2012-11-25

NË VEND TË PËRKUJTIMIT:Zhgënjimi Ballkanik 1,2

Shefqet Dibrani
Zhgënjimi Ballkanik I -


PËSHTJELLIMI BALLKANIK DHE PENDIMI EVROPIAN

-- nga Shefqet Dibrani, shkrimtar



1.

Javën e tretë të tetorit Kosova përjetoi zgjedhjet nacionale të cilat u përshkuan me një qetësi relative dhe me një kulturë që jepnin shpresën se mbase një ditë do të ngadhnjejë toloranca si parakusht i një demokracie reale. Edhe fushata zgjedhore për aq sa kemi mundur t’i përcjellim është zhvilluar në kufinjtë e tolerueshëm. Gjithësesi kjo gjë ishte rezultat edhe i një pjekurie politike, si pranimi i kushtit themelor të demokracisë për një garë elktorale, e cila nuk i siguron askujt udhëheqjen absolute për drejtimin e vendit.

Siç raportuan mediat e shumta vendore dhe ato ndërkombëtare Kosova kaloi një sprovë duke dhënë provimin e saj. Të gjitha qendrat e vëndosjes si dhe raportuesit nga Kosova iu gëzuan një fakti tashmë që i takon një të kaluere, mbase jo aq e largët, por mekanizmat e projekteve pështjelluese në këto hapsira edhe pse nënë ombrellën e OKB-së dhe institucioneve relevante të Bashkësisë Ndërkombëtare nuk do t’i gëzohen faktit të një qetësie afatgjate, por lihet përshtypja se indikator të caktuar më shumë angazhohen për tollovi dhe tendosje të situatës se sa për një përparim të proceseve demokratike, refren për të cilin lidhen edhe shumë interesa jo aq qëllim mira për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Nëse një vëzhgues i rëndomtë nuk ka arritur të vërejë se në konglomeratin ndërkombëtar në Kosovë nuk e njeh “qeni të zon” dhe se ligjet që aplikohen nuk do të mund t'i akceptonte e le më t'i zbatonte asnjëri nga vendet me demokraci kulminante në kuptimin absolut të kësaj fjale, atëherë nuk di pse shkojnë atje, çfarë raportojnë dhe madje pse vetcilësohen vëzhgues.

2.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u shoqëruan edhe me gjëra të patolerueshme për natyrën demokratike të vendeve që kanë përvojë në zgjedhjet e lira në kuptimin pozitivë të fjalës. Së pari kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve u emërua ish truproja e kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili e shoqëroi atë për vite të tëra edhe në kohë të vështira duke u ndarë nga ai në mënyrë jodemokratike dhe aspak njerëzore, madje me deklerata e intervista që më vonë (njëri nga sajuesit e këtyre politikave) do t’i nxjerr si libër më vete. Po ashtu dihet se kohë më parë institucionet përkatse të UNMIK-ut do ta shkarkojnë nga një post me rëndsi në Postëtelekomunikimin e Kosovës ngase siç thuhet ai u gjind aty duke shkelur rregullat dhe normat e parapara me ligjet egzistuese. Pa dashur të merrem dhe të pyesim se si u bë pasurimi kaq i përshpejtuar kur dihet se me vite të tëra ka jetuar në banesën e një udhëheqsi të një dege të LDK-së por që kishte ikur në mërgim, ai do të kalojë publikisht në një subjekt të ri politik pikërisht në prag të zgjedhjeve që doli si frakcion nga LDK-ja jo për shkak të pikëpamjeve dhe koncepteve të reja por kjo ndodhi për interesa personale, karrerieste dhe të pasurimit të përshpejtuar, model i cili ka marrë përpjetën në Kosovën e pasluftës dhe kjo po bëhet nën tutelen e Bashkësisë Ndërkombëtare. Edhe pse pat reagime nga përfaqësuesit e LDK-së vërjetjet nuk u përfillën nga autoriteti rregullativ i UNMIK-ut dhe si për inat të “vjehrres” u përkrah edhe nga partitë kundërshtare, që ai të marrë vizën në këtë post me rëndësi.

