Zëvendëskryeministrja për ekonomi, njëherësh ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar për Telegrafin se kamionët me mallra serbe nuk do të lejohen të hynë në territorin Republikës së Kosovës. Ajo tha se reciprociteti është duke vazhduar dhe nuk do të ndryshojë, pavarësisht deklaratave të fundit.
Ministrja Kusari-Lila tha se ekzistojnë dy opsione për kamionët e mbetur në Merdarë. E, para sipas saj, është që kamionët mund të hyjnë në Kosovë me qëllim, kthimin e menjëhershëm në Serbi si dhe opsioni i dytë, që është edhe risi, kamionët mund të hyjnë por malli i ngarkuar në ta, nuk mund të zhdoganohet për tu futur në treg.
“Ende nuk ka ndonjë marrëveshje, por janë dy opsione njëra është që kamionët mund të hyjnë edhe të kthehen për në Serbi dhe opsioni tjetër, ata mund të hynë, por malli nuk zhdoganohet, mbetët në terminal doganor”, ka thënë ministrja Kusari-Lila për Telegrafin.
Kurse, zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci tha se aktualisht në zonën neutrale në Merdarë janë 7 deri në 8 kamionë. Doganat sipas tij, janë duke e respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës mbi parimin e reciprocitetit deri në marrjen e një vendimi tjetër nga ana e saj.
Ndryshe, Petar Miletiq, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës kishte thënë për mediet në Beograd se prej sot kamionët mund të kalojnë kufirin.