësisht në shpërthimin e konfliktit të armatosur
për mbrojtjen e popullit shqiptar nga dhuna njëshekullore sllavogreke dhe për
bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe një
flamur kombëtar”. (LKAB çamëria-arvaniti, 17-4-2012).
Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar.
Mit’hat Frashëri thotë: “Partia nacionaliste Shqiptare ka për detyrë të
ruajë, të vlerësojë trashëgimet e gjyshërve duke i lënë si trashëgim për stërnipërit,
në një gjëndje më të përfeksionuar dhe më të përmbaruar”. Mbartësit e kësaj sot
janë: Lëvizja “Kuq e Zi” dhe “Vetëvendosja”.
Rasim Bebo Addison Çikago