Greqia dhe Serbia i tremben idesë së krijimit të “Shqipërisë së Madhe”. Sipas qëndrimeve të shprehur na mediet e tyre, plani për “Shqipërinë e Madhe” po bëhet gjithnjë e më shumë e arritshme.
Gazeta “Ta Nea”, raporton se komenti nacionalist i Berishë që çoi në një krizë diplomatike është shkaktuar pasi kryeministri shqiptar i është referuar Prevezës si territor shqiptar. Sipas “Ta Nea”, Athina është shumë e shqetësuar lidhur me “shtimin e incidenteve nacionalistë kundër grekërve në Shqipëri”.
Me mbështetjen amerikane ata i morën Kosovën Serbisë në kuadër të planit të Shqipërisë së Madhe. Ekziston frika se shqiptarët mund të fitojnë një terren në politikën greke përmes numrit të madh të emigrantëve shqiptarë.
Gazeta "Protothema" e quan incident diplomatik greko-shqiptar dhe përkeqësim të papritur të marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat janë si zhiva, ftohen lehtë dhe nxehen po aq lehtë, ndërsa sqarimin e zyrës së kryeministrit shqiptar e cilëson përpjekje për të ndrequr një gabim trashanik.
Gazeta "Efimerida" shkruan se fjalimi i Berishës solli një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare. E majta Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës deklaroi se deklaratat e Berishës minojnë bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve me popullin grek dhe nxitin nacionalizmin ekstrem.
Syriza, partia opozitare e Aleksis Tsipras i cilësoi deklarata të rrezikshme të papërgjegjshme nga politikanët e krahut të djathtë. "Agimi i Artë" shkon edhe më tej duke deklaruar se bëhet fjalë për një çmenduri ta quash Prevezën shqiptare, ndërsa deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq citohet nga shtypi në Beograd të ketë thënë se shqiptarët në rajon, në mënyrë mjaft provokuese kanë dëshmuar edhe më tej se ekziston ideja e Shqipërisë së Madhe.