VETËM BRESHKAT ME BRESHKANA MOS TË KTHEHËN NË BASHKI ME BRASHKANIN E VOGËL MERO BAZE!!!
Lulzim Basha, kryetari i ri i bashkisë së Tiranës ka bërë betimin para këshillit bashkiak, duke nisur kështu zyrtarisht detyrën e re.
“Po pres me kënaqësi të punojmë së bashku për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë, pavarësisht përkatësive politike”, kështu e ka nisur fjalën e tij përshëndetëse para anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku i ri Lulzim Basha.Menjëherë sapo ka kryer aktin e betimit për marrjen e kësaj detyre të lartë, ai u është drejtuar me një fjalim këshilltarëve të rinj, duke shpalosur të gjitha objektivat e drejtimit të institucionit kyç që administron kryeqytetin, tani e tutje nën kryesimin e tij.
“Nisim tani një rrugë të vështirë, por të bukur. Edhe pse rrugëtimi ynë zgjati pak më shumë nga sa ishte parashikuar, ne kemi mbërritur në destinacion, për të ndërtuar Tiranën që ne duam dhe ëndërrojmë. Ne nisim punën me sukses dhe pritshmëritë e qytetarëve tanë janë të mëdha, pasi të mëdha i lanë problemet ata që ishin para nesh dhe ndryshimi nuk është i lehtë. Por ai do të vijë më shpejt, nëse ne do të punojmë së bashku”, theksoi Basha në fjalën e tij.
Duke shtuar se “do të hapë dyert për të gjithë qytetarët, pasi Bashkia është e të tërëve dhe jo vetëm e disave”. “Për një kohë të gjatë, Bashkia e Tiranës, u shndërrua në një arenë politike, kur asaj nuk i takon të jetë pjesë e këtij konflikti.
Ndaj ka ardhur koha që të vihen qytetarët të parët dhe ndaj në mandatin tim, unë do të punoj, që Bashkia të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Ne nuk punojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm, duke synuar cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Do shtrojmë rrugë dhe trotuare, do ndërtojmë Unazën e Re me tramvaj, do investojmë më shumë në art dhe sport, do ta trajtojmë çdo qytetar me respekt dhe dinjitet. Së bashku, do të ndërtojmë Tiranën që ne meritojmë”, tha më tej Kryebashkiaku i ri i vendit.
Duke përfunduar se “ky qytet do të jetë si një familje e madhe, një qytet i denjë për aspiratat dhe shpresat e çdo banori të tij dhe jo vetëm kaq, por edhe të kombit tonë”.
* * * * * *
Fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, sot pas marrjes së detyrës.
I nderuar zoti Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës,
Të nderuar zonja dhe zotërinj këshilltarë,
Shkëlqesi ambasadorë,
I nderuar zoti Prefekt i Tiranës,
Te nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur bashkqytetarët e mi
Faleminderit të gjithë qytetareve të Tiranës për këtë privilegj të jashtëzakonshem. Urimet e mia të përzemërta për secilin nga anetarët e Këshillit Bashkiak dhe ju zoti Kryetar dhe punë të mbarë. Punë të mbarë ju uroj edhe Kryetarëve të 11 njësive të Tiranës si dhe anëtarëve të Këshillave të tyre, të të gjitha forcave politike. Po pres me kenaqësi të punojmë së bashku për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë dhe sot dua të ritheksoj përkushtimin tim për të bashkëpunuar me ju, pavarësisht se cilës parti politike i përkisni. Nëse dikush ka nje ide të mirë për zhvillimin e qytetit, nuk ka rëndësi nëse kjo ide vjen nga Partia Demokratike, Partia Socialiste, LSI, PR, PDIU, apo çdo parti tjetër, e rendësishme është të punojme sëbashku që ajo ide të realizohet. Ndaj dua t’iu siguroj se administrata ime, do te jetë gjithpërfshirëse, ku çdo parti politike do të gjejë përfaqësim duke pasqyruar në këtë menyrë vetë familjen tonë të përbashkët, Tiranen.
