Shkruan:Ahmet Asani
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
Kjo veti e të qenit “trim i rrejshëm”, si për vetëdijen, ashtu edhe për nënvetëdijen shqiptare është e pakapshme, shkurt është për të ardhur keq që na ka rënë hise t’i kemi serbët fqinjë…!
Para 622 vitesh serbët e Vuk Brankoviqit tradhtuan koalicionin antiosman, vranë vëllezërit e tyre, prenë djalin e princit Lazar duke legalizuar kështu koalicionin e tyre anti-katolik dhe anti-Evropë të lidhur me turqit qysh para vitit 1389. Në këtë betejë, më 15 qershor të vitit 1389, Milushi një trim shqiptar nga Kopiliqi i Drenicës arriti ta vrasë Sulltan Muratin. As kjo humbje e madhe e Osmanëve nuk arriti t`i zmbrapste ata sepse ishin një fuqi e madhe ushtarake. Pas vrasjes së Milushit, tradhtisë serbe të Vuk Brankoviqit, ikjes së Princ Lazarit nga beteja, koalicioni katolik me shumicë shqiptare u dobësua shumë dhe pas disa ditësh lufte e humbi betejën e Kosovës.
Edhe sivjet më 28 qershor 2011, pas 622 vitesh pasardhësit e Brankoviqëve vijnë prapë në të njëjtin vend që të provokojnë kujtesën historike shqiptare, ata thirren si tua lypë nevoja herë në emrin e Princit Lazar e herë të Vuk Brankoviqit! Gjatë gjithë sundimit osman festonin fitoren e koalicionit të tyre me turqit dhe shanin Princin Lazar, i cili sipas tyre kishte lëshuar betejën dhe kishte ikur nga lufta!
Nga 1912 e këndej shajnë Vuk Brankoviqin e thirren në emër të Princit Lazar! Vërtet është për të ardhur keq që kemi një fqinj me pesëqind fytyra. Pas Dimtrije Tucoviqit kemi serbin Dobrica Qosiq, i cili edhe njëherë flet një të vërtetë shumë të madhe:” “Laz je odrzala srpski narod, koliko junastvo”. “Sa trimëria, aq edhe rrena e ka mbajtur gjallë popullin serb”. Kjo veti e të qenit “trim i rrejshëm”, si për vetëdijen, ashtu edhe për nënvetëdijen shqiptare është e pakapshme, shkurt është për të të ardhur keq që na ka rënë hise t’i kemi serbët fqinjë!
Shqiptarët vetëm verbalisht kundërshtojnë këtë ardhje, por vetë nuk e kanë të qartë se çfarë duhet bërë në këtë ditë. Shqiptarët nuk e dinë se pse nuk ndërmarrin diçka për këtë datë e cila para se gjithash është e tyre. Beteja e Kosovës është një nga betejat më të rëndësishme për shqiptarët, për popujt ballkanik dhe për Evropën. Mjerisht, kjo betejë është një nga betejat më së paku të ndriçuara, njëra nga betejat më të keqpërdorura nga kisha dhe politika serbe. Pluhuri i kësaj beteje dhe falsifikimi i realitetit historik në njërën anë është rezultat i marrëveshjeve serbo-turke qysh para v. 1389, para se të fillonte kjo betejë-kurth serbo-osmane dhe në anën tjetër rezultat i pozitës së palakmueshme të botës perëndimore karshi kësaj lufte. Në vend që të mblidhen me dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjitha trevat shqiptare e të ndezin qirinj për stërgjyshërit e tyre të therur nga shpata osmane dhe ajo serbe në vend që të mblidhen vetë dhe të organizojnë homazhe për dëshmorët e rënë para 622 vjetësh në betejën e tyre të v. 1389, shqiptarët shikojnë “seri” se si dikush po ua nëpërkëmb vendin dhe kujtesën historike!
Cila është e vërteta rreth Betejës së Kosovës?!
Të shohim çka flasin faktet historike, fakte të cilat i pranojnë vet historianët serb, t’i kthehemi pra shkencës, të shohim se çka na thotë mësuesja e jetës historia. Beteja e Kosovës ishte Koalicion i elementit të krishterë pro perëndimor në krye me shqiptarët si i vetmi popull shumicë. Në mënyrë direkte dhe indirekte shqiptarët u ndihmuan vetëm nga hungarezët, austriakët, polakët, italianët, dhe nga një grusht serbë të Princ Lazarit.
Koalicioni i krishterë i kryesuar nga shqiptarët me në krye Gjon Kastriotin, Gjergj Balshën, Theodor Muzakën, Milush Kopiliqin i kishin premtuar Lazarit se nëse ai merrte pjesë në luftë kundër turqve dhe korrej fitore ata do ta ndihmonin ai ta rrëzonte qeverinë e Milutinit dhe të merrte fronin. Më këtë ndërmarrje, shqiptarët dhe koalicioni i krishterë pro perëndimor deshën të bënin një prishje të koalicionit turko-serb dhe mu për këtë arsye taktizuan edhe më tepër duke vendosur që në krye të Betejës së Kosovës të jetë Princi Lazar.
