2012-11-30

SERENATA DREJT HAGËS…TE RAMUSH HARADINAJ DHE LAHI IBRAHIMAJ





Me rastine e konfirmimit te pafajesise se heronjve te Luftes per Lirine e Kosoves







Shkruan RIZA LAHI nga Tirana 




SERENATA DREJT HAGËS…TE RAMUSH HARADINAJ DHE LAHI IBRAHIMAJ





« Nana, the ?... E ka pasë emrin…. »

Ramadan Pllana, Bafti dhe Bahri Zenuni dhe unë prësim të dalë nga buzëte shtërnguara të burrit shpatullgjërë,shtatlartë dhe pa flokë emri i një gruaje.

Më së fundi Selman Ibrahimaj shqipton me zë të ulët :

« Azë »

« Po gjyshja ? »

« Ju lutem, boll ! Ke ndonjë pyetje tjetër më ? »

Bashkëbiseduesi ynë, për të takuar të cilin kemi marrë rrugën mbi 20 km larg në orën 22 e ka ngritur zërin dhe më vështron thuajse në mënyrë armiqësore.


Nëna dhe gjyshja e Selman Ibrahimaj vëllait të Lahi Ibrahimajt që ndodhet në Hagë tok me dajon e tij, Ramush Haradinajn, janë djegur të gjalla me bobma.

Disa ditë më parë në fshatin Jabllanicë – jemi në periudhën e epopesë së lavdishme kosovare të UCK së – në këtë fshat aradhat e ushtrisë sërbe kanë pësuar disfata të turpëshme nga luftëtarët e udhëhequr nga komandanti që respektohet si hero sot në tër kosovën, Ramush Haradinaj, nip i Lahi Ibrahimajt.


Pritej hakmarrja paskëtaj. Gjurmët e kësaj hakmarrjeje të llahatrëshme tanimë janë zhdukur thuajse. Si asnjë fshat tjetër kosovar, Jabllanica - sot quhet Shqiponja – është rrafshuar me tokën i tëri.


Fshati ishte i boshatisur kur erdhën militarët serbë. Në tër fshatin kishte vetëm mace, qën, ndonjë pulë, ndonjë bagëti dhe shtëpi bosh. Oh, me përjashtim të dy plakave që kishin vendosur të mos largoheshin.


Dy plaka gjetën serbët në jabllanicë e boshatisur. Njëra nga të dyja nënat ishte e paralizuar.

I shërbente gruaja tjetër.Dikush nga serbët i njohu. Nga serbët me banim në Kosovë por që kishtë rrëmbyer armët e turpit. Ai shqoi nënën dhe gjyshen e Lahi Ibrahimajt në ato dy gra që i vështronin si dy shqiponja të pafrikëshme të zëna në lak…

Ishte 3 gusht 1998. Furnizuesja zemërdhimbshur dhe trime e luftëtarëve të lirisë me bukë, strehuesja e lumtur e tyre me javë të tëra, Aza, tok me nënën e saj njëqindvejcare u hodhën në erë me dy bomba nga bastisësit e shtëpisë së Ibrahimajve.


Kushedi se cfar urdhëri ka dhënë sërbisht drejtuesi i asaj bande të pashpirtësh, urdhër që është pasuar më falkjen e dy bombave mbi Azën dhe nënën e saj shekullore.

Ato ranë duke mos e lëshuar prakun e shtëpisë. Ato dhanë frymën e fundit duke mërmëritur një emër.Kosovë.


Rruga për të ardhur në qytetin industrial Veve qënga Ekyblani i vogël na ka shkuar duke parë kryesisht natën që mrekullonte nga verdhana e gjetheve të vjeshtës që zbukuronin anët e liqenit Leman, 72 km i gjatë. Dritat në anën tjetër të ujrave, i përkasin Francës.

Veve është një qytet që ka përjetuar luftën e tij kundër romakëve . Ai ka sot një kishë që daton ndërtimin e saj në viti 1172. Këtu ndodhet një orë e madhe, kulla e së cilës, diku pranë fabrikës së famëshme të cokollatave « Nestle » , është ngritur në vitin 1840.