Në fillim të kesaj fushate, nisem sëbashku një udhëtim të vështirë por edhe të bukur. Edhe pse rruga që pershkuam ishte plot sfida, ne nuk e humbëm nga sytë për asnjë çast destinacionin përfundimtar. Sot, edhe pse rrugëtimi ynë zgjati pak më shumë se sa kishim parashikuar, ne kemi mbërritur në destinacion, dhe kjo duhet të na gezojë. Por, po sot ne nisim një rrugëtim të ri, një rrugëtim për të ndërtuar Tiranen që ne të gjithë duam. Sot, ne fillojmë punen për përmbushjen me sukses të këtij misioni.
Pritshmëritë e bashkëqytetarëve tanë janë të mëdha sot, dhe me të drejtë, sepse të mëdha janë dhe mundësitë që shtrihen para nesh, por gjërat nuk do të ndryshojnë brenda ditës, ndryshimi nuk është i lehtë, dhe do të vijë më shpejt nëse të gjithë punojmë së bashku.
Sigurisht që gjatë rrugës do të hasim pengesa, trajektorja mund të ndryshojë dhe ky rrugëtim do jetë padiskutim më i gjatë – por ne sërish do të arrijmë në destinacion dhe do mund të ndertojmë Tiranen që çdo qytetar i saj endërron.
Të dashur bashkqytetarë,
Edhe pse procesi zgjedhor në Tiranë u zgjat përtej normales, ia vlejti plotësisht pasi ishte shumë e rëndësishme që çdo votë të numërohej dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohej. Sepse, që në krye të herës kjo fushate nuk ishte për mua, apo për kundershtarin tim, kjo fushate ishte vetem dhe vetem për ju. Unë dëgjova problemet dhe idete tuaja dhe mund të them se mësova prej jush gjëra që nuk do ti harroj kurrë. Ju siguroj që me të njëjtin përkushtim do të vazhdoj t’u dëgjoj edhe ne këtë rrugëtim të ri që na pret. Sepse, unë besoj se pa dëgjuar zërin tuaj, askush nuk mund t’u sherbejë e aq me pak t’u bëjë ju pjesë të bashkëqeverisjes, tek e cila unë besoj fort.
Ndaj, këtë të mërkurë pasdite, unë do të hap dyert e Bashkise së Tiranës për të gjithë qytetaret që dëshirojnë të vijnë në bashkinë e tyre dhe do të qëndroj aty derisa të jem takuar me të gjithë ju pasi Bashkia e Tiranës, i përket të gjithë qytetarëve të saj dhe jo një apo disa prej partive politike, dhe çdo qytetar ka të drejtë të marre pjesë në bashkqeverisje.
Dhe duke filluar nga e premtja tjetër, unë do të realizoj një nga premtimet e bëra gjatë fushatës, për të përcaktuar orare zyrtare të takimit me qytetarët, në mënyrë që ju të takoni Kryebashkiakun tuaj dhe të bisedoni personalisht me të për problemet tuaja, apo per mendimet që mund të keni ne lidhje me zhvillimin e komunitetit tuaj.
Gjatë administratës sime, Bashkia e Tiranes do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, dhe të gjithë janë shumë të mirepritur. Nëse je i ri apo i moshuar, jeton në qendër apo në periferi, banor i vjetër apo i porsaardhur, Rom, Egjiptian apo çdo komuniteti tjeter, nëse bindjet e tua politike janë më pranë Partisë Demokratike, Partise Socialiste, LSI-se, PR, PDIU, Legalitetit, PDS, LZHK apo çdo partie tjeter, kjo nuk ka aspak rendësi. Bashkia e Tiranes, do të punoje dhe angazhohet me të njejtin zell dhe përkushtim, njesoj pra, për të gjithë ju.
Për një kohë të gjatë Bashkia e Tiranës, u shndërrua në një arenë të konfliktit politik. Sherrnaja politike nuk mund dhe nuk duhet të jetë një qëllim në vetevete. Eshtë normale qe partite politike të kenë mendime dhe vizione të ndryshme, kjo është ajo çka demokracia na mundëson – përballje vizionesh për një qeverisje më të mirë. Por konflikti politik tejkaloi çdo masë, dhe fatkeqësisht u bë më i rëndësishëm se sa vetë produkti që qytetaret presin.