Një rast tjetër që duhej t’u binte në sy autoriteteve ndërkombëtare dhe sidomos vëzhguesve dhe atyre që raportonin nga Kosova është asociacioni qesharak “ORA” që u krijua në prag të zgjedhjeve. Shtrohet pyetja “ORA” është metaforë poetike, intrigë politike apo një “kleçkë” e krijuar për t’i penguar zhvillimet politike, e cytur dhe e shtytur nga qarqe anti-amerikane që veprojnë në Evropë dhe në Ballkanin e trazuar.

Le të mirret parasysh vetëm pasurimi marramendës që ka bërë lideri i “ORËS” në saje të botimit të një gazete me tirazh qesharak për gazetat me renome botërore dhe të një televizioni të cilat së bashku nuk janë institucione profitabile dhe për natyrën e tirazhit shqip të gazetave që botohen në Kosovë del e pakuptueshme se si është pasuruar në mbi 40 milion Euro sipas analistëve të këtyre çështjeve apo të 80 milionve siç deklarohet vet ai. Kjo gjë ka ndodhur në prezencën e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe strukturave relevante që udhëheqin në atë vend. Pastaj në këtë subjekt kanë kaluar, sigurisht pasi janë pasuruar edhe udhëheqës të të ashtuquajturave Organizata joqeveritare (OJQ) të cilat pasi thithën fonde e fondacione për zhvillimin ekonomik të Kosovës, mbrenda natës u politizuan, pa i dhënë llogari askujt, duke pretenduar se vetëm në vitin 2004 qenka ardhur “Ora” për Kosovën dhe nuk dihet për këto vite çfarë projektesh paskan bërë për të mirën e Kosovës.

3.

Edhe kryadministratori i Kosovës, edhe drejtuesi i UNMIK dhe strukturave tjera nërkombëtare që administrojnë Kosovën më 23 dhe 24 tetor 2004 u shprehen pozitivisht për zgjedhjet në Kosovë, poashtu edhe të deleguar nëdërkombëtar u shprehen pozitivisht dhe në gjithë këto tensione ballkanike nuk ndodhi asnjë eksces që ka mundur të prishë imazhin e atyre zgjedhjeve, pasi që u tha se ato parregullsi nuk çojnë peshë për mënyrën e mirë, të rregullt dhe “FER” që u bënë zgjedhjet e atjeshme. Tani ndodhë rinumrimi i votave dhe thuhet se kjo është normë demokratike, por dihet se rinumrimi dëshmon çrregullsi të cilat vetë zyrtarët ndërkombëtarë u përpoqën t’i mbulojnë me deklerata të rrejshme për rregullsinë absolute të tyre. Megjithatë nuk është e tëra kjo nëse një vëzhgues i rëndomtë nuk i ka përcjellur mjetet e informacionit publik, por sidomos të televizionit publik i cili drejtohet, sponzorizohet dhe financohet nga vetë ndërkombëtarët, ku do të mbetet shembulli më i keq se çka mund të lejojë Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë. Ndonëse skenari i këtij procesi zgjedhor ishte përgatitur t’u hudhej faji shqiptarëve vendor, kjo gjë nuk ndodhi dhe sikur në momentin e fundit lëvizën mekanizmat e politikës nëntokësore dhe antiamerikane për të arritur në një pikë kritike sa do të rinumërohen për t’u rregulluar formulat që e bëjnë jofunksional aparatin shtetëror të një vendi. Vetëm gjatë dekleratave preleiminare qofshin të organizatave dhe institucioneve vendore apo atyre ndërkombëtare le për të dyshuar se si ka mundur në të gjitha rastet të ketë ndryshime në uljen e përqindjes të votave vetëm për LDK-në dhe PSHDK-në dhe ngritje për të gjitha të tjerat. Pra kur është llogaritur formuala e mundshme e krijimit të qeverisë në mesë LDK-së, PSHDK-së dhe të disa subjekteve të tjera më afër kësaj politike që kanë pasur një fushatë solide dhe premtuese karshi asociacioneve qesharake që duke shitur “suxhuk” në parkun e Gërmisë e duke treguar përralla nëpër emisionet televizive, do të lëvizet elementi “kombëtar?!” në koloboracionim me atë ndërkombëtar për të kalkuluar përqindjet dhe për t’i rregulluar formulat që nuk do të jenë kurrë funksionale për demokracinë e një vendi.

