Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/26

Serbët e veriut kërkojnë ndërprerjen e dialogut




 I ashtuquajturi Kuvendi i komunave dhe bashkësive serbe, i vendosur në veri të Mitrovicës, ka kërkuar sot ndërprerjen e dialogut me Prishtinën për shkak të masave të reciprocitetit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, raporton REL.
Ky organ paralel, thotë se reagimi i Beogradit ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen e mallrave që përmbajnë vulat doganore të Serbisë, duhet të jetë ndërprerja e përnjëhershme e bisedimeve.
Ky Kuvend thotë se gjithnjë ka qenë kundër bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, që nuk organizohen në kuadër të Këshilit të Sigurimit të OKB-së, si dhe kërkoi që të anulohen marëveshjet e arritura deri tani mes palëve.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...