2011-07-24

Katër kalifët e drejtë, a ishin vehabistë?

 
Adem Zuka, Pozheran


Në shkrimet e gazetës “Kosova Sot”, të datave 14 e 15 korrik 2011, në rubrikën Opinione të dijetarit Dr. Skender Rizaj, haset shkrimi me titull “Ringjallja e Vehabizmit’’. Ishte titull mjaft interesant për mua, sepse për vehabizmin nuk dija asgjë dhe me kureshtje nga çdo rresht prisja te mësoj diçka. Autori i shkrimit e quajti sekte fetare dhe menjëherë më ngacmoi në trurin tim sepse për vehabizmin si sekte nuk kisha dëgjuar asnjëherë dhe autorit i mbetet borxh që këtë ta argumentojë me shifra e fakte dhe të jetë më bindës, sepse unë mund të gaboj duke u bazuar në thëniet e tij.
Sipas shkrimit që përbëhej nga dy faqe gazetë nuk gjeta aq shumë material për të grumbulluar dhe për të luftuar bile me zemër çdo rrymë apo sekte fetare të paraqitur në islam. Gjithçka që përfshihet në islam nëse nuk ka bazën në Kur’an dhe hadith është nga risitë (bidatet), e çdo risi të shpie në lajthitje (devijim), ku çdo devijim të largon nga feja islame e kush largohet nga fondamenti islam dënohet me xhehenem.