Bashkisë së Tiranës nuk i takon të jetë pjesë e këtij konflikti dhe është koha që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të vendosur interesat e qytetarëve të Tiranës, të parat. Kjo është ajo që ne do të bëjmë. Nën drejtimin tim, Bashkia e Tiranës do të punojë për t’u dhenë zgjidhje problemeve të qytetarëve dhe këtu nuk ka vend për luftë politike. Sepse partite politike duhet të punojnë së bashku për të arritur rezultate konkrete, dhe kjo do të ndodhë në Tiranë. Eshtë koha për të qeverisur dhe jo për fushatë. Eshte koha ti pervishemi punës. Eshtë koha ti përkushtohemi zhvillimit të gjithanshëm, që Tirana meriton.
Për këtë arsye, unë do të nis menjëherë punën, për çka, kam hartuar edhe një program ambicioz për 100 ditët e para të qeverisjes nga i cili do të vecoja:
Ngritjen e strukturave të posacme për mbrojtjen e konsumatorit, nxitjen e investimeve, të biznesit, të punësimit si dhe të strukturave që garantojnë konsultim të vazhdueshem me qytetarët dhe grupet e interesit.
Nisjen e procesit të përgatitjes dhe konsultimit të planit urbanistik të qytetit dhe ndërhyrjet e para urbane. Zgjidhjen e çështjes së trafikut në qendren e Tiranës.
Adoptimin dhe zbatimin e masave për mundesimin e hipotekimit të banesave të pahipotekuara.
Hedhjen e bazave për një sistem të ri të financave te bashkise, qe bazohet tek taksat dhe tarifat e reduktuara, shpenzime produktive dhe transparente.
Eliminimin e 60 llojeve te taksave/tarifave si dhe përgatitjen e paketës fiskale dhe të shpenzimeve për 2012 dhe ngritjen e sistemit informatik per pasqyrimin ne faqen zyrtare te shpenzimeve te bashkise.
Pergatitjet per emetimin e kartes se studentit, me tarifa zero dhe/ose te reduktuara lidhur me sherbimet bashkiake
Pergatitjen e platformës se decentralizimit te kompetencave dhe burimeve drejt njesive bashkiake dhe perfaqesive te komunitetetve te lagjeve.
Por Tirana nuk do të ndryshojë brenda ditës, ndaj përkushtimi ynë duhet te jete i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm, i shtrire ne te tashmen dhe në te ardhmen, nese deshirojme të ndertojme qytetin e shpresave dhe aspiratave tona.
Për tepër gjatë në këtë qytet topi i përgjegjsisë është hedhur sa andej këndej dhe gishtat e politikës kane fajesuar njeri-tjetrin për problemet tona në vend të marrjes së përgjegjësive dhe ofrimit të zgjidhjeve.
Administrata ime nuk do ta pasojë topin gjetkë, ne nuk do të investohemi në identifikimin e fajtorit imagjinar por do te përkushtojmë të gjithë energjinë tonë per te mundesuar zgjidhjen e problemeve. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por asgjë që ia vlen nuk është e tillë.
Shume probleme do kërkojnë kohe te zgjidhen por me pune te palodhur dhe vendosmeri dhe duke vendosur qytetarët dhe Tiranen te paren, unë jam i bindur se ne mund dhe do t’ia dalim. Përpjekja jonë nuk është që të punojmë per zgjedhjet e ardhshme por të punojme për brezat e ardhshem.
Administrata ime do të bëjë gjithçka për të hapur vende të reja pune, për të ndertuar një Tiranë moderne dhe Europiane, për të përmirësuar cilesinë e shërbimit të ofruar dhe që qytetarët të kene zerin e tyre ne vendimarrje pasi zhvillimi i mirëfillte kërkon që ne të punojmë të gjithë së bashku.
Ne do të ndertojmë parqe dhe shkolla, do të shtrojmë rrugë dhe trotuare, do të ndërtojmë Unazën e Re dhe tramvajin, do të zhvillojmë pronen private dhe do sigurojmë më shumë strehim, do te investojme ne art, kulture dhe sport, do te pastrojme ajrin dhe rrugët tona, do të terheqim investime dhe turizëm, dhe do ta trajtojme çdo qytetar me respekt dhe dinjitet. Së bashku, ne do ta ndërtojmë Tiranën që meritojmë.
Të gjithë e dimë që kjo ishte një fushate intensive për të dy palët. Njerëz të arsyeshem nga të dyja krahët mund të mos bien dakord – dhe kjo është normale kur gara është kaq e ngushtë. Por le të mos harrojmë se edhe kur nuk biem dot dakord, ne duhet të ruajmë qytetarinë tonë. Të mos harrojmë se pavarësisht bindjeve tona politike, në fillim dhe në fund të çdo polemike, ne jemi të gjithë Shqiptare. Jemi të gjithë qytetarë të Tiranës.
