2011-07-25

EULEX nuk zbaton vendimin e Qeverisë së Kosovës






Çështja e masës së reciprocitetit që ka vënë Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë nuk do të zbatohet në veri të vendit.  EULEX ka njoftuar se kjo çështje ka komplikuar gjërat dhe vendimi i qeverisë është duke u diskutuar. Kreu i doganave të Kosovës, Naim Huruglica ka konfirmuar për Radio Kosovën se EULEX-i nuk po zbaton vendimin..

Vulat doganore të Serbisë do të vlejnë edhe më tej në veri të Kosovës. Vendimi i qeverisë së vendit për vënien e masës së reciprocitetit me Serbinë sipas EULEX-it dhe doganave të Kosovës është i pjesshëm, ngase ky vendim nuk po zbatohet nga misioni i BE-së për sundim të ligjit në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e komponentit të doganave të EULEX-it, Aleksandra George ka thënë se gjithçka është duke u diskutuar. “EULEX-i është i njoftuar me vendimin Qeverisë së Kosovës. Ne ende jemi duke e diskutuar fushëveprimin dhe efektin e këtij vendim. Në vazhdim janë duke u bërë disa diskutime me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për të parë pasojat e kësaj” , ka thënë George

Mos respektimin vendimit të qeverisë për masën e reciprocitetit në portat 1 dhe 31 e ka konfirmuar edhe vetë kreu i doganave të Kosovës, Naim Huruglica. Ai ka thënë se Kosova nuk do të mund të vejë masë të plotë reciprociteti.

Javën e kaluar Qeveria e vendit pas shumë paralajmërimeve ka vendosur masën e reciprocitetit të mallrave me Serbinë dhe atë të 10 përqindëshit të doganës për Bosnjë e Hercegovinën. Por ky vendim del të jetë i vlefshëm vetëm për dy pika doganore përderisa e njëjta nuk do të vlen edhe më tej për pikat kufitare të veriut. Si pasoj dhe importuesit mallrave do të mund lirisht të shfrytëzojnë pikat 1 dhe 31.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...