Mirëpo ne kemi udhëtuar drejt këtij qyteti antik natën për tu kthyer sërish në bazën tonë, po sonte, pas takimit me njeriun që shkon një herë në muaj në Hagë. 

Që shkon me para në xhep për t’ua dhënë dy njerëzve të tij të afërt ; para të fituara nga puna e rëndë fizike prej dhjetë orësh në ditë ; dy njerëzve të afërt të cilët presin një ballafaqim me akuzat për krime kundër njerëzimit, të formuluar nga stafi i zonjës Karla del Ponte .

Selman Ibrahimaj i përngjet një makine të rëndë që prodhon papushim forcë dhe aftëtësi për t’u përballar me këdo.

Është e pamundur të shikojmë qytetin, pra, jo vetëm nga nata, por sidomos nga takimi me atë burr të stresuar, që ka dhënë aq shumë për Kosovën e tij, djersë pa fund, kohë aq të shtrenjtë, gjak dhe të vrarë.

Është e pamundur, madje, të shkojmë qoftë edhe nga afër, te muzeu i Carli Caplinit që ndodhet diku pranë, tok me varrin e atij ; edhe Caplini emigrant politik , që gjeti strehim vetëm në Zvicrën neutrale, mikpritëse dhe dinjitoze.

Unë kam patur gjith pasdreken një dhimbje të fortë koke, sic duket nga pakujdesja ime prej klimës së Zvicrës ku kam shkelur për herën e parë , ardhur këtu me përpjekje të vecanta nga Ramadan Pllana, një prej militantëve të vjetër kosovarë, shumica prej të cilëvë shquajnë për ndershmërinë, burrërinë dhe korrektesën shembullore…

Selman Ibrahimaj para pak ditësh është kthyer nga Haga ku ka ndenjur dy ditë me të vëllain dhe nipin. Ai është kategorikisht i bindur që ata janë të pafajshëm. I njeh nga afër dhe i ka studiuar edhe vetë akuzat për ta .



Ibrahimaj ka qënë në luftë tre muaj, duke pritur deri sa të vinin i vëllai, Nazmiu, sot epror i lartë i TMK, me nipcen e fuqishëm e që kishte të qeshurën majë të buzës e që këndonte këngë me vete kur ishte në qejf. Që kishte dhjetë vite emigrant në Zvicër, Ramushin.



« Baba i Ramushit . Hilmiu - Mbahet more i gjallë dhe i fortë. Po shkon te të gjashtëdhjetat dhe mbahet për mrekulli. Ai i ka dhënë luftës katër gjeneralë. Luanin, Shkëlzenin, Ramushin dhe Dautin…E din se kush është Daut Haradinaj ? 



Kur u shfaqën me maska për herën e parë përfaqësuesit e UCK, e kujton ? Kur po varrosej mësuesi Halit Geci, që u vra mes turmës ku hapën zjarr hakmarrës forcat policore – ushtarake sërbe ? Ashtu !

Njëri prej maskave me siglën e UCK nuk duroi dhe e hoqi maskën. Pas tij e hoqi edhe tjetri. I fundit, jo. Atë e njihnin që të gjithë se ishte i zonës së tyre. Pra, ata që hoqën maskat mes ceremonisë mortore ishin Daut Haradinaj, biri i bacë Hilmiut dhe Mujë Krasniqi. I treti qe Rexhep Selimi ».

Hilmi Haradinaj, ka shtënë në dhe tre djem , 22, 24 e 28 vjecar. Me ta prehen edhe Naser IIbrahimaj dhe Gani IIbrahimaj, dy djemtë e axhës së Lahit ; Lahit të përzgjedhur nga akuza e zonjës Del Ponte. Ata kanë rënë martirë për lirinë e Kosovës.


Mirëpo, djalin tjetër zoti Hilmi, atë që arriti të behëj edhe kryeministër i pasluftës, Ramushin, e ka sot në një dhomë paraburgimi në Hagë. Do të ulet, tok me Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn, në të njëjtën bangë ku ka qënë ulur para do kohësh kryekasapi i Ballkanit, Millosheviqi.