Nje pjese e juaja votoi per mua, nje pjese tjeter votoi per kundershtarin tim dhe nje pjese tjeter preferoi te mos votonte. Si Kryebashkiak, une do te perfaqesoj secilin prej jush dhe do te punoj me perkushtim per ti kthyer endrrat tuaja ne realitet.
Te gjithe kemi shpresa dhe aspirata te perbashketa dhe une do te punoj cdo dite per realizimin e tyre. Arsyet qe na bashkojne jane shume me shume se ato qe na ndajne. Nese jemi te ndare mundesia e suksesit reduktohet ndjeshem por te bashkuar ne mund dhe do t’ia dalim, ndaj ju ftoj te bashkohemi pasi atehere edhe objektivat më ambicioze nuk do jenë më te pamundura.
Sepse sot është koha ta shohim qytetin tonë si nje familje të madhe e jo thjesht si vendi ku na ka rënë të bashkjetojmë. Le ti çmojmë ndryshmëritë me të cilat na bekon liria, por sakaq le të hapim sytë para asaj që na bashkon. Ndonëse të ndryshëm e të shumëllojshëm në ndryshmëritë tona, ne përballemi me të njejtat probleme, prekemi nga të njëjtat pasoja dhe kërkojmë të njejtat zgjidhje. Por ashtu si në çdo familje, rruga e zgjidhjes kalon detyrimisht nga bashkëpunimi dhe jo sherret nga angazhimi dhe jo indiferenca, nga mirëkuptimi dhe besimi jo nga mëritë dhe mosbesimi.
Mund të hedhim sytë tek problemet përreth dhe ta drejtojmë gishtin e përgjegjësisë nga të tjerët. Por po kështu, mund të marrim përgjegjësitë që na takojnë si anëtarë të kësaj familje, të bashkuar në interesin tonë dhe të fëmijve tanë, dhe tu japim atyre zgjidhje. Le ta çlirojmë pasionin dhe energjinë e këtij qyteti që për kaq gjatë fle strukur për shkak të sherreve shterpë që ndajnë e përçajnë. Dhe atëherë, horizonti i mundësive të pamata që do hapet para syve tanë do të sfidojë edhe imagjinatën më pjellore.
Atëherë ky qytet do të jetë vërtet si një familje e madhe që rend të verë në punë të gjithë potencialin e saj të pakrahasueshëm dhe kjo familje do të jetë një qytet i denjë për shpresat dhe aspiratat e cdo banori te tij, dhe më shumë se kaq, të të gjithë kombit që e ka në zemër.
To: sterkala@yahoogroups.com
From: shtogu@gmail.com
Date: Tue, 26 Jul 2011 08:12:18 +0200
Subject: [Sterkala] Ringjallet Haxhi Qamili ...
Kurban
Nga Mero BazeDisa mbështetës entuziastë të Lulëzim Bashës therën dje një dash para shkallëve të Bashkisë për ta bërë “kurban” për karrierën e tij si kryetar bashkie. Me mjete thuajse rrethanore, mbështetësi i Bashës i nguli thikën kafshës së gjorë dhe u torturua bashkë me të tjerët derisa i mori shpirtin për 15 minuta, ndërsa gjaku spërkati gjithë rrugën ku pak më vonë do të shkelnin disa diplomatë perëndimorë të nivelit të dytë dhe vetë njeriu për të cilin po bëhej kurbani.
Makrabiteti i asaj skene në të vërtetë është thelbi i portretit të njeriut që hyri dje me dhunë në Bashkinë e Tiranës. Në karrierën e tij politike, ai është përdorur si kurban për gjithë skandalet e mëdha që ka prodhuar Sali Berisha. Për herë të parë në rolin e një kurbani të Berishës, Lulëzim Basha shkoi në vitin 2007 para drejtësisë. Prokuroria e gjeti fajtor për veprën penale shpërdorim fondesh për shkak të detyrës dhe e akuzoi për një vlerë të shtuar në masën 220 milionë euro në një segment rrugor 60 km. Lulëzim Basha ishte duke shkuar para drejtësisë për një krim financiar të rëndë, që në fakt e kishte bërë Berisha duke përdorur si kurban Bashën. Dhe ishte po Berisha ai që e mbylli duke futur drejtësinë nën presion dhe duke e detyruar ta mbyllte gjyqin me procedurë.
