2011-07-24

Letërsqarim për zotin Nexhat Ibrahimi

Shumë i nderuar dhe i respektuar zoti Nexhat,
Shumë faleminderit për të gjitha sqarimet tuaja. Por ka një çështje që bashkë nuk mund të merremi dot vesh kurrë. Ju deklaroni se kombësinë njeriu mund ta zgjedhe sipas dëshirës. Po a e kuptoni që ky është një paradoks i kulluar, ore zoti Nezhat? Kombësia, ore zotëri, vjen që nga thellësia e kohërave, atë njeriu e ka trashëgim që nga paraardhësit e tij të kryehershëm. Sipas jush, shqiptarët mund ta zgjedhin kombësinë sipas dëshirës. Interesante!!! Po deklaroni ju, po të dëshironi, se doni të konvertoheni në kombësi franceze, italiane, gjermane, angleze ose amerikane. Po a mund t'ju pranojë vallë Franca, Italia, Gjermania, Anglia apo Amerika si pjesëtar të kombësisë të vet? Kurrën e kurrës. Nuk e di se ç'mendim kanë lexuesit e nderuar të "Tribunës Shqiptare". Djali im ka pasaportë amerikane, por në të e ka të shënuar: kombësia - shqiptar. Po si ka mundësi që vetëm Greqia pranon që shqiptari ta ndryshojë kombësinë nga shqiptare në greke. Sepse shovinizmi i leckosur grekokaragjoz dhe kisha e tij kriminale kërkon ta greqizojë Shqipërinë, në përputhje me platformën e Megaliidesë së vitit 1844. Për arritjen e këtij synimi, Athina gëzon përkrahjen e Brukselit zyrtar, me qëllim zhbërjen e kombit shqiptar dhe shndërrimin e tij në në një bashkësi multietnike. Madje Evropa deshi ta zhbënte përfundimisht kombin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919. Por, falë ndërhyrjes së Presidentit amerikan Uillson, ujqit evropianë nuk arritën ta realizonin dot qëllimin e tyre kriminal. Në qoftë se ju, zoti Nexhat, nuk ëshironi ta kuptoni një gjë të tillë, kjo është punë e formimit tuaj intelektual.
Sa për anafolat (aluzionet) tuaja lidhur me vendbanimin tim, po ju njoftoj se unë jam me origjinë nga Smokthina e Vlorës, pra, jam vlonjat denbabaden, por banoj në Tiranë që prej vitit 1961. Jam banor i lagjes 8, rruga Sulejman Delvina, pallati 7/1, apartamenti 7. Nr. i telefonit: 0355 4 2 25 90 78. Në Amerikë kam ardhur përkohësisht te fëmijët dhe në muajin tetor kthehem në Tiranë. Megjithëse jam banor i Tiranës gjatë 50 vjetve, unë nuk mund ta quaj dot veten kurrë tiranas. Madje edhe fëmijët e mi që kanë lindur e janë rritur në Tiranë, veten e quajnë vlonjatë nga Smokthina. Kurse sipas formularit të zotit Pollo (të cilin zoti Berisha e mbron me një pasion të jashtëzakonshëm, duke i fyer publikisht kundërshtarët e formularit në fjalë), unë mund ta deklarojë kombësinë greke dhe pastaj veten ta quaj athinjot!!! Se kështu i do qejfi Papandreut, Janullatosit, kishës shoviniste greke dhe klasës politike të Tiranës, që është e zhveshur nga çdolloj dinjiteti kombëtar dhe tërhiqet zvarrë para Brukselit dhe para Athinës, e cila sot, në sytë e mbarë njerëzimit, përfaqëson mishërimin e gënjeshtrës, e mashtrimit, e hipokrizisë, e pabesisë dhe të hajdutërisë. Sot vetë grekëve duhet t'u vijë turp ta quajnë veten grekë, se janë qytetarë të një shteti të poshtër, të përfaqësuar nga klasa politike më e degjeneruar dhe më kusare e rruzullit tokësor.
Klasa politike e Tiranës sot ka ndërmarrë një sulm të ulët kundër nacionalizmit shqiptar. Madje ndonjë përfaqësues i lartë i saj ka arritur deri në atë derexhe, saqë nacionalizmin shqiptar ta vlerësojë si strehën e fundit të maskarenjve. Kurse unë mendoj se antinacionalizmi është streha e fundit e tradhtarëve.
Në Kosovë kam qenë 5 herë gjatë vitit 1999 (në periudhën korrik-dhjetor), kur kam shoqëruar si përkthyes gazetarë ukrainas dhe rusë. Kam qenë edhe në Prizren. Përshtypjet nga ato vizita i kam hedhur në dy shkrime, të botuara asokohe në gazetën "55". Shkrimi i parë titullohej "Kur Kosovën unë e pashë", kurse shkrimin e dytë e pata titulluar: "Dertete e një përkthyesi". Kur të kthehem në Tiranë, do t'i hedh në kompjuter dhe do t'ia dërgoj për ribotim moderatorit të nderuar të "Tribunës Shqiptare", zotit Ajet Nuro.
Me kaq debatin e quaj të mbyllur.
Me shumë respekt.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
23 korrik 2011

