2012-11-29

NGA FLORI BRUQI : KËRKO FALJE PLAKUSHA CARLA DEL PONTE.!!!


E vërteta doli në shesh dhe më shumë u gëzova për Kosovën se për veten, kështu është shprehur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vetëm pak minuta pasi që Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.


Këshilli Organizues për pritjen e Kryetarit të AAK-së dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton se Haradinaj pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës në ora 17:00 me një fluturim të veçantë nga Holanda.

Adresimin e parë para mediave do ta ketë në aeroport rreth orës 17:15. Pritja është e organizuar nën mbikëqyrjen e protokollit të shtetit.
Në ora 19:00 Haradinaj pritet tui adresohet qytetarëve në Sheshin “Nënë Tereza”.





1.


Ben Emerson, avokat i Ramush Haradinajt në një konferencë për media ka deklaruar se ish prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte duhet t’i kërkoj falje Ramush Haradinajt.


“Zonja Del Ponte duhet t’i kërkosh falje Ramush Haradinajt dhe të gjithë kosovarëve për gabimet e jashtëzakonshme që i ke bërë në këtë proces”, ka thënë avokati Emerson, raporton RTV Dukagjini.



Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim dhënë Radio Dukagjinit, Ramush Haradinaj është shprehur: “Prej sot shpirti im i takon dhe është i përkushtuar për ty shërbyer popullit të Kosovës. E kaluara është e kaluar dhe ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Ne duhet të punojmë më shumë për ta ndërtuar një shtet të vërtetë demokratik, ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe që do t’u shërbej të gjithë qytetarëve tanë”.
“Ajo çka Beogradi apo kushdo tjetër thotë për fajësinë time është jo relevante. Proceset politike duhet të vazhdojnë. Gjatë viteve në vijim do të ketë shumë mundësi për ta trajtuar dështimin e Tribunalit të Hagës. Tani, fokusi im i vetëm janë njerëzit e popullit tim dhe institucionet qeverisëse”, përfundon deklarata e Haaradinajt.


2.


Ramush Haradinaj u është drejtuar kosovarëve përmes një deklarate të avokatit të tij, Ben Emmerson.

Aty ai falënderon popullin e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që kanë qëndruar me të gjatë këtij procesi.

Ndër të tjera, avokati i Haradinajt duke përcjell porosinë e klientit të tij, ka thënë se pas kthimit në Kosovë, me pajtimin e popullit, kreu i AAK’së do të marrë pozitën e liderit politik të vendit.

“Ai më ka lutur të tregoj se do të kthehet këtë mbrëmje në Kosovë dhe me pajtimin e njerëzve, shumë shpejt do ta marrë pozitën që i takon si lider politik i vendit, duke udhëhequr Qeverinë që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht gjuhës që ata flasin dhe pavarësisht se prej nga vijnë”, thuhet në deklaratën e avokatit Ben Emmerson.

“Ai (Haradinaj) më ka lutur të them se si lider i Kosovës së lirë do ta luftojë korrupsionin kudo që gjendet dhe se më të do të merret fuqishëm”, shtoi Emmerson.



3.


Sa i përket vendimit të dhënë nga Gjykata e Hagës në orët e para të ditës së sotme për pafajësinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i akuzuar për krime lufte, Sali Berisha tha se ishte lajmi më i gëzueshëm për gjithë shqiptarët në këtë ditë.

Kreu i qeverisë e cilësoi si një triumf të demokracisë dhe ligjit ndërkombëtar, ku e ftoi zotin Haradinaj për një vizitë në Shqipëri në mënyrë që të festohet bashkërisht.


4.



Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, me të cilin shpallen të pafajshëm Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, rikonfirmon pastërtinë e luftës, që e kanë bërë këta luftëtarë dhe shokët e tyre, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi konstaton se “u dëshmua se drejtësia mund të vonoj, por vjen përfundimisht”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Hagës, sipas Jakup Krasniqit, padyshim është ngjarje e rëndësishme në jetën personale të ish të akuzuarve, të familjeve dhe miqve të tyre, por mbi të gjitha, përbën një akt madhor me të cilin, për të satën herë, rrëzohen akuzat e pabaza kundër drejtësisë dhe pastërtisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me këtë vendim, drejtësia ndërkombëtare dëshmoi profesionalizmin e saj, kredibilitetin dhe besueshmërinë e lartë që gëzon”, tha Krasniqi, për të shtuar se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe sipas zakoneve e rregullave ndërkombëtare të luftës, prandaj nuk mund të inkriminohet nga asnjë gjykatë”, ka thënë Krasniqi, transmeton REL.