4.

Pendimi Evropian është trishtues sepse sikur nuk i gëzohej faktit të një përparimi në atë vend dhe në asnjë rast nuk raportuan për thelbin e vërtetë por merreshin me çështje periferike duke aktivizuar pikërisht lojrat e fshehta të politikës së nëntokës dhe konceptit anti-amerikan për të krijuar një minimoçalishte edhe në Ballkanin e trazuar nga grupe e etnitet të shumta. Gati të gjitha mediat e shkruara dhe ato vizuele që botohen në Evropë lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës do t’ia ngjesin nofkën “ish rebeli i UÇK-së” dhe pa këtë nofkë thuaja asnjëra nga këto mediume nuk ka raportuar nga Kosova. Tani shtrohet pyetja “ky rebel” paska zbritur në Kosovën e udhëhequr nga vet ata, ka zbritur nga ndonjë zonë planetare, nga Xhunglat trishtuese apo nga ndonjë vend i skajshëm Aziatik, apo ka ardhur në Kosovë pikërisht nga ato vende që thirren në demokraci të përsosur, duke lënë për t’u nënkuptuar se pikërisht aty qenka edukuar dhe emancipuar për një sjellje që do t’i shkonte përshtati të gjitha intrigave anti-kosovare e anti-amerikane dhe posaçërsiht qëllimit të mirë Amerikan për të lulëzuar demokracia edhe në Ballkan. Kur të kihet parasysh se Kosova administrohet pikërisht nga OKB-ja dhe strukturat relevante të Bashkësisë Ndërkombëtare imputimi në politikën e saj të një “rebeli” është më shumë veprim i nëntokës se sa i një politike të denjë dhe parimore, prandaj vendet evropiane duhet t’i korrigjjn fjalorët politikë e diplomatikë, sepse politika dualiste i rëndon konceptet e tyre dhe i zbehë qëllimet e mira për triumfin e një demokracie në Ballkan, sepse aleatë të përpjekjeve të një “rebeli” u bë tërë Bashkësia Ndërkombëtare për ta penguar makinerinë ushtarake e shfarosëse, që ndodhte nga një diktator i fundit për Evropën, që ka ndodhur në hapsirën e saj qytetëruese.

Zvicër, 1 nëntor 2004.



-------------------------


Zhgënjimi Ballkanik II



LUFTA POLITIKE DHE MASKAT E VEPRIMIT OGURZI





1.

Java që lam pas u përcoll me dy senzacione jo vetëm për natyrën kosovare të fushatës paszgjedhore (deri sa administratori ndërkombëtar do t’i nënshkruan ato), por përpjekjet u bënë që këto dy raste të marrin përmasa edhe më të gjera. Pavarsyisht se rastët duken si diametralisht të kundërta ato puqen në një qëllim thellsisht të asaj që i thuhet politikë antiamerikane në Kosovë dhe Ballkan përgjithsisht, e cila ka skenarist përfid të interesave të mëdha jo aq që lidhen me Kosovën dhe Ballkanin se sa me rregullimin global të planetit tonë. Pra, jo rastsisht, dhe jo pa menduar mirë Ramush Haradinaj u intervistua nga përfaqsuesit e Tribunalit të Hagës pikirisht në këtë kohë si dhe rrëmbimi i Shqipe Hebibit e cila u gjind në Afganistan sikur të na zbriste nga Planeti duke tërhequr krejtsisht vëmendjen e opinionit vendor dhe deri diku mendjen e atij ndërkombëtar pikërisht rreth ngjarjeve që po ndodhin në Kosovë, në këtë kohë trazimesh dhe përshpejtimesh të pështjellimeve jo vetëm aq të zgjedhjeve por të gjetjes së formulave jofunksionale për një aparat shtetror jofunksional i cili do të ketë përgjegjsinë më të madhe historike në historinë mijëvjeçare të Kosovës.

