Brigada Heroike 121 Ismet Jashari- Kumanova, përmes një komunikate për media, kanë reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth arrestimit të Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve, të dyshuar në rastin “Kleçka”.
Ismet Jashari- Kumanova
“Ne, bashkëluftëtaret e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, jemi të shokuar me deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili i drejtoi akuza EULEX-it me rastin e arrestimit të Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij”, thuhet në reagim.
Lironi Herojt e Kombit
“Ne, bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës nuk e merituam që të na prishni festën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sepse edhe ne kontribuuam për ketë ditë”, thuhet në fund të reagimit.