Disa minuta pas vendimit të Gjykatës Supreme për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Fatmir Limajt dhe tre ish bashkëluftëtarëve të tij, ueb faqja zyrtare e EULEX-it http://eulex-kosovo.eu/ është hakuar.
“Liri Për Çlirimtarët!!” thuhet në fillim të tekstit të postuar.
“Nëse jeni për të na mbrojtur, nëse jeni për të na ndihmuar, nëse jeni për të mirën e vendit tonë, atëherë ju kishim lutur të jeni të tillë. Deri sot asnjë ditë nga ardhja juaj në këtë vend nuk ka qenë e mirë për Shtetin tonë, deri sot keni bërë vetëm të këqija në këtë vend, deri sot nuk na keni ndihmuar, deri sot vetëm na keni arrestuar, deri sot vetëm na keni përçarë, deri sot vetëm na keni bërë të ndihemi keq, deri sot jeni munduar të njolloseni luftën e drejt të Ushtrisë sonë çlirimtare UÇK-së”, thuhet në tekstin që mban mbishkrimin Kosova Hackers Security.
“Nëse z.Fatmir Limaj dhe të gjithë luftëtarët e lirisë nuk lirohen nga akuzat edhe përfundimisht të jenë të lirë, ne jemi te detyrum të bëjmë publik gjitha marrëveshjet e ndyta që i kemi, edhe niher po e ceki, nëse nuk lirohen të gjithë ata që kanë luftuar me plot të drejt për çlirimin e vendit, atëherë do jeni shumë në telashe”, thuhet në tekst.
"Çfarë do publikojmë...
1. Çdo e-mail zyrtar i cila është shkëmbye mes jush dhe shtet serb (f*** Serbia)
2. Çdo e dhënë personale e secilit anëtar të Inteligjencës se EULEX, e din EULEX për çfarë po shkrujmë", thuhet në tekstin e nënshkruar nga WildClique & Kosova Hackers Security.
---------------------------------
Pak minuta pas mesnatës , ueb-faqja e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX (http://www.eulex-kosovo.eu/), është sulmuar nga persona tani për tani të panjohur.
Mesazhi që përcillet në faqe ndërlidhet me rastin e akuzave të ngritura kundër ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe të tjerëve, të cilët, sipas hackerëve, “kanë luftuar për lirinë e Kosovës.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë "WildClique" dhe "Kosova Hackers Security".
Në vijim, po e përcjellim të plotë mesazhin e personave që hackuan ueb-faqen e EULEX-it:
Liri Per Qlirimtaret !!
WildClique
RetnOHacK - Acew0rm - d4rkf0x - Mr.VIRUS - bLockeer & CL0WN 4L
Kosova Hackers Security.
Th3Dir3ctorY - Theta,NU - X|cripo - M00nD!z X
Nese jeni per te na mbrojtur nese jeni per te na ndihmuar nese jeni per te miren e Vendit ton at her Ju kishim lutur te jeni te till.
Desi sod as ni dit nga ardhja juaj ne ket vend nuk ka qen e mir per Shtetin ton, deri sod keni ber vetem te keqia ne ket vend deri sod nuk na keni ndihmuar deri sod vetem na keni arrestuar deri sod vetem na keni perqar deri sdo vetm na keni ber te ndihemi keq Deri sod jeni munduar te njelloseni luften e dreiit te Ushtris son clirimtare UQK-s.
Boll ma !
Nese z.Fatmir Limaj dhe te gjith Luftetaret e liris nuk lirohen nga akuzat edhe perfundimisht te jen te lirne jemi te detyrum te beim publik gjtha marrveshjet e ndryta tjuvat qe i kemi edhe niher pe Ceki nese nuk lirohen te gjith ata qe kan luftuar me plot te dreit per qlirimin e vendit at her do jeni shum ne telashe
Qfra do publikoim...
1. Gjdo e-mail zyrtar e cilla esht shkemby mes jush dhe shteit serb ( fuck Serbia )
2. gjod e dhan personale e secilit anatr te Intelegjences se EULEX e din EULEX per qfra po shkuim.
WildClique & Kosova Hackers Security.