Nëse lideri i AAK Ramush Haradinaj është marrë në pyetje pikërisht për shkak të angazhimit parimior të drejtsisë që ky mekanizëm ndërkombëtar e paska ndërmend ta bëjë në Kosovë dhe Ballkan, koha e ekzekutimit, përkatsisht e krijimit të një senzacioni e zhvleftson atë duke shtuar mëdyshje edhe më të mëdha. Por “dardha ka bisht” thot një urti popullore, dhe kjo duket edhe në rastin e z.Haradinaj i cili në politikën kosovare është qe prej se mbaroi lufta, prandaj mund të nënkuptohet se drejtsia ndërkombëtare dhe pikërisht Tribunali i Hagës e ka ndërmend më shumë të “ekuilibroj” dhe barazoj “viktimën me gjelatin” të cilët herët a vonë do të ulën në tryezën e bisedimeve, ngase ai mund të zëvendsohet me një soj “jogursolucioni” pro jugosllav i cili vrullshëm u fut në politikën kosovare pa e pasur të qart edhe qëllimin e tij final. Pastaj këta mekanizma ndërkombëtar nuk e ditkan, apo nuk duan të kuptojnë se në Kosovë kanë ndodhur vrasje makabre. Ato krime bizare janë stimuluar publikisht nga shtypi dhe persona publik që në mënyrë marramendëse u bënë edhe milioner, madje pa udhëhequr asnjë veprimtari profitabile.

Pastaj kjo shoqëri ndërkombëtare duhet të kuptoj se Kosova po përmbytet nga kriminaliteti ekonomik, sepse vetëm në këtë vend kanë lindur me dhjetra e dhjetra multimilioner të cilët janë pasuruar mbrenda një kohe rekorde që duhet të zënë vend të merituar edhe në Librin e Genisit.

Pra, nëse këtyre përpjekjeve për drejtsi (qoftë kjo morale), ia shtojm faktin se në vendkalimin kufitar në Merdare të Llapit vijnë eshtrat e të maskaruarve gjithmonë në një moment të caktuar, pra për ta mbajtur në ethe politikën e Kosovës, intervistimi në këtë kohë i Ramush Haradinajt (pa dashur t’ia heqim asnjë barrë me të cilën ngarkohet ai), nuk ka asnjë qëllim pozitiv, përveç se politikën kosovare ta mbërthej edhe më tej në këto ethe trishtuese.

Duke i ditur aspiratat shekullore të popullit shqiptar për të prosperuar me një rend dhe qytetrim demokratik askush nuk duhet të shqetsohet pse është marrë z.Haradinaj në intervistim, sikurse nuk duhet të shqetsohet nese nesër do të mirret edhe dikush tjetër, por secili duhet të shqetsohet për mënyrën dhe momentin kur bëhet sepse kjo po bëhet pikërisht për ta mbërthyer Kosovën në një kurthë me rreziqe evidente dhe të pashmangshme.



2.

Poashtu javën që shkoi, si ngjarje kryesore i mediave kosovare ishte edhe rrëmbimi i Shqipe Hebibit dhe dy kolegëve të saj që ndodhi në Afganistan. Rasti është shqetsues dhe në mos tjetër ai është një rast që do përkrahje humanitare për t’u angazhuar çdo mekanizëm që të shpetohen jetërat e tyre. Po një gjë që më la përshtypje është fakti se angazhimi i saj qenka bërë mbi parime fstare, sepse ajo atje paska shkuar pikërisht për t’i ndihmuar një vendi mysliman, të paktën kështu u pa nga storie të shumta filmike që media të ndryshme kanë raportuar nga Kabuli.