Unë prej kohësh jam përpjekur të gjej në internet se, cili është raporti i numurit të kosovarëve që janë akuzuar nga akuza e zojës Del Ponte për krime lufte, me numurin e serbëve të së njëjtës akuzë.

Ende nuk dua të besoj sigurinë absolute të z Selman që, deri tani, janë ftuar në gjyq apo presin të dalin, tre përfaqësues të palës pushtuese sërbe dhe gjshtë nga pala që ka mbrojtur populin e vet, ajo kosvare.

Le t’i lëmë të gjitha krimet e tjera të bërë nga cizmja e Beogradit në Kosovë, le t’i lëmë që të gjitha për një cast, e le të merremi vetëm me një prej tyre.


Janë 2016 ferma të përdhunuara nga ushtarakët serbë dhe këto viktima sot menaxhohen nga një grup vullnetaresh kosovare të drejtuara nga mjekja dhe gazetarja Luljeta Selimi.

Selimi din edhe rreth 600 emra të tjerë nga këto fatzeza, të cilat ia kanë besuar sekretin e tmerrshëm vetëm Luljetes dhe ajo e mban. Në kushtet kur në familjet kosovare sundon ende i fortë mentaliteti i familjes shqiptare në pozicionin e femrës, krimi i përdhunimit konsiderohet më i rënë sesa i vrasjes. Në këtë kuptim, cdo përdhunes, duhej të ishte target i menjëherëshëm i Hagës.

Sikur cilido lexues shqiptar apo i huja të lexonte disa pak dëshmi që i kanë dhënë para diktofonit gazetares Luljeta Selimi gratë dhe vajzat e përdhunuara, do ta kishte të pamundur të mbante lotët…

E…Ti përfaqësojë të gjitha ata meshkuj kriminelë e sadistë dënimi i Sllobodanit me tre katër të tjerë ? Përvec krimeve të tjera që do të dridhnin edhe foshnjën në djep ?

Biseda ka ardhur tani qetë, falë mirësisë së bacës Ramadan, që na e ka mundësuar këtë takim dhe, mbase , edhe falë dhimbjes sime që më lëxohet ngado në fytyrë.


« Hajdeni e të rrijmë tanë natën » - thotë Selman Ibrahimaj, që dikur ka kaluar disa herë kufirin Koosvë – Shipëri nga Tropoja me 50 kile ngarkesë në kurriz përdrejt luftëtarëve koosvarë..


Ai do të paraqitet në punë të nesërmen ora 5.30 të mëngjesit, në punën e tij të rënde fizike për ta lënë pas dhjetë orësh sikuse sot



Nga fundi i bisedës, që filloi, sic thamë , aq e ashpër, daja i Ramush Haradinajt nisi edhe të qeshte me përzemërsi nga një shaka e Bafti Zenunit.
Si e festuan shqiptarët në SHBA 28 nëntorin?!
Mua m’u ndodh në cantë një CD me serenatat e fundit të mikut tim , gjigantit të tyre, Mihallaq Andreas, për të cilin Televizioni Publik i Shqipërisë është duke përfunduar një film me regjinë e Aran Culiqit.

« Vëre në makinë këtë CD dhe do të të kënaqë shpirtin Selman »
« Në makinë ?


Unë do ta incizoj e do t’ia dërgoj në Hagë Lahit dhe Ramushit. Për dy javë nisem prap atje. Do t’ia nap atyne si nji dhuratë që po ju vjen nga Shqipëria »


16 nëntor 2007, Ekyblan, periferi e Lozanës/Zvicër

( Nga libri i pabotuar « Fo leja zvicerane e rezistences kosovare »)


----------------------------------

Ramush  Haradinaj, Idriz Balaj e Lahi  Brahimaj, të 

pafajshëm nga Tribunali i Hagës 


I shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe liruar nga të gjitha aktakuzat për krime lufte, Ramush Haradinaj është kthyer të enjten në Prishtinë ku është pritur me nderime të larta shtetërore dhe nga një numër i madh qytetarësh.

