2011-07-25

SHKARKOHET DREJTORI I PK GJENERAL RESHAT MALIQI



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi para pak minutash ka marr vendim që të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqin. Lajmin e ka dhënë Zyra për Media e Kryeministrisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 paragrafit (10) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 43.1 (a) të Ligjit Nr.03/L-035 për Policinë, ka marrë vendim që të shkarkojë z.Reshat Maliqi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Policia merr kontrollin në veri
Forca të shumta të Njësisë Speciale janë nisur me urgjencë për në veri të vendit, me urdhër të kryeministrit Thaçi. Transmetuesi publik, RTK, bën me dije se policia ka shkuar për të marrë nën kontroll total pikat 1 dhe 31 të kufirit me Serbinë. Aksioni i Thaçit vjen për të respektuar reciprocitetin me Serbinë, vendim i marrë para pak ditësh. Në këto momente, raportohet se kryeministri  Hashim Thaçi është duke zhvilluar takime me ndërkombëtarët.
Qeveria e Kosovës ka insistuar se nuk do ta shqyrtojë ndalesën e saj ndaj importit të Serbisë, derisa autoritetet në Beograd të mos heqin embargon e tyre tregtare ndaj Kosovës.
“Vendimi është i pakthyeshëm, deri në vendimin e tyre që të njohin vulat doganore të Kosovës”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila.
Për Prishtinën, “embargo do të tërhiqet, në atë moment, kur të paktën një kamion do të kalojë nga Kosova në Serbi, dhe nuk do të pengohet për shkak të vulave doganore të Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministrja Kusari-Lila.

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të ndërmarrë masat e reciprocitetit ndaj Beogradit, duke mos lejuar kështu hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Embargo e Serbisë ndaj Kosovës është vendosur qysh në vitin 2008, kur Kosova tashmë e pavarur, ndërroi edhe vulat doganore të UNMIK-ut.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...