REAGIM Z. ESHREF

 Nga Nexhat Ibrahimi

Shumë i nderuari z. Eshref

   
Nexhat Ibrahimi

    Unë kam respekt të madh për JU, dhe unë për shumë arsye jam munduar që juve si person mos të ju atakoj fare. E para është se unë çmoj dhe respektoj çdo shqiptar, dhe së dyti është se nuk ma lejon etika ime, edhe pse jetoj në Kosovë siç thoni edhe ju, “kullën e Akademisë…

       Po, unë jetoj në Kosovë, dhe për këtë nuk i bie pishman, jam Kosovar dhe ndihem krenar, flas mu nga kjo Kosovë, ashtu siç është kjo Kosovë, ( por jo serbe siç e pretendoni ju). Mos z. Eshref mos, se kjo Kosovë dha martir që ruanin edhe qeveritar të 1912-tës, por jo për tradhtinë e tyre, por për besën që kishte Ismail Qemali në kosovarët.

 

       Kur ju filloni me shqetësimin e juaj, që sipas meje është për keqardhje, citoj:  Së pari, zoti Nexhat duhet të mësojë ta shkruajë gjuhën shqipe në mënyrë korrekte, pa gabime ortografike dhe me struturën e duhur sintaksore të fjalisë.

       Po i nderuar, unë ndoshta bëj ndonjë gabim në të shkruar, se nuk jam korrekt, POR, e dini ju z. Eshref se më bëhet qejfi, se megjithatë edhe me ato shumë gabime më keni kuptuar, këtë shqiptar të Kosovës, dhe kjo mjafton, se nuk ishte në at që unë shkruaja puna e korrektësisë, por e esencës. Megjithatë, unë edhe për këto “VËREJTJE” ju falënderoj.

       Pastaj ju vazhdoni, citoj: Së dyti, në të dyja shkrimet e mia unë shtroja si problem themelor çështjen e mbrojtjes së vetvetësisë (identitetit) të shqiptarëve para presionit të shovinizmit grekokaragjoz që kërkon të bëhet regjistrimi i popullsisë, duke iu kërkuar qytetarëve shqiptarë të deklarojnë se ç’kombësie dhe ç’besimi i përkasin. Këtë problem kaq shqetësues, zoti Nexhat e anashkalon qëllimisht.

       Edhe këtu gaboni rëndë i nderuar, se unë nuk shkruaja asgjë anashkaluese, përkundrazi, unë e mbroja çështjen, por at reale. E them kështu, se çështjen kombëtare e kishin në tavolinë shumë burra të mëdhenj dhe më parë. Pra, ky problem nuk qenka që paraqitet tani, është shumë i hershëm, dhe shumë patriot siç po pretendohen edhe në “shkrime të ndryshme”, paskan filluar tani të mërziten.

            I nderuar, ky  patriot i “Aleancës Kuq e Zi” me djelmoshat atdhetarë, nacionalistë, të “Aleancës Kuq e Zi”,  ishte edhe në Prizren më 28 Nëntor, dhe ne qytetarët e Prizrenit e pritëm krahëhapur siç e ka traditë ky qytet. E organizuam takimin për ta në shtëpinë e kulturës si është më mirë. Salla u mbush plotë, s’kishte vend as në korridore. Dhe ishte dëshpëruese ardhja e zotërisë të “Aleancës Kuq e Zi”, se erdhi me 4-5 djelmosha nga Tirana apo 4-5 djelmosha nga e gjithë Shqipëria, kurse ne i vumë pranë personalitete dhe  akademik, dhe sallën plotë qytetar, dhe bile nga “kulla e Akademisë… siç ju na quani edhe për së dyti herë, të mbyllur në “kullën” e Akademisë ku punojë për informacione të tilla ose nuk “çajë” kokën, ose mua nuk më intereson rreziku i deshqiptarizimit të kombit shqiptar. Hajde z. Eshref jepi më fortë, se ju vërtet po e luftoni greqizmin…

       I nderuari z. Eshref, gjithë shqiptarët e shtetit Shqiptar jetojnë në një shtet të pavarur, dhe unë çuditem, si është e mundur, që në Shqipëri edhe pas 100 vjet pavarësie të keni kaq shumë frikë, se mos ndoshta me rastin e regjistrimit të popullsisë, do të regjistrohen edhe shumë grek, se siç thoni ju, se keni aq shumë presion, citoj: (para presionit të shovinizmit grekokaragjoz që kërkon të bëhet regjistrimi i popullsisë, duke iu kërkuar qytetarëve shqiptarë të deklarojnë se ç’kombësie dhe ç’besimi i përkasin. Dhe ju më drejtoheni mua, citoj: Këtë problem kaq shqetësues, zoti Nexhat e anashkalon qëllimisht.

       Është qesharake z. Eshref, se po ta analizoni mirë, unë s’përmenda kund anashkalimin, POR, unë po ju them edhe një herë, dhe po që se e kërkon nevoja edhe 100 herë, se NËSE EDHE PAS 100 VJETË PAVARËSIE, KA SHQIPTAR TË TILLË QË DUAN TË REGJISTROHEN SI GREK, ATËHERË LË TË SHKRUHEN.

