Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/26

Bllokohet rruga e Rudares



Derisa Njësia Speciale të Policisë së Kosovës është vendosur në pikën 31, burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se Policia e EULEX-it dhe shumë serbë lokalë, kanë bllokuar rrugën në Rudare dhe nuk po e lejojnë Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës që të shkojë drejt Zveçanit. 

Këto burime bëjnë të ditur se tani për momentin është e tensionuar gjendja mes Policisë së Kosovës, asaj të EULEX-it dhe serbëve që kanë bllokuar rrugën, pasi Policia e Kosovës është e vendosur ta zbatojë urdhrin për të marrë nën kontroll pikat kufitare në veriun e vendit, ndërsa Policia e EULEX-it nuk po i lejon të vazhdojnë më tej. 

Sipas burimeve të pa konfirmuara edhe në Leposaviq ka grumbullime të serbëve, të cilët kanë bllokuar rrugët. 

Situata aktuale është e qetë në veri dhe jug të Mitrovicës, ndërkohë që vërehet lëvizje e shtuar e forcave policore. 

No comments:

Post a Comment

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...