Njohuri të dobishme, por të pakompletuara

Në këtë shkrim autori i nderuar me ka dhënë disa njohuri të dobishme e për ketë Allahu i madhëruar e shpërbleftë për kontributin e një dijetari të madh. Nga historianët shqiptarë që me ëndje lexoj nga ta janë Dr. Skender Rizaj dhe Dr. Muhamed Pirraku, por në këtë shkrim të këtij profesori gjeta shumë gjëra të ngatërruara e që kisha dëshiruar autori në fjalë të kishte shpjeguar dhe sistemuar me profesionalisht. Shkrimi i autorit është shumë kompleks dhe unë duhet ikur pa tjetër nga analiza e çdo fjalie sepse duhet kohe dhe...
Shkruan, se pasi që, në territorin e Arabisë së sotme Saudite gjenden Meka dhe Medina në atë kohë morën pushtetin vehabijtë, shemben gjitha tyrbet (me siguri edhe teqetë), çka ka të keqe nga kjo dhe me cilin hadith ndalohet shembja e tyrbeve dhe teqeve, dhe me cilin hadith lejohet ndërtimi i tyre,dhe imitimi i të krishterëve dhe jehudive idhujtarë. Sa iu përket dy themelatave që përmenden, siç janë feja islame dhe kalifati (sulltanati i atëhershëm) këto edhe sot duhet të jenë sintezë e njëra-tjetrës dhe pa të dyja nuk ka të ardhme të islamit dhe myslimanëve. Kush është kundër këtyre themelatave nuk qëndron në vijën e besimit të mirëfilltë dhe iu shërben idhujtarëve, Por në atë kohë unë nuk e di se sa Perandoria Osmane i ka pasur të lidhura ngushtë këto dy themelata apo ndoshta kanë qenë vetëm fiktive, autori ka qene dashur t’i shpjegojë në kohën e duhur. Pasi që Perandoria Osmane në këtë kohë paska qenë e angazhuar në luftë kundër kryengritjes serbe dhe Rusisë e nuk paska pasur fuqi një perandori të luftojë minoritetin vehabi, paska porositur valiun e Egjiptit shqiptarin Mehmet Ali Pasha t’i luftojë ata dhe në vitin 1818 vehabijtë morën fund si grup luftarak. Kush ishte Mehmet Ali Pasha i nderuar profesor, kush i kishte ndihmuar të vijë në pushtet dhe si qëndronte veprimtaria e tij në islam apo iu takonte grupacioneve sufiste sikur turqit. Pasi që në vitin 1818 paska marrë fund vehabizmi, pse sot ende përmendet, cilat lidhje pati me Rusinë dhe sllavët atëherë dhe çfarë lidhje ka sot, ku gjendet baza e vehabizmit, cilat ndihma i jep Rusia dhe sllavet në përgjithësi. A janë te furnizuar me armë, çfarë lloje armësh kanë dhe pse edhe Çeçenia dhe gjithë popujt myslimanë kudo që luftojnë etiketohen si vehabistë, qofshin në luftë edhe kundër Rusisë.
Cilit nga katër medh’hebeve të pranuara i takojnë këta rebelet të profesorit, pse i quan sekte nëse kanë pranuar njërin nga medh’hebet e pranuara dhe veprojnë sipas tij. Nuk po kërkoj përgjigje për çdo fjali tuajën, pasi që je i moshuar, por duke ditur për emrin tuaj dhe dikur si anëtar i arkivit të Stambollit, me siguri keni njohuri të mëdha për shumë çështje, nuk të kisha munduar aq shumë. Nëse flet pa argumente profesor i nderuar, përgjigjesh para Allahut të madhëruar, e për atë arsye i bëj pyetje vetes dhe juve si dijetar me nam, siç shkruan se këta janë në kundërshtim të plotë me parimet themelore të fesë islame, fe kjo e cila, siç ka dëshmuar historia për gjatë rrjedhës së sa,j fe liberale, tolerante përparimtare dhe qytetëruese.
Nëse feja islame na paska këto shtylla apo ato atribute të shkëlqyeshme dhe vepron sipas tyre dhe nëse armiqtë e saj tentojnë ta mposhtin nga rrënja, çka duhet të bëjnë myslimanet , të rrinë duarkryq e të jenë robër, apo të luftojnë për t’i mbrojtur këto atribute të shkëlqyera, të cilat edhe t’i edhe historia i pranuat. Ja çka mund të ngjajë nëse nënshtrohen myslimanët: “O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa, aty ku ishit (në kufer, pabesim) dhe atëherë do të jeni të humbur.”(Ali Imran:149)
Bota sot na është në kundërthënie të mëdha, të fortit pushtojnë të dobëtin dhe i dobëti u dashka të qëndrojë si rob i tij në përhershmëri, e nëse bën lëvizje për t’u çliruar, nga të krishterët quhet terrorist islamik, ndërsa nga myslimanët e moderuar quhet vehabiste .Njerëzit jobesimtarë gjithherë luftojnë kundër atyre besimtarë, po i shef edhe në Kosovën e sotme se si të ashtuquajturit ateiste ( këta janë politeistë dhe idhujtarë ) e luftojnë zakonisht islamin, sepse me krishterimin dhe sektet e dervishëve sufi përputhen në koncept, sepse të gjithë janë idhujtarë e pse i quaj idhujtarë ja si shkruan në Kur’an se kush janë besimtarë:
“ Besimtarë janë vetëm ata ëe i besuan Allahut, të dërguarit të Tij , e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe jetën tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” ( El-Huxhurat :15 )
“Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të shejtanit …” ( En-Nisa ;76)
Në pjesën vijuese të shkrimit tuaj, i nderuar profesor, në të cilën keni paraqitur 7 pika, në të cilat nuk do të thellohem, por si konkluzion nga to munda të nxjerr ndoshta edhe e gabuar: Këta vehabijtë qenkan luftarakë e luftojnë atë që i sundon, mohon dhe punon në kundërshtim me bazat e Kuranit dhe hadithit dhe nuk vërehet diçka tjetër e keqe i nderuar profesor.
Sa i përket vonesës së caktimit të lokacionit për xhami të komunës së Prishtinës, keni parashtruar 4 pika të cilat pushtetarët duhet t’i plotësojnë. Në këto katër pika vetëm në të parën keni bërë kërkesë intelektuali, kurse në tri pikat vijuese keni përzier konceptet i nderuari profesor.
Në vazhdimësi pohoni se Kosova martire është duke u shndërruar në Irak e Afganistan te Evropës, kjo është një çudi e madhe se si mund të dalë nga penda e një profesori kjo fjalë mahnitëse, kush do ta bëjë këtë kaos i nderuar që ende shqiptarët pa ardhur në vete nga lufta me shkuan të fillojnë tjetrën luftë të pafund kundër Evropës” demokratike “krishtere. Kjo nuk ka gjasa të ndodhë, mund të ndodhë ndonjë çrregullim lokal e nëse pushtetarët u japin atë që ua dhanë të tjerëve me siguri do të vazhdojë jeta në binarët më të mirë. Këtë të drejtë e ka kërkuar qysh moti edhe BIK-u por kot.
Vehabizmi si fenomen antiislam, këtu i nderuar profesor keni përdorur një ajet nga Kur’ani, por kur keni filluar ta shtjelloni në koment, keni përmendur se pari sinagogat, kishat e më vonë xhaminë, si mund kjo të ndodhë që t’i llogaritni adhuruesit e sinagogave dhe kishave më besimtarë se myslimanët e quajtur sekti vehabi. Mos është kjo ikje nga e vërteta islame apo ndonjë mendje e ”mprehtë “ e profesorit apo hipokrizi. Ja çka shkruan për të tillët në Kur’an ku Allahu i madhëruar thotë: ,, Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë anash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e Allahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. Allahu ju tërheq vërejtjen me dënimin prej Tij, pse vetëm tek Allahu është e ardhmja .”
( Ali-Imran :28 )
“ O ju që besuat! Mos zini miq ( shokë ) as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njeriëtjetrit. E kush prej jush i miqëson ( shoqëron ) ata , ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë .” ( El-Maide : 51 )
“ O ju që besuat, mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush dhe as jo besimtarët që me fenë tuaj tallen e luajnë. Frikësojuni Allahut po që se jeni besimtarë. “ ( El-Maide : 57 )
Siç po shihet deri tash, vehabijtë nga profesori nuk vijnë në paralelizëm as me idhujtarë jehudi e të krishtere, nga të cilët janë të okupuar myslimanet e lëre më me myslimanët e moderuar të profesorit. Vehabijtë në bazë të shkrimit të profesorit paskan qenë një minoritet rebel dhe tash prapë na qenkan një numër i vogël dhe me siguri nuk po bëkan pjesë në grupin e myslimanëve dindarë ( formaliste), por na qenkan në grupin e myslimaneve imandarë (besimtarë), të cilët edhe vetë profesori pohoi se janë në numër të vogël e atëherë si mund t’u frikohemi një minoriteti gjithë kjo masë e madhe myslimanësh apo ndoshta ata e kanë drejë e ne dridhemi nga frika.
Vërehet se ku keni shkruar fjalën monoteizëm keni përdorur pas saj fjalën islamizëm, të lumtë profesor për këtë, jeni trim dhe keni kuptuar islamizmin dhe vetëm islami është fe monoteiste, ndërsa fete tjera dhe sektet e dervishëve janë të përziera me idhujtari dhe nuk i takojnë monoteizmit.




