Kohë më parë Komisioni për lustrimin në Maqedoni vlerësoi se dy nga dosjet e publikuara që akuzojnë si ish-spiunë dy përfaqësues të lartë të BDI-së janë të falsifikuara.
Kryetari i komisionit, Tome Axhiev theksoi se dosjet “Mama” dhe “Vujko” janë të falsifikuara dhe se vlerësimi i tillë është dhënë nga ana e ekspertëve të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK). Këto dy dosje, e para me nofkën “Mama” akuzonte si ish-bashkëpunëtor të sigurimit shtetëror ish-jugosllav, ministrin aktual dhe zyrtarin e lartë të BDI-së, Musa Xhaferi, ndërsa dosja me nofkën “Vujko” akuzonte deputetin e BDI-së dhe kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Fazli Veliu.
“Sipas të dhënave dhe vërtetësisë që kemi nga DSK, dokumentet e verifikuara si dosje nuk i janë përgjigjur procedurave standarde që janë përpiluar për bashkëpunëtorët nga ana e ish-shërbimit jugosllav UDB. Në bazë të këtij akti të dhënë nga DSK, u vlerësua se dosjet janë falsifikim dhe plagjiat”, theksoi Axhiev.
Sipas tij, ekspertizat e tjera të këtyre dosjeve nuk kanë mundur të bëhen, për shkak se dokumentet e dorëzuara janë vetëm të fotokopjuara dhe mungojnë dokumentet origjinale. Këto dy dosje së bashku me një dosje tjetër u dorëzuan javën e kaluar pranë Komisionit të Lustrimit nga një profesor tetovar, i cili më pas rezultoi i afërt me kreun e PDSH-së opozitare.
Komisioni për lustrimin pret përgjigje për verifikimin e këtyre dosjeve edhe nga ana e shërbimit sekret ushtarak.
Në procedurë tanimë është edhe dosja “Ibar”, e cila akuzon kreun e BDI-së për bashëpunim me shërbimet sekrete ish-jugosllave.
Por këtë paranojë këto shoqëri të mëdha e shfaqnin edhe kur druheshin se komunizmi po rrezikonte të gjente hapësirë tek aleatët e tyre me demokraci më të brishta. Është shumë interesant reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në çastin kur Partisë Komuniste italiane të Enriko Berlinguer iu ndez drita jeshile për t‘u bërë pjesë e qeverisë – në një çast të caktuar lideri i demokracisë kristiane, Aldo Moro, e kishte parë të pamundur qeverisjen pa përfshirjen e komunistëve në kabinetin e ministrave. Një dokument i zbuluar vitin e shkuar në arkivat sekrete britanike, tregonte se si Londra e Uashingtoni përpara rrezikut të përfshirjes së Partisë Komuniste italiane në qeveri, kishin marrë parasysh edhe ndërhyrjen e armatosur në Itali, për ta ndaluar praninë e komunistëve në qeverinë e këtij shteti me rëndësi kyçe për NATO-n.
Në këtë klimë të re, kur edhe përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës e kujtuam thjesht si datë, kur ne jemi squllur dhe e kemi harruar nëmën komuniste, kur shkëputja prej së shkuarës diktatoriale nuk vjen si nevojë organike e shoqërisë shqiptare, por vetëm në formën e kërkesës nga faktori ndërkombëtar, është e kotë të presim që këtë plagë të na e shërojë politika, e cila në vite ka dhënë prova se nuk ka aspak vullnetin për ta zgjidhur, por veç ta përdorë si instrument për interesat e veta. Me të pranuar këtë, nuk duhet të çuditemi fare sikur pas dy apo tre vjetësh rreshtimet e ndryshme politike të nisin përsëri të kapen pas çështjes së dosjeve të motivuara ekskluzivisht nga përfitime të ngushta të diktuara prej nevojave të momentit.
Ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit kanë në dorë dosjet më të rëndësishme të kësaj strukture, ku përfshihen edhe ato të disa politikanëve aktualë. Sipas Klosit kanë humbur dosjet e UDB-së.
