2012-11-30

Ben Emmerson : I bëra thirrje Carla del Pontes që t’i kërkoj falje edhe Ramushit, edhe Kosovës.


Emmerson: Del Ponte do të hetohet
E di se ka kohë që nuk ju kam folur, e kemi çka me i thonë njëri-tjetrit. Por, fjalët dua t’i kursej, e punët jo. Do të jem në punë tash e tutje. Zoti e bekoftë Kosovën, ka thënë Ramush Haradinaj, duke iu adresuar qytetarëve që festojnë lirinë e tij, në Sheshin “Nëna Tereze” në Prishtinë.
Avokati mbrojtës i Haradinajt, Ben Emmerson, nuk mundi ta marrë fjalën nga fishekzjarrët e ndezur në Shesh. Haradinaj u drejtohet sërish qytetarëve.
“Faleminderit shumë. E kam me mua një mik. Kur kam filluar procesin gjyqësor. Nuk i kuptoja procedurat. Më tha që në rrethana tjera kisha ecur pas teje, e tash ec ti pas meje. Unë kam ecur këto tetë vjet pas tij. Ai është Ben Emmerson”.
Emmerson tha se sot bëhen shtatë vjet qëkur ka ardhur për herë të parë në Kosovë.
“Gjatë kësaj beteje të vështirë e kam ndier veten si mik të Kosovës. Dhe nëse më lejoni e dëshironi, me dëshirë do të bëhesha qytetar nderi i Kosovës”, ka thënë ai.
“Sot në mëngjes bëra deklaratë në emër të Ramush Haradinajt. Në atë deklaratë i bëra thirrje Carla del Pontes që t’i kërkoj falje edhe Ramushit, edhe Kosovës. Por, ajo nuk kërkoi falje sot. Për mediat serbe në këtë thirrje ajo qeshi. Zonja del Ponte kjo nuk është qesharake. Nuk është shaka. Dhe, nëse kjo është përgjigja juaj e vetme kjo tregon se sa seriozisht e merrni përgjegjësinë tuaj në një gjykatë ndërkombëtare për krime të luftës”.
Meqë del Ponte nuk kërkoi falje, Emmerson thotë se tani kalojmë në fazën e dytë.
“Sot pasdite Sir Geoffrey Nice, prokuror në rastin e Milosevicit, e akuzoi për shkelje të rënda dhe gjykime të gabuara politike. Ai e ka akuzuar se ka injoruar këshillat e avokatëve të saj dhe se e ka kënaqur politikisht Beogradit. Dhe ai ka bërë thirrje që të zhvillohen hetime të pavarura për vendimet që ka marrë më 2004 dhe 2005, kur ka ngritur aktakuzë kundër Haradinajt. Pres që thirrja për hetime të mbështetet edhe një prokuror i lartë për krime lufte, sepse ata e kuptojnë profesionalizmin dhe drejtësia. E mbi të gjitha e kuptojnë integritetin”.

Avokati i haradinajt e mbështet këtë propozim për hetim ndaj sjelljes së Carla del Pontes.
“Por, unë shkoj më tej. Në bazë të përvojës në Tribunalin e Hagës ajo është emëruar të punojë për krimet e supozuara në Siri. Ajo nuk mund të punojë në këtë detyrë të re derisa të përfundojnë hetimet për këtë sjellje të keqe të saj. Meqë nuk është përgjigjur në kërkesën që të kërkojë falje, atëherë duhet të heq dorë nga Siria derisa të përfundojnë hetimet kundër saj. Dhe, nëse refuzon të largohet vullnetarisht, atëherë do t’i kërkoj Këshillit për të Drejtat e Njeriut që ta pezullojnë atë”.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...