Krasniqi ka shprehur bindjen e plotë se edhe në rastet e tjera të luftëtarëve të lirisë, duke përfshirë edhe këtë të fundit me zotin Fatmir Limaj me shokë, drejtësia do të fitojë, duke shpallur pafajësinë e tyre dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



5.


Në reagimit e Komisionit Evropian pas vendimit të Tribunalit të Hagës për të liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, vetëm thuhet se "Komisioni ka marrë në dijeni vendimin e sotëm të Gjykatës së Tribunalit në rastin ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Baklajt dhe Lahi Brahimajt. Komisioni nuk komenton vendimet gjyqësore të Tribunalit".

Më tej në këtë prononcim të Komisionit Evropian, thuhet se "megjithatë ne do të donim të nënvizojmë edhe njëherë inkurajimin tonë të fuqishëm për të gjithë partnerët tanë në rajon që të vazhdojnë punën në arritjen e pajtimit dhe forcimin e raporteve të mira fqinjësore.


6.


Familja Jashari nëpërmjet një kumtese ka thënë se ,e rastin e kremtimit të Festave të Nëntorit, gjatë gjithë këtij muaj, Kompleksi Përkujtimor “Adem Jashari” dhe familja jonë janë vizituar nga qindra e mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare. Sipas kumtesës, vizitat u intensifikuan 2 ditët e fundit kur ato kanë zgjatur deri pas mesnate, për të kulmuar më 28 Nëntor, kur numri i vizitorëve ka tejkaluar numrin 30 mijë.

“Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë ata që ishin në Prekaz por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe, edhe një herë, përzemërsisht t’ua urojmë Festat e Nëntorit, dhe t’u urojmë të gjitha të mirat në jetë. Me unitet të tillë dhe përkushtim për të nderuar të rënët nëpër shekuj, populli shqiptar po tregon se e ka arsyetuar flijimin e të rënëve, se e meriton lirinë dhe se ka një të ardhme të ndritshme.

Familja Jashari do të vazhdojë të jetë e të gjithëve dhe, në çdo kohë e në çdo rast, për të gjithë shqiptarët pa dallim, në aspiratat tona për të realizuar idealin e atdhetarëve tanë që shqiptarët të jetojnë të bashkuar”, thuhet në kumtesë.



7.



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur me festë vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e liderit të saj Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala tha se kthimi i Haradinajt do të sjell zhvillime positive dhe dinamike politike në vend.

Sipas tij, skena politike e Kosovës ka ndjerë mungesën e ish-kryeministrit Haradinaj.

Shala nuk e ka përjashtuar as mundësinë e përfshirjes së AAK-së në qeverinë aktuale, siç tha ai, për t’i ndihmuar dhe çuar përpara proceset në interest ë Kosovës, siç janë angazhimet për rend e ligj në veri, dialogu me Beogradin si dhe aspektet e politikës së jashtme që nënkuptojnë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

AAK është subjekti më i përfolur për përafrimin e saj me qeverinë Thaçi, kurse nënkryetari i saj Blerim Shala, është emëruar nga presidentja Atifete Jahjaga në postin e koordinatorit të Kosovës për bisedimet me Serbinë.


8.



Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përshëndet lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve, Lahi Brahimaj e Idriz Balaj.

Lirimi i tyre është dëshmia më e fuqishme që vërteton luftën tonë çlirimtare, si luftë të drejtë dhe të pastër, e cila është zhvilluar në përputhje të plotë më Konventat Ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për opinion të GP të PDK-së, i cili shfaq bindjen se “lufta jonë çlirimtare ka qenë luftë e pastër, luftë për lirinë dhe pavarësinë e vendit”

Grupi Parlamentar i PDK-së shpreson se edhe Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, do të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe luftën e shenjtë çlirimtare dhe të lirohen sa më shpejt nga gjitha akuzat, që u ngarkohen.


9.



Lëvizja Vetëvendosje përshëndet lirimin e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, nga akuzat në Tribunalin e Hagës.

Vendimi për pafajësinë e Komandantit të UÇK-së dhe ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është edhe njëherë dëshmi se lufta jonë ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe çlirimtare, thotë Vetëvendosje nëpërmjet një kumtese.

Mëtutje theksohet se me këtë rast, “përpjekjet për ta zhvendosur dhe transformuar qëllimin e luftës për çlirim nga Serbia u hodhën poshtë si të pavërteta e të pavlefshme” dhe shtohet se “gjejmë rastin të shprehim mirënjohje e nderim të thellë për të gjithë luftëtarët që kontribuuan me jetën, përpjekjet dhe qëndresën e tyre në çlirimin e Kosovës”.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...