Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/30

Sulm i dështuar i hakerëve të Kosovës në sajtin e RTK-së

Mediet e Beogradit raportojnë sot për një përpjekje të dështuar të hakerëve nga Kosova ndaj sajtit të Radio Televizionit të Kragujevcit (RTK). Sipas tyre, hakerët që identifikohen si „Kosova Warriors Group“ u përpoqën pa sukses, sot në mëngjes, të thyejnë sajtin e RTK-së www.rtk.co.rs. i cili edhe më parë ishte shënjestër sulmesh të grupeve të hakerëve nga Kosova.

Këso here, raportojnë mediat serbe, ky sajt nuk u thye në saje të reagimit të shpejtë të administratorëve, të cilët ia kanë dalë ta pengojnë sulmin.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...