Haradinaj është kthyer në Prishtinë përmes një linje direkte nga Haga me protokoll shtetëror të mundësuar nga Qeveria e Kosovës.

Në Aeroportin e Prishtinës ai është pritur nga kryeministri Hashim Thaçi, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe familjarë e të afërm.

Pas zbritjes nga aeroplani, Haradinaj ka ecur nëpër tepihun e kuq dhe me nderimet e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Haradinajn e pritën edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të mbledhur si tek Aeroporti, ashtu edhe në qendër të Prishtinës, ku ai iu drejtua edhe me një fjalim përshëndetës.


​​Në Aeroportin e Prishtinës, Thaçi e Haradinaj janë prononcuar së bashku ku ata vlerësuan se vendimi i Tribunalit të Hagës ishte dëshmi për luftën e drejtë të UÇK-së.

Lirimi i Haradinajt, tha kryeministri Thaçi, është lajm i mirë për familjen, qytetarët dhe Kosovën, por edhe për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pafajësia e Haradinajt, vijoi Thaçi, është plotësim i festës së flamurit dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Është një lajm i gëzuar. Është një lajm që i takon dhe që ndërlidhet drejtpërdrejtë me luftën e pastër dhe të drejtë që kemi zhvilluar si Ushtri Çlirimtare e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Në anën tjetër, Haradinaj ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen dhe ndihmën e ofruar gjatë gjykimit në Hagë. Ai tha se gjatë gjithë kohës ka jetuar me Kosovën, gëzimet dhe hallet e saj.

“Edhe pse në një proces të gjatë unë kam jetuar me ju me vendin. Jam gëzuar për të arriturat, për fitoret. Jam mërzitur për vështirësitë, për sfidat. Por, sot jam i gëzuar që drejtësia ndërkombëtare e ka konfirmuar se rruga jonë për liri ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe po ashtu na mundëson që edhe rruga para nesh do të jetë e mirë dhe ne do të mundemi së bashku t’i tejkalojmë sfidat që na presin”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij të parë në Aeroportin e Prishtinës pas kthimit nga Haga.

Pas një vizite në familjen e tij në Prishtinë, Ramush Haradinaj i është drejtuar edhe masës së njerëzve të tubuar në qendër të Prishtinës.

“Duhet të rritet kualiteti i qeverisjes në vend. Menaxhimin më të mirë me mundësitë që ka Kosova me resurset, që ta rrisim nivelin e demokracisë në vend. Do të punojmë për zhvillimin ekonomik në Kosovë, pra për një shoqëri evropiane dhe në NATO”, ka thënë Haradinaj para masës së tubuar në qendër të Prishtinës.

Për nder të kthimit të tij në Kosovë, janë ndezur fishekzjarre dhe organizuar manifestime.

Kurse një fjalim interesant para publikut ka mbajtur edhe avokati i Ramush Haradinajt në procesin e Hagës, britaniku Ben Emerson, i cili përsëriti kërkesën e tij për ish-kryeprokuroren e Tribunalit Carla del Ponte.

“Kam kërkuar nga Carla del Ponte që sot t’u kërkojë falje Ramushit dhe Kosovës”, tha Emerson.

"Por", vijoi ai, "del Ponte nuk ka kërkuar falje vetëm ka qeshur. Kurse unë i them asaj se kjo nuk është për të qeshur”, tha Emerson.

Tribunali i Hagës ka zhvilluar procesin e dytë, kësaj radhe të pjesshëm ndaj Ramush Haradinajt dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lahi Ibrahimaj e Idriz Balaj të cilët i ka shpallur të pafajshëm dhe liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Hagë: Haradinaj, Balaj e Brahimaj, të pafajshëm

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.

Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës.


Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj


​​Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u patën liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së.

Rigjykimi që nisi më se dy vite më parë, pat ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësishëm”.

Pavarësisht mosangazhimit të tij politik gjatë kohës sa zhvillohej rigjykimi i pjesshëm, Haradinaj ka mbetur kryetar i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtimin e së cilës pritet ta vazhdojë pas kthimit në Prishtinë.

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...