Pellazgjishtja hyjnore, pak e tepruar

Se islamizmi nuk daton nga koha e Muhamedit a.s., por që nga Ademi a.s. është e saktë, sepse të gjithë pejgamberet ftonin besimin në një Zot të vetëm pa i shtuar idhuj. Ndërsa sa i përket pellazgjishtes hyjnore dhe se qenka aq gjuhë e vjetër sa qe edhe pejgamberet na paskan prejardhje shqiptare, është pak e tepruar bile kjo i përngjet një fjalë të një plaku kureshtar, i cili më thoshte se kur zbriti Ademi a.s. në këtë tokë e gjeti shqiptarin duke livruar me kije(qe) dhe i tha punë e mbarë o shqiptar…
Kjo minutë i transecedentales suaj na qenka i çuditshëm ,na vlen me shumë se 100 deri 1000 vjet namaz, ndoshta ti i justifikon këtu jobesimtarët dhe myslimanët sufi se vetëm me një minutë trans kryejnë gjitha obligimet ndaj Allahut të madhëruar. Ndoshta namazi si shtyllë e parë e islamit paska aq pak vlerë për ju dhe sektaristët sufi sa që edhe ata që falën në diellin përcëllues i quan vehabiste, mos ashtu profesor. Pra, vehabistët na qenkan njerëz te vendosur, si për namaz si në përkushtim ndaj Allahut, si për ndërtim xhamish dhe gjithçka që i duhet myslimanit duke mos ikur nga bazat e Kur’anit e hadithit dhe duke i shembur idhujt sikur në kohën e Muhamedit a.s., i cili me shokët rrezoi gjithë idhujt në Mekë.
Mos na paska qenë edhe Muhamedi a.s. bashkë me Ebu Bekrin,Omerin, Othmanin Aliun, Hamzan, Halid ibën Velidin, ebu Talhanë etj, vehabi sepse i përmbaheshin Kur;anit me precizitet dhe bënë shumë lufta për islamin dhe myslimanet e staugfirullah…
I nderuar profesor, më duket se keni hapur aq shumë tema saqë po të hyhet në shtjellim dhe analizë të mirëfilltë duhet shkruar tamam libër me shumë vëllime ,por do të mundohem ta reduktoj sa më shumë. Keni filluar të shpjegoni për vehabizëm, e prisja me kërshëri të mësoj diçka, por me kalimin e rreshtave të shkruar më mungon ende shumë…
Pse e përzien luftën e UÇK-së të viteve 1988-1999 në Kosovë dhe pohon se tërësisht e çliroi NATO-ja, a thua u çlirua Kosova apo u robëruar edhe njëherë, por me forma tjera të sundimit. Çka të shtyu ta përziesh katedralen dhe katolikët ne këtë temë, mos po frikohesh nga bashkësia ndërkombëtare se po na hetojnë që jemi myslimanë suni të medh’hebit Ebu Hanife nëse ndërtohet xhamia madhështore te Qendra universitare. Ndoshta keni dëshiruar te vihen aty Tereza, Ataturku apo ndonjë figure tjetër e mistikëve të tarikatit dërvishjan, të përkulesh para tyre dhe të besojnë të krishterët se jeni një profesor i moderuar( servile i botes krishtere-idhujtarë) . Aty ku luftojnë myslimanet për të drejtat e tyre e që të jenë të barabartë me popujt e feve tjera, nga të krishterët siç po duket quhen terroristë islamik, ndërsa nga myslimanet servile siç jeni ju po na identifikuakan si anëtarë të sektit vehabi. Sa është e logjikshme i nderuar profesor t’u thuhet vëllezërve tuaj vehabista pse kërkuan xhami, lëshojnë mjekër dhe motrave myslimane tua përmendësh kulet treçerekëshe dhe shamitë, mos pate dëshirë të shkojnë edhe ato të lakuriquara sikur disa femra të moderuara evropiane, ndërsa ateistin e vetëdeklaruar e bëre mysliman dhe gjithë budistet hebrenj dhe të krishterët na i quan popull human. Kthjellohu i nderuar profesor, mendo mirë çka shkruan, kënd e etiketon, kënd e lavdëron, kënd e akuzon pa argumente. Mëso tjetër herë mirë për vehabizmin dhe na shpjego me argumente të mirat e te këqijat e tij se mund të keni dënim te idhët nga Allahu i madhëruar në dynja e ahiret. Tash si përfundim po i lutem Allahut të madhëruar t’i ndihmojë ata njerëz që i përkushtohen Atij, punojnë sipas Kur’anit e hadithit luftojnë në rrugë të Allahut me pasurinë e jetën e tyre, ndërsa ata ,,besimtare” që myslimanëve të përkushtuar Allahut i quajnë vehabi t’i frymëzojë në rrugën e vërtetë të besimit islam. Më mbeti shumë pa shkruar nuk kuptova çka është ky vehabizmi ta luftojë bile me zemër nëse e meriton të luftohet, insha-Allah tjetër herë nga të tjerët gjej material faktik dhe bëhem më i ditur në këtë lëmi.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...