Baca….
1.
Mustaqet e misrit
Garonin me mustakët e Bacës që kurrë s’e njoha.
Diku, do t’i korrnim
E kallamishtet do t’ia hidhnim lopës në grazhd.
Po foton e Bacës
Dikur një dorë dashurore e vuri atje ku ndalet koha
E këngën e tij
E gdhendëm në dy tela të lahutës së lashtë.
2.
Misrin e ri
Sërish e mbjellin atje larg në arën ku ka ende ferra.
Ah,
që putrat e Bacës nuk shkojnë më pas parmendës
Mali ballë nesh
gjethonte e nxirrte lule, kroje ujëargjenda
e bëlbëzonte shqiptarisht
ca amanete të pathëna të Bacës si lulërimi i pranverës.
3.
Dritat e forta
ende ndrijnë bulevardet e shitoret në Malmoen si magji.
Po baca Dërvish
kish mall për ugarin e barjakun që ia mbuloi të lisnajtin shtat
Një mall Kosove
kur vraponte pas fluturave dhe rudinave me atë ëndërr sydlirë
E në dasmën e mbesës Shqipe
si Bacë Dardanie përcillte miqtë atje. larg, në Sllapuzhan.
4.
U kthye në një ëndërr shqiptarie baca Dërvish