Dy vjet më vonë Berisha ishte para një krize të re para zgjedhjeve. Ai donte të gënjente shqiptarët se vendi po aplikonte si kandidat për anëtar në BE, por Perëndimi e këshilloi të mos aplikonte se nuk plotësonte kërkesat. Berishës i duhej doemos një mbështetje dhe bëri pazar me kryeministrin e Greqisë. Pazari ishte që Lulëzim Basha do të firmoste Paktin për kufijtë detarë mes dy vendeve ku Shqipëria falte qindra hektarë det për një pazar të Berishës. Kurbani u gjend sërish Lulëzim Basha. Me një buzëqeshje që fsheh pas saj vepra gjakftohta kriminale, ai e firmosi marrëveshjen bashkë me Bakojanin, dhe ju desh të bënte betejë shoqëria civile dhe konkretisht një kolonel në lirim, Myslym Pashaj, që Gjykata Kushtetuese të anulonte Paktin e Kufijve Detarë.
Dy vjet pas këtij skandali Lulëzim Basha u thirr sërish si kurban. Në një demonstrim të fort pakënaqësie të shoqërisë shqiptare, thirrur nga opozita më 21 Janar 2011, Lulëzim Basha u thirr nga kryeministri brenda godinës gjatë orëve të tensionit dhe së bashku morën vendimin të qëllojnë mbi njerëz. Qëlluan dhe plumbat kapën 25 demonstrues, katër prej të cilëve humbën jetën duke lënë dhjetë fëmijë jetim. Lulëzim Basha mori sërish përsipër krimin, duke mos i hyrë gjemb në këmbë. Sali Berisha futi sërish nën presion drejtësinë, akuzoi kryeprokuroren si lavire dhe presidentin si horr, akuzoi gazetarë si puçistë dhe Lulëzim Basha fshiu gjakun e viktimave nga duart duke lënë qeverinë dhe duke i hyrë garës për Bashki.
Me shpresë se kjo garë do pastronte historinë e gjakut të sapoderdhur si kurban për pushtetin e Sali Berishës, Basha bëri një fushatë tërësisht të montuar, larg qytetarëve dhe me premtime piramidale. Dukej qartë se nuk kishim një kandidat që u fliste qytetarëve, por një manekin që po bëhej kurban për interesa të mafies së ndërtimit në Tiranë, që ka rrënjët në familjen e Sali Berishës. Nën pushtetin e tyre, me dy sekserë në krah, që të gjithë ia ngatërrojnë për kunetër, me një koalicion të stërmadh, me miliona në dispozicion për të blerë vota dhe një mekanizëm të fortë manipulimi ai sërish nuk arriti të fitonte. Natën e 14 majit Sali Berisha ka hyrë në zyrën e tij dhe ka kërkuar të diskutojnë çdo bëhet me fitoren e Edi Ramës. Në vend të Lulëzim Bashës ka folur djali i Sali Berishës dhe ata që qëndrojnë pas tij. ‘Do t’ia marrim’. Dhe ashtu vepruan. Si një kurban i kësaj mafie ai pranoi rolin e përdhunuesit të zgjedhjeve të lira në vend, pranoi të injoronte thirrjet e ndërkombëtare për rregulla të ndryshuara pas lojës dhe thirrjen e emblemës së kulturës shqiptare Ismail Kadare … (E marr me mend sa është lebetitur dje nëse ka mundur të shohë fotot e kësaj skene talebane para një institucioni). Lulëzim Basha nuk kishte fuqi të dëgjonte ata. Si çdo kurban ai nuk është i lirë as të fitojë dhe as të humbasë, por vetëm të jetë në rolin që i caktojnë. Si ai qengj i gjorë dje para Bashkisë së Tiranës që u përpëlit gjysmë ore derisa dha shpirt, si kurban i karrierës politike të Luëlzim Bashës. Atë e therën njerëz që kishin të drejta të plota mbi të, njerëz që e kishin rritur për ta therur një ditë që u duhej. Siç po rrit mafia shqiptare Lulëzim Bashën.
__._,_.___