Zhdukja e dosjeve Materialet e policisë sekrete të komunizmit që kanë rezistuar deri në ditët e sotme nuk janë të plota, sipas ish-shefit të SHISH-it. Pjesa më e sigurt sipas tij, është regjistri i bashkëpunëtorëve dhe një pjesë e kartelave të tyre. ”Firon” e qindra dosjeve ai e lidh me zhdukjen e tyre nga persona që kanë qenë direkt të përfshirë në këtë strukturë famëkeqe gjatë regjimit komunist totalitar e që më pas kanë zënë vende kyçe në jetën publike. Procesi i zhdukjes së shumë dosjeve të rëndësishme nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit ka filluar sipas Klosit, qysh prej vitit 1991. ”Në vitin ”91, Shërbimi Informativ u nda nga Ministria e Brendshme. Nga kjo ndarje, Shërbimi mori një pjesë të arkivit të Sigurimit. Asnjëherë nuk e kam sqaruar se cili ka qenë kriteri i zgjedhjes së materialeve gjatë ndarjes”, - sqaron ai. Mandej herën e dytë të zhdukjes masive të qindra dosjeve të tjera, ai e lidh me trazirat e vitit 1997. ”Në fazën e parë pas ndarjes, SHIK-u nuk kishte ambiente për arkivin dhe e la atë atje ku kishte qenë, tek depot e thesarit në Kërrabë, tek Shkolla e Qenve dhe në Ministri. Kur SHIK-u mori godinat e reja, e mblodhi pjesën e tij të arkivit tek Arkiva e Re, pranë godinave të tij. Gjatë trazirave të 97”, të dy arkivat, në Kërrabë dhe tek Shkolla e Qenve u plaçkitën, prandaj askush nuk mund të thotë së çfarë mori vërtet SHIK-u në 1997, nga arkivat e Sigurimit”, - vë në dukje Klosi, duke ia faturuar kësisoj indirekt përgjegjësinë për zhdukjen e tij, paraardhësit të tij, gjeneralit famëkeq, Bashkim Gazidede. Ndërkohë, për periudhën e tij në krye të shërbimeve sekrete shqiptare, Klosi nuk përmendi asnjë rast të asgjësimit të dosjeve të ish-Sigurimit apo për zhdukje të tyre nga arkivat e shtetit, edhe pse akuzat në adresë të tij nga Partia Demokratike nuk kanë munguar. Në këtë kontekst, ai preferoi të vërë në dukje vetëm angazhimin për ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale. ”Në vitin 2001 ne filluam dixhitalizimin e arkivit dhe besoj se tani ai është dixhitalizuar i tëri, si rrjedhim mund të konsultohet lehtë dhe shumë shpejt”, - u shpreh ai.
Hapja e dosjeve
Duke u bërë pjesë e debatit publik e politik për hapjen e dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, ish-kreu i SHISH-it ka dhënë dhe sugjerimet e tij për këtë proces. Konkretisht, së pari sipas tij duhet ngritur një Komitet Kombëtar me ekspertë të pavarur, ku mund të përfshihet dhe një përfaqësues nga Komiteti i Ekspertëve të Pavarur të Komisionit Europian. Detyra e Komitetit për Klosin, duhet të jetë grumbullimi dhe vlerësimi i informacioneve mbi dhunimin e të drejtave të njeriut nga regjimi totalitar. Së dyti, ai mendon se ”aksesi publik mbi informacionin e klasifikuar duhet lejuar vetëm pas shqyrtimit të tij nga Komiteti, duke respektuar radhën e kërkesave të paraqitura nga të interesuarit. Ky komitet mund të kufizojë aksesin në informacionet e klasifikuara ose në pjesë të tyre, nëse e gjykon se ekspozimi i tyre është në dëm të Sigurisë Kombëtare, Politikës së Jashtme apo të Rendit Publik”. Klosi sugjeron gjithashtu se ”shërbimi i aksesit në arkiva duhet të jetë i personalizuar, me kërkesën e individëve dhe vetëm për materialet që ruhen në emrin e tyre apo të familjes së tyre”. Sipas tij, projektligji duhet të mbrojë privatësinë e çdo individi, duke ndaluar aksesin e personave të interesuar në informacione që nuk kanë të bëjnë me dhunimin e të drejtave e lirive të tyre personale apo të anëtarëve të familjes së tyre.

TIRANE- Nuk është as hamendje dhe as thashethem tavolinash. Sipas ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi kjo është një e vërtetë që i është pohuar atij vetë nga disa ish- oficerë të lartë të Sigurimit. ”Më kanë folur për dosje të rëndësishme që i kanë hapur apo mbajtur ata dhe që nuk gjendeshin në Arkivin që ne trashëguam në vitin 1997”, - sqaron ai për opinionin publik. Deklaratën, Klosi e bëri gjatë konferencës ”Kapërcimi i së kaluarës-zgjidhja e çështjes së dosjeve”, të organizuar dje nga ambasada gjermane në Tiranë dhe Fondacioni ”Friedrich Ebert. I pranishëm në këtë takim, Klosi tha edhe një tjetër të vërtetë të konstatuar gjatë ushtrimit të funksionit të tij në krye të shërbimeve sekrete shqiptare. ”Dosjet ishin seleksionuar dhe disa dosje personazhesh të rëndësishëm, subjekte apo bashkëpunëtorë, ishin hequr nga arkivi. Si shembull mund të sjell Dosjen e Drejtimit Jugosllav, të cilën e gjetëm të cunguar dhe materialet kryesore mungonin”, - bën ai të ditur.