Ramush Haradinaj | Foto: Petrit Rrahmani
nga Bardh Shkreli
Partia e tij e ka udhëhequr qeverinë gjatë koalicionit LDK–AAK në vitet 2004-2007. Karriera e tij ushtarake është plot me jehonë, përderisa ajo politike ka shënuar ngritje e rënie, varësisht nga proceset gjyqësore që Tribunali i Hagës ka iniciuar ndaj tij.
Ramush Haradinaj paraqet profilin absolut të luftëtarit guximtar për shumë shqiptarë të Kosovës, sidomos në rajonin e Dukagjinit, ku ai gëzon përkrahje të gjerë politike. I lindur në Gllogjan, më 3 korrik 1968, Ramushi ishte fëmija i dytë me radhë nga 9 sa kishte gjithsej në familjen e tij. Talentin e luftëtarit do ta tregonte edhe gjatë shërbimit ushtarak në ish-Armatën Jugosllave, kur nga ushtari i thjeshtë do të emërohej në komandant i togës, një raritet për shqiptarët.
Për shkak të kushteve jo të mira, por edhe pamundësisë për të studiuar në Universitetin e Prishtinës, pasi që familja e tij nuk ishte në sy të mirë të regjimit, ai detyrohet të emigrojë në Zvicër gjatë viteve 1980-të. Në Zvicër, Haradinaj punoi në ndërtimtari, por edhe si roje sigurimi në klubet e natës. Pasi komuniteti i shqiptarëve në Zvicër ishte politikisht mjaft aktiv, ai bëhet pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe fillon aktivitetin ilegal rreth çështjes së Kosovës.
Më 1991, ai hyn ilegalisht në Kosovë nga Shqipëria duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të sjellë armë në Kosovë. Me hapjen e depove ushtarake në Shqipëri pas trazirave të vitit 1997, aktiviteti i tij ilegal bëhet më i shpeshtë dhe sjellja e armëve në Kosovë bëhet një aktivitet permanent për të dhe vëllezërit e tij, Luanin dhe Shkëlzenin. Luani më vonë do të vritej në një pritë të forcave serbe gjatë një tentative për të sjellë armë në Kosovë. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, Haradinaj tanimë gëzonte famën dhe respektin e zonës së Dukagjinit dhe shpejt do të emërohej komandant i Zonës.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Ramushi bëhet njeriu i dytë pas Agim Çekut në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, formacion ky i krijuar për të rehabilituar ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Haradinaj shpejt vendos ta heqë uniformën dhe themelon partinë e tij politike e cila në zgjedhjet e vitit 2000 të organizuara në Kosovë, nuk shënoi ndonjë rezultat mbresëlënës dhe u gjend shumë prapa partisë së liderit Ibrahim Rugova e dhe PDK-së së Hashim Thaçit.
Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2004, partia e Ramush Haradinaj doli e treta, ndërsa suksesin më të madh politik e arriti kur koalicioni me LDK-në, i propozuar nga presidenti i atëhershëm, Rugova, e solli Ramush Haradinaj kryeministër të Kosovës. Atëbotë, ai ishte vetëm 36-vjeçar. Mirëpo më 10 mars 2005, Prokuroria e Tribunalit të Hagës ngriti aktakuzën kundër tij dhe bashkëluftëtarëve te tij, Idriz Balaj dhe Lahi Ibrahimaj për mosrespektimin e kodeve të luftës për periudhën 1998-1999, kohë kjo kur ai shërbente si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit.
Aktakuza për Haradinajn, Balajn dhe Ibrahimajn përfshinte këto pika: Krime kundër njerëzimit, përndjekje (ngacmim, veprime çnjerëzore, shkatërrim i pronës) dhe shkelje e ligjeve të luftës, trajtim mizor tortura dhe dhunim i dinjitetit personal.
Haradinaj pat dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pas vetëm 100 ditësh në detyrë, dhe ishte nisur për në Gjykatën e Hagës ditën e nesërme. Edhe pse periudhë e mjafte shkurtër, 100-ditshi i Ramush Haradinaj si kryeministër u cilësua si dinamik dhe premtues. Dorëheqja, vetëdorëzimi dhe thirrjet e tij për qetësi nga mbështetësit e tij, ishte shembullor dhe u mirëprit nga bashkësia ndërkombëtare.
Më 6 qershor 2006, Haradinaj lirohet me kusht. Ndërsa lirimi me kusht parashihte që Haradinajt t’i ndalohej paraqitja publike, apo pjesëmarrja në aktivitetet politike gjatë 90 ditëve të para të lirimit. Më 12 tetor 2006, Gjykata e Hagës merr vendim për t’i lejuar atij paraqitjen publike dhe pjesëmarrjen në aktivitete politike nën kushte të caktuara. Për “kushtet e caktuara” do të vendoste ish-kryeadministratori i atëhershëm i UNMIK-ut dhe ato parashihnin angazhimin e Haradinajt në raste kur do të bëhej fjalë për “çështje me rëndësi për Kosovën”, apo atëherë kur ishte në pyetje “siguria e vendit”.
Më 26 shkurt 2007, Ramush Haradinaj kthehet në qendrën e paraburgimi në Scheveningen për të pritur fillimin procesit gjyqësor ndaj tij. Procesi gjyqësor u mbyll me 23 janar 2008, ndërsa vendimi i Gjykatës u shpall me 3 prill të të njëjtit vit. Ramush Haradinaj u lirua si i pafajshëm në bazë të mungesës së provave dhe argumenteve jobindëse. Në Kosovë, ai u prit si hero nga qytetarët.
Vendimi i Gjykatës së Hagës u apelua më 21 qershor 2010, pasi prokuroria kishte kërkuar rigjykimin të pjesshëm të rastit Haradinaj et al. Gjykata kësaj radhe kishte vendos të hedhë poshtë një pjesë të pretendimeve të prokurorisë, në bazë të cilave Haradinaj akuzohej për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në disa prej pikave të cekura në aktakuzë. Nga ana tjetër i lejoi prokurorisë të përfshijë edhe dy dëshmitarë kyç, të cilët sipas tyre kishin qenë të frikësuar të dëshmojnë më herët. Haradinaj edhe kësaj radhe u paraqit vullnetarisht në njësinë e paraburgimit në Hagë.
Ramush Haradinaj është i martuar me reporteren e lajmeve te RTK-së, Anita Haradinaj, dhe kanë tre fëmijë. Haradinaj ka pasur pesë vëllezër. Dy prej tyre, Luani e Shkëlzeni, u vranë si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa vëllai tjetër Daut Haradinaj, është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ramush Haradinaj është kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që nga viti 2000. Karriera ushtarake e Ramush Haradinajt është plot me jehonë, përderisa ajo politike ka shënuar ngritje e rënie, varësisht nga proceset gjyqësore që Tribunali i Hagës ka iniciuar ndaj tij. Ai paraqet profilin absolut të luftëtarit guximtar për shumë kosovarë. Tribunali i Hagës shpalli të enjten aktgjykimin ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe dy ish-luftëtarëve të tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, duke i liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.