Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/01

Parlamenti shqiptar nderon firmëtarët e Pavarësisë


Parlamenti shqiptar nderon firmëtarët e Pavarësisë, në një ceremoni të organizuar në Kuvend, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga, kryeministrit Berisha e personaliteteve të tjera të trevave shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se sot shqiptarët celebrojnë kryefestën e tyre, dhe nderojnë patriotët që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë 100 vjet më parë.

“Historia e përpjekjeve për të ruajtur Pavarësinë e Shqipërisë është fondamentale. Ismail Qemali ngriti flamurin që nuk sulmoi kurrë të tjerët, Flamurin tonë, të Skëndërbeut, më të bukurin, faleminderit Ismail Qemal Vlorës, përjetë mirënjohës”, tha Topalli.


No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...