Vetë historianët serbë pranojnë se para ardhjes së osmanëve në Ballkan kisha serbe ishte e ndarë në dy rryma, në rrymën anti-osmane dhe një rrymën e cila bashkëpunonte me osmanët nën devizën (“protiv koga ne možeš, pridruži mu se!”) (“bashkoju atij kundër të cilit nuk mundesh!”). Rryma e dytë ishte më e fortë dhe “triumfoi”, duke e vënë popullin serb në pozitë të popullit vasal! Princi Lazar, si disident që ishte, fshihej në Kurshumli dhe nuk kishte kurrfarë fuqie dhe nuk dinte se dhëndëri i tij Vuk Brankoviqi në betejë do të ishte në krahun e osmanëve. Princi Lazar nuk donte të besonte se tradhtia e koalicionit do t’i vinte nga vetë serbët, ai pas humbjes së parë e fajësoi shqiptarin, Milush Kopiliq nga Drenica. Milushi për t’i treguar koalicionit anti-osman se nuk ka tradhtuar më në fund rrezikoi jetën për të vrarë Sulltan Muratin. Ky është ende shpirti i shqiptarit të asaj ane, i cili për ta treguar pafajësinë, për të tregua se nuk është në anën e armikut” e vret vetën me gjithë çka ka…” !
Historia flet se pas humbjes së Betejës së Kosovës, vullnetarët serbë të krahut të Princ Lazarit ia mësynë ikjes në drejtim të Nishit, ku u dorëzuan para ushtrisë jeniçere serbe. Ushtarët serbë tanimë jeniçerë, gjithë asaj ushtrie të lodhur e të rraskapitur nga lufta ua prenë kokat dhe me kokat e tyre bënë kulla që turqit i quanin Qele-Kulla! Prandaj, më 28 qershor, gjithë ata serbë që mendojnë t’i përkujtojnë të parët e tyre do të ishte mirë t’i vizitojnë ato vende dhe t’i mallkojnë pasardhësit e Vuk Brankoviqit e jo të vijnë në Kosovë, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do te jetë djep i tyre.
Kosova filloi të projektohej artificialisht, përmes propagandës dhe narracionit epik serb - si djep i serbëve - pas betejës së Kosovës, ku fitimtar doli koalicioni turko-serb, por Zoti e desh që ata për 500 vjet mos të shtohen dhe mos të jenë kurrë shumicë, sepse kështu ishin mallkuar për jetë të jetëve nga gjithë ata shpirtra të tradhtuar.
Një ngjashmëri e festimit të tradhtisë ndodh edhe tek disa fshatra maqedone që festojnë ende tradhtinë që u kanë bërë kryengritësve shqiptarë të kryengritjes së v. 1843 të udhëhequr nga Dervish Cara, kryengritje kjo ndër ma të mëdhatë pas luftërave të famshme të Gjergj Kastriotit. Si duket ky fenomen është fenomen tipik sllav!
Historia flet se pas betejës së Kosovës serbët ishin ata që shkuan në Kurshumli dhe pasi e zunë djalin e princ Lazarit, i cili ishte vetëm 14 vjeç, ia prenë atij kokën, ia qiten kokën në pjatë të argjend dhe me shumë dekorime e dhurata e dërguan në Konstantinopol. Serbët qenë ata të parët që kaluan në islam, dhe jo vetëm që kalonin shpejt në islam po ata filluan të bënin krushqi me turqit, djali i sulltan Muratit Bajaziti u martua me vajzën e Princ Lazarit, pra me motrën e Stefan Lazareviqit, i cili bashkë me nënën e vetë pranuan të jenë popull vasal! Pas kësaj martese edhe 500 vjet të tjera nuk patën të ndalur martesat dhe dashuritë e tyre me turqit. Veshja turke bëhej me krenari deri në ditët e fundit, s’kemi e si mos ta përmendim babanë e alfabetit serb Vuk Karaxhiqin, i cili mbante Fesin turk edhe në Vjenë të Austrisë kurse Knjaz Miloshi mbante hiç ma pak se çallmën turke në kokë! Islamizimi nuk filloi nga shqiptarët, por nga serbët, konvertimin në islam e filloi populli serb, me shpejtësi marramendëse pjesa më e madhe e serbëve menjëherë pas betejës së Kosovës kaloi në islam. Serbët e islamizuar ndihmonin vëllezërit e tyre ortodoksë, shembull tipik është kthimi i patrikanës serbe, e cila kishte pushuar së qeni në v. 1459, sepse kishte ra nën Patrikanën e Ohrit. Me ndihmën e serbit të myslimanizuar Mehmet Pasha Sokoloviqit kjo Patrikanë iu kthye serbëve në v. 1557, kthim ky që u bë në frymën e politikës dhe marrëveshjeve të bëra me krahun pro-turk të kishës ortodokse serbe.
