2011-07-24

PO RRITEN “PIONIERËT E ENVERIT…” NË KOSOVË !

 

Nga Fritz RADOVANI


 

Shikoni me kujdes këte foto! Kjo asht ba me daten 1 Maji 1985, pak ditë mbasi Populli Shqiptar përjetoi më gëzim të madh ndër zemra, por pa mujtë me e shpreh me gojë për sa vjet mbrapa, vdekjen e diktatorit tiran e anadollak Enver Hoxha. Zevendsi i denjë i tij me të gjitha veset e poshtersitë e mësuesit të vet, Ramiz Alia, tue pa se edhe fëmijët e vegjel kanë nevojë me perkujtue katilin që i pat sigurue këtyne fëmijve fukarallekun dhe mizerjen e përjetëshme, i pat vue organizatës së tyne emnin “Pionierët e Enverit”. Koha po ecen dhe ndryshojnë mjaft gjana, që shpesh nuk varen nga vullneti ynë. Erdhi ajo ditë e shumëpritun për Popullin e Kosovës, e cila mbushi tri vjet që asht Shtet i Pavarun.

Shumë vetë mendojnë se brezat që kanë ba luftën po plaken dhe fjalen për t’ ardhmen do ta thotë Rinia! Me kenë e mbara kështu duhet! Askush nuk asht kundër ligjve që janë caktue nga nalt. Vizitat e Ramiz Alisë në Prishtinë, shkembimet e vizitave dhe mesazheve të Hashim Thaçit me Fatos Nanon apo edhe Berishen, hapin rrugë të reja komunikimi mes Shqipnisë dhe Kosovës…E me kenë e mbara edhe kjo ashtu duhet! Sigurisht edhe Rinia do të marrë e japë mes vetes për me krijue urat e lidhjes për t’ ardhmen! Shumë vetë mendojnë se: Me kenë e mbara edhe kjo ashtu duhet!

            Aspak nuk duhet lanë në harresë se në dy anët e kufinit shekullor mbrenda Tokës Shqiptare, Brezi i ri dalngadalë do të zevendsojë brezin e vjeter… E me kenë e mbara edhe kjo ashtu duhet !! Ndodhë jo rrallë që vllaznit keqkuptohen e shpesh për kurrgja ia prishin qejfin njeni tjetrit me të thanë mendja se nuk kanë me u ulë në një sofer kurrma të bashkuem. Prindja e mirë nuk e lejon handekun me u hapë thellë! Jo vetem i pajton, po edhe i qorton për mos me e persëritë gabimin ma asnjena palë. I ulë në sofer bashkë dhe i ven përpara me ngranë çka ka falë Zoti. E me kenë e mbara ashtu duhet!

            Do të kenë gjithmonë në jetë edhe perplasje të padishrueshme! Po me durim e me pjekuni Pleqtë gjithmonë janë mundue me ulë punë, thonë të vjetrit. Ata që më kuptojnë me siguri kanë edhe ma shumë ngjarje me tregue për durimin që duhet të kemi ndaj një “rinije” të çthurun, të pakulturueme, të djallzueme, të paedukueme me punë, të pafëtyrë, të pa moral, të pa Atdhe, të drogueme, të shkallueme moralisht, të armatosun me helmin e perçamjes dhe vëllavrasjes, të pa prind e pa shokë e ndoshta edhe të rritun mes imoralitetit, apo e ushqyeme me idetë materialiste e ateiste deri sa kanë fillue me marrë mend, tue u ba edhe spijunët e prindve të vet…Me të gjitha këta vese ishin pjesa ma e madhe e atyne fëmijve që e kishin për nder me u quejtë “Pionierët e Enverit”…

Kam pershtypjen se kur ishte në Prishtinë Ramiz Alia, një “flamur” të tillë ua ka dhurue edhe Kryesisë  “Forumi i të Rinjve Muslimanë” në Prishtinë që kuptohet nga Deklarata e tyne për shtyp dt. 22 7 2011. Turkoshakët po hjedhin faren e keqe atje! Por mos harroni se edhe Europa ka veshë e sy me pa! E ashtu ka me u dashtë edhe per ju “Pionierët e Enverit” në Kosovë!

Melbourne, 22 korrik 2011.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...