       E them këtë për arsyen se, nëse një shqiptar e ndien vetën shqiptar, dhe për qejfet e tyre, për interesa të punësimit apo ku ta di unë, pa kurrfarë hamendje deklarohen si grek, atëherë këtu s’ka koment. Tani është realiteti i shqiptarëve se për çfarë do të deklarohen, dhe do të shohim edhe ne këtu në Kosovë nga “kulla e Akademisë… për patriotizmin e shqiptarëve.

       Edhe këtu në Kosovë kishim regjistrimin e popullsisë, ndoshta jo të kënaqshëm për mënyrën e organizimit, por u bë. Edhe ne si shteti më i ri kishim obligimin dhe një ndër kushtet për plotësimin e kërkesave që kërkon Evropa, patëm frikë apo jo, se mos ndoshta edhe këtu mos vallë po na shkruhet kush (ndonjë shqiptarë) si serb, regjistrimi mbaroj. Mirëpo ne nuk kishim këtë breng siç e keni ju, se po deshi kush të regjistrohet si serb, nuk mundemi ta pengonim për arsye se, nëse një kosovarë nuk e ndien vetën shqiptar, atëherë le të regjistrohet si i tillë, kështu e shohim se kush është shqiptar me zemër, me ndjenjë dhe dinjitet, POR JO FALS.

                Prandaj i nderuari z. Eshref, edhe në Shqipëri bëhet regjistrimi i popullsisë, jo për qejfin e Greqisë, por, për obligim që ka shteti shqiptar para përgjegjësive në radhë të parë, dhe së dyti para kërkesave që duhet pa tjetër, po them patjetër, që kërkon Evropa.

            Dhe Evropa z. Eshref, nuk na jep kohë edhe 100 vjet të tjera, për të na pritur neve që të vetëdijesohemi, që populli shqiptar (fatkeqësisht) edhe sot e kësaj dite nuk e ka ndjenjën për vetën se çfarë duhet të regjistrohet.

            Për ta përfunduar, unë ju kam respektuar edhe nga shkrimet që keni paraqitur gjatë jetës suaj, dhe edhe pse nuk njihemi personalisht, nuk më ka shkuar kurrë mendja të merrem me at se kush jeni dhe ku jetoni dhe veproni, nga se është liria e juaj dhe e secilit. E di që jetoni në Amerikë, dhe kjo nuk më ka lënë fare përshtypje pse jetoni ju atje. Për mua me rëndësi është që secili nga ne të kemi respekt, pavarësisht a është dikush i ngritur në NIVELIN E JUAJ ZOTËRIJ apo jo, dhe po ju them se mua nuk më shqetësoi asnjë fakt i juaji apo i të tjerëve, siç thoni ju (prekur në kallo), se kisha mbaruar si shumë kush diku, që nuk ja kisha dëshiruar askujt.

Si shumë shqiptar, ashtu si edhe ju, edhe unë jetova dhe veprova për 22 vite në mërgim. Nuk dua të them se bëra diç të madhe, por punova dhe u angazhova për çështjen shqiptare aq sa ma lejoj përgatitja e ime e përgjithshme e “kullës së Akademisë…

            Nëse edhe at pak punë që e kam punuar, e punova për çështjen që e kërkonte koha atje ku isha, dhe këtë nuk e bëra as për para, as për shpërblime e as për tituj, por e kisha obligim moral, njerëzor dhe kombëtar si gjithë ne. Edhe nga atje ku isha më dhembte zemra për gjitha ndodhitë që bëheshin në Kosovë, Shqipëri apo viset tjera shqiptare. Edhe unë kam mundur të rrija në mërgim për jetë, të bëja një jetë shumë më të mirë se sa në Kosovë, por u ktheva pas 22 viteve, se unë e dua vendin tim, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë ashtu siç janë. Sot jetoj në Prizren, në Kosovën Dardane ashtu siç është, edhe me këto probleme që ballafaqohet. Pavarësisht shumë gjërave që duhet t’i bëjë Kosova si shtet për popullin e saj, unë e ndiej vetën shumë të lumtur, se thith ajrin e Kosovës, ha bukën e Kosovës dhe qaj hallet me gjithë Kosovarët.

            I nderuari z. Eshref, po ju qiti ZOTI ndonjëherë ta shkelni tokën e Kosovës, eja në Prizren, dhe do të bindeni vet se çfarë njeri dështak i “kullës së Akademisë jam.

Duke e përfunduar këtë shkrim që ma imponuat, se nuk i preferoj polemikat, nga se nuk janë frytdhënëse. Nuk dëshiroj më të reagoj, pavarësisht se si do të më quanit në të ardhmen me ndonjë epitet që i paskeni në qejf, unë ju faleminderit shumë për shqetësimet e juaja, ju dëshiroj shëndet të mirë dhe jetë të qetë në Amerikën e largët.

Me nderime dhe respekt

Nexhat Ibrahimi – Prizren


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...