2011-07-27

'EULEX-i ose për krejt Kosovën, ose për askund'



















Qëllimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë që pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit të vihen nën kontroll të plotë dhe kjo është arritur, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi në një konferencë për media të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë, me ç’rast edhe EULEX-it i ka bërë të qartë se ose duhet të jetë mision për tërë territorin e Kosovës, ose nuk duhet të ekzistojë fare.

Kuçi ka theksuar se është shumë e vështira vendosja e rendit dhe ligjit në veri dhe mbajtja e dy pikave doganore, por ka thënë se institucionet e vendit janë të vendosura në këtë drejtim.

“Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet që atje të ketë kontroll të plotë me policinë kufitare dhe me doganierët dhe garancat që janë dhënë nga Njësia Speciale kanë qenë t’u ofrohet atyre siguri më e madhe. Këtë e kemi kërkuar edhe nga KFOR-i, kërkojmë edhe EULEX-i t’i bashkohet këtij misioni dhe nuk është qëllimi ynë për ndonjë gjendje të jashtëzakonshme atje. Ne e dimë që është proces i vështirë, por gjithsesi jemi të vendosur për kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Kuçi.

Kërkesa kryesore e Qeverisë së Kosovës, për misionin e EULEX-it, sipas Kuçit, është që ky mision ta kryejë mandatin e vend për rend dhe ligj, ngase mund të jetë indiferent në raport me statusin e Kosovës, por jo në raport me vendosjen e rendit dhe ligjit.

“Konstatimi im është ky, EULEX-i është i nevojshëm ose për krejt Kosovën, ose për askund”, është shprehur shkurt Kuçi.

Duke folur për veprimin e djeshëm në veri, Kuçi ka vlerësuar lart punën e shenjtë të Njësisë Speciale për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë, duke kryer mandatin e plotë ligjor dhe kushtetues.

Për vendosjen e rendit dhe ligjit, Kuçi ka thënë se është kërkuar ndihmë edhe nga KFOR-i dhe se puna është duke u kryer si duhet në dy pikat doganore 1 dhe 31.

“Ne kemi kërkuar që KFOR-i të kryej detyrat e veta, të ndihmojë në vendosjen e rendit dhe ligjit, dhe të garantojë sigurinë, sipas kompetencave që i ka. Dua të them që mandati është duke u kryer i rregullt në pikën doganore 1 dhe 31, kështu do të vazhdojë, dhe sipas nevojës do të ketë masa shtesë ose jo”, ka theksuar Kuçi.

Sa i përket partneritetit me ndërkombëtarët, Kuçi ka thënë se ka shtete dhe institucione që dallojnë me institucionet e Kosovës në dinamikën e veprimit për vendosjen e rendit dhe ligjit, andaj ai i ka ftuar që t’i bashkohen dinamikës së Qeverisë së Kosovës për kryerjen e detyrave që kanë me mandatin që kanë marrë edhe nga institucionet e Kosovës, por edhe nga organet vendimmarrëse. /

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...