Edhe reagimet tjera që vazhduan ishin në funksion të një plitike thellsisht myslmane duke lënë përshtypjen se mekanizmi fetar në Kosovë është i fuqishëm, këtë sikur e sforconte televizioni Al Xhazira duke i dhënë vend të posaqëm rolit të një shqiptarje në Kabul. Por shkuarja në Kabull edhe e qarqeve që i kanë lidhjet e ngushta me Moskën dhe atje të ndërmjetsohet në emër të besimit dhe muajit të shenjtë të Ramazanit bënë për t’u ngathur edhe ndjenjat e fundit. Futja e elementit Rus në këtë mes sikur do t’i ketë pasojat e veta sëpaku do të keqkuptohet se është një tendencë për t’u sforcuar militantizmi fetar që ka qëllim krijimin e një minimoqalishte antiamerikane në Ballkanin shumë etnik.



3.

Zgjedhjet Presidenciale në Amerikë mbërthyen mendjen e opininit ndërkombëtar, por në shumë qarqe ballkanike sikur dy rastet e theksuara më lart zënin kreun e tabelës. Megjithatë lufta për Shtëpinë e Barshë e favorizoi Bushin jo për një politikë aq fitimprurëse që i solli Amerikës në mandatin e shkuar por pikërisht për vendosmërin e tij për t’i zgjeruar kufijt e demokracisë edhe në Lindjen e Mesme.

Dihet se pikërisht në këtë kohë është nisur një armiqsi e pashembullt antiamerikane e cila sado që e ka qendrën në Lindjen e Mesme, stimulues të saj ka në gjithë botën dhe madje në Evropën e qytetruar të cilat i gëzohen çdo dështimi Amerikan. Vetëm mos përfshirja në koalicion me Amerikën (qoftë kjo gjat luftës ose pas mbarimit të saj), do t’i ketë trimëruar grupet militantiste islamike se do t’ia dalin kundër Amerikës, pasi që ajo nuk përkrahet edhe nga vende të caktuara qofshin këto Evropiane apo Botërore. Mospërkrahja e Amerikës sikur u bë për ta futur atë në një moqalishte trishtuese, por ja amerikanët me politikën e tyre pragmatiste dëshmuan diçka që është pritur dhe që duhej të triumfonte pikërisht me zgjedhjet e fundit presidenciale.

Sikur vende të caktuara mos ta sabotonin politikën Amerikane në Lindjen e Mesme, jemi të sigurt se viktimat dhe shkatrrimet e atyre vendeve do të ishin më të pakta, dhe do të kishte gjasa për ndryshimin e një kursi politik edhe nga Shtëpia e Bardhë. Tani zgjedhjet në Amerikë i fitoi Presidenti Bushë në një garë shumë më të lehtë se sa në mandatin e parë me Al Gorin, duke qitur në pahë se Amerika dhe Amerikanët e kanë kuptuar lojën antiamerikane që bëhet ndaj vendit të tyre. Shpresojm ky rast duhet t’i jap leksion asaj për të mos lejuar krijimin e një minimoqalishte në Ballkan. Sepse ajo po bëhet duke u stimuluar kapitalistët e rinjë të cilët i kanë të ruajtur lidhjet me shtetët që tradicionalisht kanë pasur një politikë antiamerikane, të cilat vazhdimisht përkrahin mënyrat e militantizmit fetar që kanë burimin në ato vende ku i ka konfliktet e hapura Amerika, gjë që shqetsojnë jo vetëm shqiptarët etnik të Kosovës por duhet t’i shqetsojnë më shumë strukturat e politikës Amerikane dhe të të gjitha atyre vendeve që kanë për qëllim të krijohet stabiliteti politik e ekonomik i këtij vendi.





7 nëntor 2004.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...