MT: Vendosja e patriarkut Makarije në Patrikanën e Pejës!?
Prandaj, nuk ka se si të shpjegohet vendosja e patriarkut Makarije në Patrikanën e Pejës, për te cilin edhe historianët serbë pranojnë se i përkiste krahut pro-turk, krahut për bashkëpunim me turqit kundër Romës dhe botës katolike. Zaten në kohën e patriarkut Makarije shumë kisha katolike shqiptare u shndërruan në kisha ortodokse serbe! Një leje të tillë patriarku Makarije e kishte marr personalisht nga Sulltani! Karagjergji (Gjergji i Zi) (Karagjorgjeviq) udhëheqësi i kryengritjes së parë kundër osmane, për të cilin serbët e pranojnë se ishte me prejardhje shqiptare, u tradhtua nga vetë serbët. Karagjergji s’pari u masakrua nga serbët, pastaj ia prenë kokën dhe ia dërguan Sulltanit në Stamboll! Gjatë sundimit osman pozita e gjithë popujve të tjerë, aq më tepër e shqiptarëve katolikë, që nuk pranonin islamin ishte shumë e disfavorshme. Serbët bënin krushqi me turqit, kurse shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin, luftuan edhe 25 vjet tjera me radhë kundër hordhive turke. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit për shqiptarët po fillonte golgota e vërtetë zhdukjes. Kur i kemi parasysh këto e shumë fakte të tjera mendoj se pjesa e mbetur shqiptare për ta ruajtur substancën kombëtare zgjodhi si rrugë konvertimin në islam.
Përfundim:
Pushtimet turke në Gadishullin Ballkanik erdhën si rezultat i ndarjes së Krishterimit në atë ortodoks me qendër në Stamboll (Konstantinopojë) dhe në atë katolik me qendër në Romë. Në këtë kontekst, mund të shpjegohet “koalicioni i fshehur” myslimano-ortodoks mes osmanëve dhe serbëve, i cili doli shterp, sepse osmanët u kënaqen me përqafimin e femrave serbe, duke lanë rehat Evropën katolike pas disa tentimeve të pasuksesshme për pushtime.
Në fakt, osmanët duke e lanë anash Romën kaluan më mirë, 500 vjet me radhë ata sunduan rehat rivalët e Romës dhe normal se u kënaqën me miqësinë 500-vjeçare serbe. Në gjithë këtë cirkus të historisë, nëse mund ta quajmë kështu, më së keqi e pësuan shqiptarët që nuk arritën as sot e kësaj dite t’i kuptojnë këto lojëra të “trimave rrenacakë serbë”! Në frymën e vijës së Theodosit që u përcoll me shekuj, serbët u munduan ta bëjnë për vete edhe Hamzain e Mojsi Golemin, duke i bindur ata se armiku i tyre ishte Roma e jo Stambolli. Kjo propagandë vazhdoi me shekuj ndër shqiptarët - hoxhallarët serbë, rusë etj., mbanin vajzë nëpër xhami duke u thënë shqiptarëve të konvertuar në myslimanë se dallimi mes myslimanëve dhe ortodoksëve është sa maza e qepës, kurse me katolikët jeni larg si dita me natën! Ky shpjegim u mundua të futet deri në ditët tona si “urdhër” në vetëdijen dhe nënvetëdijen tonë.
Ta lëmë hallin që kanë serbët me kujtesën tyre të shtrembëruar historike, e lemë anash për momentin edhe ndërgjegjen e Europës, të shohim se çka kemi bërë ne në këtë drejtim. Historianët shqiptarë nuk i kanë kushtuar kurrfarë kujdesi kësaj beteje, krijues shqiptarë kanë shkruar romane historike për ngjarje që nuk çojnë kurrfarë peshe historike, janë shkruar e luajtur drama, janë incizuar filma nga më të ndryshmit, por beteja e Kosovës është lënë sikur mos të ketë ndodhur në Kosovë, sikur mos të jetë çështje me rëndësi për kujtesën historike, e cila është bazë për ardhmëri. Asnjë nga qeveritë kosovare të pasluftës nga ‘99-ta e deri sot nuk ka bërë farë plani se si duhet t’u zihet vendi këtyre “trimave rrenacakë” që mos të kenë vend e fytyrë për të ardhur në vend të huaj, në vendin, të cilin e kanë gjakosur me tradhti para 622 vitesh!
Kjo ardhje e sivjetme në emër të Princit Llazar ishte e ngjashme me atë të Millosheviqit në v. 1989, ishte e drejtuar kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës, kundër shqiptarëve dhe aleatëve të tyre perendimore e katolikë.
Autori është inxhinier i diplomuar i makinerisë; ekspert i dipl. në Zvicër, për financa dhe sigurime. Jeton në Zvicër, dhe aktualisht është këshilltar në Ministrinë e Diasporës.